Kur Gandi i shkruante Hitlerit

0
154

Alba Kepi

Letra të thjeshta nga njerëz të mëdhenj

hitlergandiPak ditë na ndajnë nga dollia e fundvitit. Kudo janë rreshtuar në pritje dritat e festës e zyrtarisht ka nisur gara e dhuratave. Lajmet e ditës informojnë se është shtuar papunësia dhe taksa të reja presin për t’u paguar. Shitësi i minimarketit të lagjes thotë se nuk ka konsum dhe se çmimet e shumicës janë rritur. Shumë do të heqin dorë nga gjeli i detit, nga udhëtimet në borën e dimrit. Shumë janë duke kërkuar dhuratën perfekte, kush më të shtrenjtën e dikush tjetër riciklon të vjetshmen. Mjaftueshëm janë ata që do të kujtohen për një biletë urimi apo më mirë biletë elektronike urimi. Jemi bërë koprrac dhe në të shkruar, një penë, një letër, një pullë poste na dhimbsen. Kemi harruar bukurinë e gëzimit të postierit që të sjell një letër nga larg e aromën e zarfit të sapogrisur. Jemi bërë dembel për të thënë të nevojshëm ndaj atyre që kanë nevojë për ne. Jemi kthyer në përtacë të vetvetes për t’i dhuruar mirësi po vetes. Humbasim në kohësitë e momentit duke harruar kohën. E kjo kohë më vonë do na dënoj për shpirtngushtësinë e epokës tonë.

Pak ditë më parë shtëpia e njohur botuese Feltrineli hodhi në qarkullim në Evropë, librin “Arti i letrave, 125 korrespondenca të paharrueshme”, nën idenë e kujdesin e blogerit Shaun Usher. Janë letra të thjeshta të njerëzve të mëdhenj, një fjalë e mirë për borxhliun me halle, një mësim i nënkuptuar për një autor të ardhshëm, një ftesë për paqe ndaj një njeriu lufte, një mundësi e humbur për një shkrimtare të shquar e një dedikim dashurie për kombin e atdheun. Fjalë modeste për halle të mëdha ashtu siç dhe ky fundvit ofron e le ndihmoheni dhe një herë nga historia.

Duhet kaq pak, një letër, një penë e një pullë poste!

 

 Për të mirën e humanizmit!

 Mohandas Gandhi i shkruan Adolf Hitlerit

23 korrik 1939

Qenë vitet e një tensioni të madh në Evropë, sidomos pas pushtimit të Çekosllovakisë nga Gjermania. Lideri për çlirimin jo të dhunshëm të Indisë Gandhi i lutet Hitler për të hequr dorë nga lufta në të mirë të njerëzimit. Qeveria Britanike ndërhyri që kjo letër mos të mbërrij kurrë në destinacion. Një muaj më pas Polonia pushtohet nga Gjermania.

C.P. India

23.7.’39.

Mik i dashur

Disa miq më kanë kërkuar me këmbëngulje t’ju shkruaj një letër për të mirën e njerëzimit, e hezitova pak pasi kisha ndjenjën se mos kjo letër do dukej si një akt i pafytyrë. Por diçka më thotë se duhet të mos mendoj shumë e të lëshoj apelin tim sidoqoftë vlera e tij.

Është e qartë se ju sot jeni i vetmi person në botë që mund të shmang një luftë që mund të çoj njerëzimin në kushte shtazore. Ju duhet vërtetë të paguani këtë çmim për të realizuar objektivin tuaj, sado i vlefshëm që ju duket? A do dëgjoni apelin e dikujt që ka mohuar qëllimisht metodën e luftës? Në çdo rast ju kërkoj paraprakisht falje nëse kam gabuar t’ju shkruaj.

Mbetem një mik i juaji i sinqertë

M.K. Gandhi

Herr Hitler

Berlino

Germani.

 

Këto zbulime të mëdha që ke jetuar!

Mark Twain i shkruan Walt Whitmanit

24 maj 1989

Me rastin e 70 vjetorit të lindjes së Walt Whitman, i madh Mark Twain i shkruan një letër urimi.

