Celibashi: KQZ ka mbaruar punë me Himarën, Fredi Beleri është kryetari i zgjedhur

0
176

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi komentoi çështjen “Beleri”, duke thënë se “KQZ ka përfunduar punë me Himarën”.

I ftuar në emisionin “Intervistë” në A2CNN, Celibashi u shpreh se çdo çështje përtej nuk i përket KQZ, duke vijuar se zgjedhjet në Himarë e prodhuar rezultatin.

“Nuk kam asnjë gjë për të thënë. Me këtë çështje KQZ ka mbaruar punë me Himarë. Aty ka një kryebashkiak të zgjedhur dhe për ne kjo është një çështje e mbyllur. Zgjedhjet në Himarë kanë riprodhuar rezultatin. Çdo gjë tjetër pas këtij vendimi të KQZ nuk i përket KQZ dhe nuk kam se çfarë të them.”.- ka thënë Celibashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here