Guvernatori i Bankës së Shqipërisë/ Nishani zgjedh Gent Sejkon, dekreti i Presidentit i kalon Kuvendit për miratim

0
184

Erneta Shevroja

Kuvendi është hapi pasardhës ku deputetët me votë do të vendosin nëse Gent Sejko do të jetë në krye të BSH-së

presidenti nishaniPresidenti Bujar Nishani ka arritur në emrin përfundimtar për Guverantor të Bankës Qendrore të Shqipërisë. Kështu  dje, Presidenti Nishani dekretoi emrin e Gent Sejkos që iu propozua Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Kadidatura e Gent Sekos është përzgjedhur mes 42 kandidaturave të tjera që kishin aplikuar në garën e hapur nga Presidenti Bujar Nishani. Presidenti ka arsyetuar se Sekjo ishte kandidatura që përmbush të gjitha kriteret që janë parashikuar për të zënë vendin e institucionit më të lartë financiar në vend. “Eksperienca mbi 20-vjeçare në funksione të ndryshme në sistemin bankar i kanë dhënë zotit Sejko njohje dhe ekspertizë të lartë për sistemin bankar shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Në kandidaturën e zotit Gent Sejko, si një konkurrues që vjen nga radhët e sistemit bankar, vlerësova përvojën menaxheriale, formimin e lartë profesional, edukimin dhe integritetin moral”,- argumentoi Nishani në njofimin e tij publik. Z. Sejko ka punuar edhe më parë në Bankën e Shqipërisë, në departamentin e Mbikqyrjes, fillimisht si inspektor  dhe më pas si kryeinspektor i Mbikqyrjes për bankat e nivelit të dytë. Po ashtu, Sekjo ka një ekspericën edhe në sistemin bankar në SHBA-të. Më herët, përmes një njoftimi të bërë publik, Presidenti i Republikës ftoi të gjithë shtetasit shqiptarë, përfshirë dhe ata nga diaspora, të shprehnin interesin e tyre pranë institucionit të Presidentit të Republikës për të kandiduar për këtë funksion, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara me ligj. Në përfundim të  fazës së alpikimit, kanë depozituaar kërkesat e tyre 42 aplikantë, të cilat iu nënshtruan një procesi vlerësimi nga ana e institucionit të Presidentit të Republikës për plotësimin e kushteve dhe kritereve ligjore. Në vijim, bazuar në listën e kandidatëve që plotësonin kushtet ligjore si dhe me synim arritjen e standardeve më të larta për përzgjedhjen e kandidaturës së Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës zhvilloi një proces informimi dhe diskutimi me përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe opozitës. Në përfundim të këtij procesi, Nishani vendosi për emrin e Gent Sejkos duke vlërësuar kriteret e tij të sipërpërmendura.

 

Pse Gent Sejko

Eksperienca mbi 20-vjeçare në funksione të ndryshme në sistemin bankar i kanë dhënë zotit Sejko njohje dhe ekspertizë të lartë për sistemin bankar shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Po kështu, edukimi dhe formimi i tij profesional në Shqipëri dhe në vendet e zhvilluara, si dhe integriteti i lartë moral që ka treguar përgjatë këtyre viteve, në vlerësimin tim, e bëjnë zotin Sejko një kandidat serioz që arrin standartet më të larta të kërkuara për funksionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Në kandidaturën e zotit Gent Sejko, si një konkurrues që vjen nga radhët e sistemit bankar, vlerësova përvojën menaxheriale, formimin e lartë profesional, edukimin dhe integritetin moral”, arsyeton Presidenti.

 

Kush është Gent Sejko

Zoti Sejko ka mbaruar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë, përgjatë periudhës Shtator 1987 – Gusht 1991, ku është diplomuar për ekonomist industrie. Gjithashtu, zoti Sejko ka kryer studimet pasuniversitare dhe zotëron diplomën Master në Kontabilitet Ndërkombëtar dhe Menaxhim Financiar (MAcc) të kryer pranë Universitetit të Glasgoë-t, Departamentit të Kontabilitetit dhe Financës, Skoci, Mbretëri e Bashkuar, përgjatë periudhës Shtator 1996 – Tetor 1997 ku ka mbrojtur temën e dizertacionit për: “Roli i bankave dhe privatizimi i bankave në ekonomitë në tranzicion”.

 

Eksperienca në Bankën e Shqipërisë dhe jashtë saj

Zoti Sejko ka punuar pranë Bankës së Shqipërisë në periudhën 1993-1995 në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e Inspektorit të Mbikqyrjes, duke u angazhuar për ekzaminimin e bankave private apo Joint venture që operonin në Shqipëri. Përgjatë periudhës Qershor – Gusht 1996, Zoti Sejko ka qënë pjesëmarrës në ekzaminimet e Bankave tregtare në SHBA, Ioëa, Chicago, përkatësisht në Federal Reserve Bank, Departamenti i Mbikëqyrjes. Përgjatë Tetor 1997 – Janar 1998 ka punuar pranë Bankës së Shqipërisë, në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e Kryeinspektorit të mbikëqyrjes, si  përgjegjës për përgatitjen e raporteve të mbikqyrjes bankare sipas sistemit CAMELS.

Zoti Sejko ka punuar pranë firmës DELOITTE & TOUCHE, në periudhën janar 1998 deri në dhjetor 2000, si auditor i lartë dhe konsulent, ku ka mbuluar detyrën e përgjegjësit për menaxhimin e procesit të auditimit. Në periudhën janar 2001 deri më gusht 2001 ka punuar në Bankën Amerikane të Shqipërisë si Drejtor i Divizionit të Auditimit të Brendshëm dhe Përputhshmërisë duke qenë përgjegjës për procesin e Kontrollit të Brendshëm të Bankës dhe për përputhshmërinë me kuadrin rregullator. Zoti Sejko ka punuar për hapjen e degës së Bankës Amerikane në qytetin e Vlorës, në pozicionin e Drejtorit të kësaj dege në periudhën Shtator 2001 – Qershor 2002. Në periudhën Qershor 2002- Qershor 2004, zoti Sejko është rikthyer të punojë pranë Bankës së Shqipërisë, në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e shefit të sektorit të ekzaminimeve në vend. Zoti Sejko ka pasur eksperiencë pune pranë Bankës Raiffeisen  në periudhën Korrik 2004 – Maj 2007 në pozicionin e Drejtorit të Divizionit të Auditimit të Brendshëm, Përputhshmëria dhe Marrëdhëniet me Qeverinë. Në vijim, ka punuar në RAIFFEISEN LEASING. Sh.A., në periudhën qershor 2007 – nëntor 2008, në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm. Ndërsa në periudhën nëntor 2008 – korrik 2010 ka punuar si Drejtor i Divizionit të Korporatave pranë Bankës RAIFFEISEN BANK, ku krahas detyrave të poshtëshënuara ka qenë dhe anëtar i Komitetit të Kreditit të Bankës, Anëtar i Komitetit të Menaxhimit të Aktiv Pasiveve, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Raiffeisen Leasing dhe Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Fondit të Pensioneve. Korriku i vitit 2010 dhe aktualisht e gjen zotin Sejko në pozicionin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtor i Divizionit Retail dhe Rrjetit të Degëve, pranë Bankës “SOCIETE GENERALE ALBANIA” ku mbulon një seri detyrash dhe është anëtar i Komitetit të Menaxhimit të aktiv-pasiveve, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të SG Leasing dhe anëtar i Komitetit të Kreditit të Bankës.

 

Hapat e mëtejshëm

Hapi pasardhës për zgjidhjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë i takon Kuvendit. Ndërkohë, para kësaj seance, Gent Sejko pritet të raportojë në një seancë të posaçme në Komisionin e Ekonomisë, më pas ai do të kalojë në Komisionin e Ligjeve dhe në fund kandidatura i dërgohet Parlamentit ku deputetët me votë do të vendosin nëse Gent Sejko do të jetë pasardhësi i Ardian Fullanit. Ndërkohë, në një prej mbledhjeve , Komisini i Ekonimisë miratoi pr/ligjin që parashikon heqjen e kriterit të shtetëstsë për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, duke i hapur rrugë edhe aplikantëve me shtetësi të huaj për të qenë në krye të institucionit financiar.  A do ta pranojë ajo propozimin e zotit Nishani, apo procesi i zgjedhjes së Guvernatorit do të hyjë në skenarë të tjerë?. Kjo ngelet për t’u parë.

 

Pasardhësi i Fullanit, 4 vjet në krye të BSH-së

Pasardhësi i Ardian Fullanit nuk do të jetë në krye të Bankës së Shqipërisë për 7 vjet por do të vijojë mandatin e lënë përgjysmë. Në ligjin për “Bankën e Shqipërisë” përcaktohet se në rastet kur anëtarët e KM-së lënë mandatin para kohe, zëvendësusit e tyre plotësojnë vitet deri në kuotën e manditi 7-vjeçar. Kështu, Ardian Fullani u votua në parlament për një mandat 7- vjeçar më 17 nëntor 2011. Kjo do të thotë se Guvernatori i ri do të ketë ushtrojë mandain deri më 16 nëntor 2018. Pas plotësimit të këtij mandati Guvernatori i ri ka të drejtë të rizgjidhet në krye të institucionit financiar.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency