Ndërtimet pa leje/ Si ndryshojnë masat, ndërtimi në tokën e tjetrit dënohet me 1 deri në 5 vite burg

0
205

Erneta Shevroja

 Ashpërsohen masat, hiqet gjoba, dënimet vetëm me burgim. Ndërtimet për qëllime fitimi 3 deri në 8 vjet burg

kigjetPasi të kalojë edhe hallkan e Parlamentit, propozimi i qeverisë për të ashpërsuar masat ndëshkuese, në rast ndërtimi pa leje, do të jetë vetëm me burgim, ndërsa gjoba shfuqizohet si masë penale. Po ashtu, një ndryshim tjetër që kaloi dje në Komisionin e Ligjeve, lidhet me dënimet jo vetëm të pronarit të një ndërtimi pa leje, por të gjithë zinxhirin e ndërtimit të një objekti. Nuk do të dënohet vetëm pronari i një objekti pa leje ose me leje të shfuqizuar, por masa e dënimit me burg do të zbatohet edhe ndaj sipërmarrësit, mbikëqyrësit dhe zbatuesit të punimeve. Propozuesja e këtyre masave, ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Ermonela Felaj, u shpreh se nuk duhet të jepen më mesazhe tolerance dhe tërheqjeje nga aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje.

 

Ashpërsimi i masave

Të gjithë ata qytetarë, të cilët do të ndërtojnë pa leje, do të përfundojnë në burg. Kush ndërton shtëpi në tokën e tjetrit do të dënohet me burg nga 1 deri në 5 vjet. Kush ndërton për qëllime përfitimi nga 3 deri në 8 vjet burg. Propozimi i qeverisë për këtë vepër penale parashikon që në çdo rast penalizimi të jetë vetëm me burg, duke hequr mundësinë e aplikimit të dënimit me gjobë. “Ndërtimi i kryer pa leje, në shkelje të lejes, ose në kushte të një leje të shfuqizuar në tokën në pronësi të vetë, dënohet me burgim deri në një vit. Pra është hequr termi “punim”, kemi shtuar “shkelje të rëndë”. Po kështu është futur fjala “në pronës” deri në një vit. Po kjo vepër e kryer në tokën publike ose shtetërore ose në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga 1 deri më 5 vjet. Kemi shtuar një paragraf të tretë, po kjo vepër kur sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet”, – u tha në Komisionin e Ligjeve. Ndërtimi dhe punimi, tha Felaj, njësojë do të jenë të dënueshme. “Në paragrafin e parë në nenin për ndërtime të paligjshme propozohet që të hiqet termi “punim i kryer pa leje”. Në ligjin për zhvillimin specifikohet që jo vetëm për ndërtimet merret leje por edhe për punimet duhet marrë leje. Praktika ka treguar që punimet njësoj si dhe ndërtimet, cenojnë interesin publik, cenojnë hapësirat publike dhe për këtë arsye ato duhet të penalizohen njësoj, dhe në nuk kemi pse të ruajmë të ruajmë diferenca në këtë pikë”, – u shpreh ministrja Felaj, gjë për të cilën mori mbështetje nga gjithë anëtarët e Komisionit të Ligjeve. “Në rast se prona përdoret për të fituar, atëherë dënimi ashpërsohet me burgim nga 3 deri më 8 vjet “Për qëllimit të ndërtimeve të hiqet termi për qëllime fitimi” dhe të përdoret një term tjetër “pasoja e rëndë”. Ne mendojmë që këto terma ndajnë saktësisht ndërtimet që bëhen për t’u strehuar, për nevoja thelbësisht vetjake dhe ndërtimet që bëhen për t’i shfrytëzuar për qëllime tregtare dhe për t’ia shitur të tretëve. Kjo është për ta bërë diferencën mes një ndërtimi të thjeshtë dhe një ndërtimi që për shkak edhe të volumeve, edhe pasojat janë shumë herë më të rënda në aspektin ekonomik”, – tha Felaj.

 

Të dënohet gjithë zinxhiri

Nëse deri më tani dënohej vetëm ai që e posedonte ndërtimin pa leje, me ndryshimet e fundit të Kodit Penal, do të dënohen sipërmarrësit, mbikëqyrësit edhe zbatuesit e një ndërtimi pa leje ose me leje të shfuqizuar. “Ne duam të dënojmë të gjitha ata që bëjnë të mundur ekzekutimin e një ndërtimi pa leje. Dikush që ngarkon fugonin me tulla, llaç e shkon atje duke e ditur qartësisht se po ndodh një ndërtim në shkelje të ligjit, meriton të dënohet. Të gjithë grupin: pronari i ndërtimit, sipërmarrësi, mbikëqyrësi, zbatuesi i punimeve do të dënohen. Në të gjithë aksionin, nuk duam të japin asnjë shenjë tërheqjeje apo dobësie, sepse në momentin që e bëjmë këtë atëherë gjithë situata ka degraduar në terren, sepse kemi dhënë mesazhin e gabuar që këtu tolerohet”, – tha Felaj. Këto masa, propozoi Felaj, të shqyrtohen nga një trupë me 3 gjyqtarë, ndryshe nga sa ndodh deri më sot që merren në shqyrtim nga një gjyqtar i vetëm. Kjo do të minimizonte mundësitë për të ndikuar në masën e dënimit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency