Xhemi Shehu: Martini u bë me një vëlla të vogël

0
175

Xhemi ShehuPrezantuesja Xhemi Shehu është bërë nënë për herë të dytë, ndërsa ka sjell në jetë një djalë i cili quhet Gabriel. Ajo ka sjell në jetë djalin e saj të dytë, i cili peshon 3.2 kilogramë dhe mësohet se është më se i shëndetshëm. Gabrieli është vëllai i Martinit, djalit të parë të vajzës së njohur të ekranit.

 

Koha për reflektim nga Elhaida

elhaida daniPas pjesëmarrjes në festivalin e fundvitit, ku dhe fitoi çmimin e parë, Elhaida Dani është rikthyer në Itali. Në një foto të publikuar në “Instagram”, Elhaida shkruan: “Duke reflektuar”. Këngëtaren e pret një sfidë e madhe për në Eurovizion, ndaj i duhet punë dhe reflektim për të na përfaqësuar denjësisht.

 

 

 

 

Kastro Zizo i dashuruar…

kastro_zizo1Në rrjetin social “Facebook”, një ndryshim është vënë re ditët e fundit për këngëtarin Kastro Zizo. Ai ka bërë publik faktin se është në një lidhje dashurie dhe kjo është pasqyruar me anë të ndërimit të statusit. Duket se Kastro ka gjetur dashurinë, duke ndarë këtë fakt me miqtë e tij të cilët edhe e kanë uruar. Teksa ai e ka ndryshuar statusin, ende nuk dimë se kush është femra që është dashuruar.

 

“Miss World Albania” i jep zemrën modelit turk

miss-world-albania-Bukuroshja shqiptare Xhensila Pere raportohet se ia ka dhënë zemrën një djaloshi turk me emrin Salih Gurkan. Ky i fundit është një model i cili jeton në Vjenë të Austrisë, por që ka filluar të ndërtojë karrierë edhe në trojet shqiptare. Siç raportojnë mediat, Salih Gurkan javën e kaluar për festat e fundvitit qëndroi në Shqipëri e Kosovë ku realizoi disa projekte dhe intervista televizive. Por, mbase më e rëndësishme në këtë udhëtim të tij ka qenë fillimi i një afere dashurie me një shqiptare. Vajza e cila i ka vjedhur zemrën turkut është Xhensila Pere, bukuroshja e cila ka prezantuar Shqipërinë në “Miss World 2014”. Të dy bashkë kanë qenë pjesë e një projekti që ka të bëj me modën, ndërsa pasi kanë mbaruar projektin janë parë në një intimitet në disa lokale të Tiranës gjë që vërteton se mes tyre ka më shumë se bashkëpunim. Salih Gurkan pritet që të jetë edhe pjesëmarrës në spektaklin e bukurisë “Miss & Mister Albania”.

 

Rona Nishliu në fëmijëri

Rona Nishliu në fëmijëri Shpesh këngëtaret kthehen pas në kohë, duke kujtuar fëmijërinë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe këngëtarja e talentuar Rona Nishliu, e cila ka postuar një foto kur ka qenë e vogël. Këngëtarja nuk është parë asnjëherë e zhveshur në skenë, por ajo që i ka bërë përshtypje ndjekësve, kishte të bënte edhe me flokët e saj. Ajo tashmë dallohet për stilin e veçantë në paraqitjen e saj.

 

 

 

 

Argjentina me pushime në Tajlandë

argjentinaArgjentina Ramosaj po kalon ditë pushimesh në Tajlandë. Në “Instagram” këngëtarja ka publikuar një foto ku shkruan se natën e mbrëmshme ndodhej në Bangkok, Tajlandë. Të menjëhershme kanë qenë edhe komentet nga fansat, të cilët e kanë uruar që të argëtohet pa masë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency