VIDEO / Facebook ngre flotën e droneve, zbulojeni për çfarë do përdoret

0
135

Së fundmi Facebook ka realizuar testin e parë të dronit autopilot që do të shperndajë internet në zonat që aktualisht nuk kanë akses internet.

Droni “Aquila” i gjatë 42 m, fluturoi për rreth 90 minuta në një lartësi prej 18.000 m në Arizona të ShBA-së. Ky dron i dizenjuar në formë bumerangu do të sigurojë që të gjithë te jenë online në internet.

Mega-kompania prestigjioze e rrjetit social më të përdorur, ka si synim të ndërtojnë në të ardhmen, një flotë me drone karboni.

Këta avionë autopilot do të fluturojnë në stratosfere për për 3 muaj rresht, që është sa 6-fishi i rekordit aktual botëror. Aquila do të furnizohet me energji diellore dhe  rrezja e shpërndarjes së internetit do të jetë 40 km në çdo drejtim.

Edhe pse testi ishte shumë i sukseshëm, Facebook ka akoma punë për të bërë. Aktualisht ky lloj droni peshon 450 kg, ku pjesa më  e madhe është bateri.

Droni “Aquila” është një nga projektet më të reja të facebook-ut dhe ka si qëllim të shpërndajë internet në disa pjesë të planetit ku nuk është e mundur të lidhen me internet

Facebook nuk është e vetmja kompani që ka nje projekt të tillë, “Google” gjithashu po realizon projektin e saj gjigand për shpërndarje e intërnetin në botë.hashtag

https://www.youtube.com/watch?v=SyZR-DUhpIs

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here