Hatford, 24 maj ’89

Walt Whitman,

Ke jetuar ato që njohën si vitet më të rëndësishme të njerëzimit, më të pasurat sa i përket begatisë e zhvillimit të popullsisë. Gjatë këtyre viteve është bërë shumë më tepër për të zgjeruar hendekun që ndan njeriun nga kafshët e tjera se sa është bërë në pesë shekujt e kaluar.

Sa zbulime të rëndësishme ke jetuar! Stampa me avull, anija me avull, anija prej celiku, hekurudha, makina e pambukut, telegrafi.

Gramafoni, fotografia, drita me gaz, drita elektrike, makina qepëse e prodhimet e shumta të katranit të qymyrit- këto mrekulli kurioze e të reja të një epoke kaq të lavdishme. Por keni parë dhe shpikje më të rëndësishme se këto, pasi keni asistuar në përdorimin e anestezisë në praktikën e kirurgjisë, falë të cilës sundimi antik i dhimbjes mori fund në këtë tokë. Asistove dhe në lirimin e skllevërve. rënien e monarkisë franceze, e në reduktimin e asaj angleze që po shndërrohet në një makinë që i jep më shumë përparësi biznesit e nuk është më e lidhur ndër mekanizma. Ke jetuar shumë gjëra por duhet të presësh dhe pak, pasi ajo më e rëndësishmja duhet ende të vijë.

Prit dhe tridhjetë vjet e atëherë shiko tokën! Do të shohësh mrekulli pas mrekullie që do t’ju shtohen atyre që ke parë sot, e do të shohësh rezultatin e tyre të mrekullueshëm; më në fund Njeriu në shtatin e tij të plotë! E në vazhdimësi rritje nën sytë tuaj. Atëherë kush zotëron një fron, o një privilegj të artë të paarritshëm për të afërmit e tij, le të veshë këpucët e të përgatitet për të vallëzuar, pasi tashëm do ketë vetëm muzikë. Prit e do të shohësh shumë. Të japim dhe 30 vjet nga tonat me dashuri e shumë nderim. Kemi përgjithësisht 600 vite, të shëndetshme, të lumtura e që i depozitojmë në bankën tënde të jetës. Merr 30- dhurata më e pasur për ditëlindje ofruar një poeti në këtë botë e ulu e prit.

Prit derisa nuk do të shohësh të shfaqet ajo siluetën madhështore e nuk do të shohësh nga larg shkëlqimin e diellit, atëherë mund të ikësh i kënaqur duke ditur se ke parë atë çka për të cilën është krijuar toka, e që proklamon se gruri human vlen më shumë sesa barërat e këqija të njeriut e që duhet të punoj për të organizuar vlerat e njeriut mbi këtë bazë.

Mark Twain

 

Elvis Presley i shkruan Presidentit të SHBA-së, Richard Noxon

Mbreti i Rock’n Rollit Elvis Presley ishte një koleksionist i stemave të policisë e zotëronte me dhjetëra e dhjetëra të departamenteve e zyrave në të gjithë SHBA. Adhuronte në mënyrë të veçantë stemën e seksionit të narkotikëve e drogave të rrezikshme. Në dhjetor të 1970 udhëton drejt Shtëpisë së Bardhë për të dorëzuar personalisht një letër ku ofronte shërbimin e tij si Agjent Federal i Jashtëzakonshëm në ndihmë të luftës kundër drogës. Kjo letër i mundësoi takimin me Presidentin Nixon i cili i dhuron stemën e dëshiruar e një pistoletë Colt 45.

21 dhjetor 1970

I nderuar z. President

Fillimisht dua të prezantohem. Jam Elvis Presley e ju adhuroj e kam një respekt të madh për rolin që ju kryeni. Tre javë më parë fola me zëvendëspresidentin Agnew në Palm Spring e i shpreha interesin tim për vendin tonë. Kultura e drogës, elementët hipi, SDS (Student for Democatric Society), Panterat e zeza etj, nuk më konsiderojnë një armik apo si e quajnë ata “sistemi”. Unë e quaj Amerika dhe e dua. Zotëri ju vë në dijeni se dëshiroj të jem i vlefshëm në çdo mënyrë për të ndihmuar vendin. Nuk kërkoj një titull as një detyrë zyrtare. Mundem e do të jem mjaft i vlefshëm nëse më emëroni Agjent Federal i Jashtëzakonshëm e do të ndihmoj sipas mënyrës sime duke komunikuar me njerëz të çdo lloj moshe. Para së gjithash jam një këngëtar, por kam nevojë për letrat kredenciale federale. Gjendem në një avion me senatorin George Murphy e diskutuam mbi problemet që po kalon vendi.

Zotëri do të qëndroj në “Washington Hotel”, dhomat 505-506-507. Kam dy njerëz që punojnë për mua Jerry Schilling e Sonny West. Jam i regjistrua me emrin Jon Burrows. Do të qëndroj aq s do të duhet kohë për të marrë kredencialët si Agjent Federal. Kam kryes një studim të thelluar mbi abuzimin ndaj drogës e mbi teknikat komunistë të larjes së trurit, pra jam në një pozicion të mirë ku mundem e synoj të jap më mirën.

Do të jem i kënaqur të jap ndihmën time., por në mënyrë që të ngelet konfidenciale. Stafi juaj apo dikush tjetër mund të më telefononi sot, në darkë apo dhe nesër kur të dëshironi. Jam i nominuari i vitit për dhjetë të rinjtë e jashtëzakonshëm të Amerikës. Ceremonia do të kryhet më 18 janar në qytetin tim Memphis, Tennessee. Po ju nis një biografi time të shkurtër që të mund të kuptoni më mirë propozimin tim. Do dëshiroj shumë t’ju takoja qoftë dhe për një përshëndetje, nëse ju nuk jeni shumë i zënë.

Me shumë respekt

Elvis Presley

P.S. Mendoj se dhe ju jeni, Zotëri një nga dhjetë burrat më të jashtëzakonshëm të Amerikës. Kam një dhuratë personale për ju e do ta ruaj deri kur ju do mundeni të më takoni.

Borxhi inteligjent

Benjamin Franklin i shkruan Benjamin Webbit

22 prill 1784

Benjamin Franklin konsiderohet një nga baballarët themelues të SHBA-së. Qe një politikan, një shkrimtar, një sipërmarrës, një diplomat, një muzikant, një aktivist, një komik, por dhe një mbështetës i idesë moderne që borxhlinjtë duhet të kurajohen për të paguar borxhin e tyre, në favor të atij që i detyrohen paratë, por dhe duke kontribuar në krijimin e një sistemi altruizmi brenda shoqërisë.

Passy, 22 aprile 1784.

I nderuar Zotëri

Mora letrën tuaj më datën 15 të këtij muaji, bashkë me Memorialin e nisur. Përshkrimi i situatës tuaj më dëshpëron. Po u nis 10 Luixhi të artë. Nuk dua t’ju dhuroj këto para vec t’ju jap hua. Kur të kthehesh në atdheun tënd me një reputacion të mirë, do të gjesh pa tjetër një aktivitet që me kohë do t’ju mundësoi pagimin e borxheve. Atëherë kur të takosh një tjetër njeri të ndershëm në të njëjtat vështirësi ku gjendesh sot, do të ma paguash këtë hua duke ia dhënë këtë shumë atij e due i kërkuar që ta paguaj borxhin e tij në të njëjtën mënyrë, kur ti jepet rasti e mundësia. Shpresoj që paraja të kaloj në shumë duar para se të takoj një hileqar që do ja ndal progresin. Ky është një truk që kam praktikuar për të bërë mirë e me pak para. Nuk jam aq i pasur sa për të ofruar shumë në vepra të mira, ndaj jam i detyruar të luaj me zgjuarsi duke shfrytëzuar sa mundem atë që zotëroj. Me urimet më të mira për suksesin e Memorialit tuaj e për begatinë e ardhshme mbetem i dashur Zotëri, një shërbëtor i juaj besnik.

  1. Franklin

 

As dhe një të vetme!

Botuesi Arthur C. Fifield i shkruan Gertrude Steinit duke i refuzuar dorëshkrimin e saj “Na ishin një herë amerikanët”

E dashur Zonjë,

jam vetëm një, vetëm një, vetëm një. Një e vetme qenie njerëzore, një në të njëjtën kohë. Jo dy, as tre, vetëm një. Një jetë e vetme për të jetuar, vetëm gjashtëdhjetë minuta në një orë. Dy sy, Një tru i vetëm, Një qenie e vetme njerëzore. Duke qenë e vetme, me dy sy, me një kohë, vetëm një jetë nuk mundem të lexoj dorëshkrimin tënd tre o katër herë. A dhe një herë. Vetëm një sy, një vështrim i hedhur mjafton. Nuk do të shesësh as një kopje. As dhe një. Ju falënderoj shumë. Do ju nis dorëshkrimin me postë të rekomanduar. Vetëm një dorëshkrim një vetëm postë.

Me respekt

Miss Gertrude Stein,

27 Rue de Fleurus,

Paris,

France.

 

Këshillat e Kipling mbi mbarësjelljen e nxënësve

Kolegji Horsmonden Scholl në Kent të Anglisë ndërmori më vitin 1898 iniciativën e publikimit të një reviste dymujore “shkruar nga nxënësit e për nxënësit”. Redaksia synonte të mblidhte rreth vetes firma të njohura e të talentuar, mes tyre ishte dhe Rudyard Kipling të cilit i kërkonin të shkruante një artikull për revistën e tyre. Për çudinë e tyre, Kipling i nisi këtë material, duke i kërkuar dhe pagesën e punës. Çeku i dërguar nuk u tërhoq kurrë nga Kipling e sot ruhet në shtëpinë e tij muze.

Capetown

E hëna e Pashkëve, 1898

Redaksisë së “School Bugdet”

Zotëri, mora letrën tuaj jo të datuar e një kopje të “School Bugdet” të 14 shkurtit, e më duket se zotëroni pafytyrësinë që nuk do t’ju ndihmoj as në këtë botë e as në botën tjetër. Gjithashtu keni lënë pas dore vendin ku revista juaj stampohet në cilën konte të Anglisë e ku gjendet Horsmonden. E nga ana tjetër nuk më pëlqyen “Këshillat tuaja për mbarecjen e nxënësve”, e për këtë fakt mora lirinë të shtoj disa gjëra:

1- Nëse keni dyshime mbi një lidhje sasiore, kollituni. Tre në pesë raste do të evitoj t’ju pyes.

2- Dy tipat e nxënësve më të nevojshëm të klasës janë: a) i preferuar i mësuesit, i përkohshëm; b) më i urryeri. Me pak organizim tipi a) mund të vazhdoj të flas përgjatë fazës së parë të analizës së gramatikës; tipi b) mund të vazhdoj për pjesën tjetër të ngelur. Një sindikatë duhet të marrë masat e t’i paguaj taksat e shkollës së tipit b) në shkëmbim të këtij shërbimi.

3- Një nxënës që gjen të gjitha përgjigjet të hënën në mëngjes vlen sa ari.

4- Mos e largoni kurrë një mësues përtej limiteve të lejuara. Evitojeni me një pamje të mendueshme e duke marrë në duar një letër sikur ta lexoni. Ndoshta do të mendoj se është një tjetër detyrë.

5- Kur jeni duke u ndjekur nga një ferer i zonës, mbathjani gjithmonë nga fusha më e afërt e lëruar. Burrat zhyten në brazda, ndërsa fëmijët ia dalin të vrapojnë mbi to.

6- Nëse doni vërtetë të vidhin mollët e dikujt, bëjeni të dielën. Të paktën mundet ta fshihni në xhaketë e që duhet ta mbërtheni mirë me një të tipit “Eton”.

Duhet të kuptoni se këto këshilla vlejnë shumë para, por do të kënaqem nëse më dërgoni një cek, apo të më nisni sa më parë një valixhe poste me 6 dollarë, nëse materiali im do të nxë më shumë se një faqe.

Me besim

Rudyard Kipling

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency