2 pika të reja të kontratës së PD me banorët e ”Astirit” , përgjegjësi penale për zyrtarët e aferës korruptive

0
103

Kontrata e PD me banorët e ”Unazës së Re”, e firmosur në emër të opozitës, nga kreu i saj Lulzim Basha, zbulohen edhe dy angazhime të tjera të rëndësishme. Njëri ka të bëjë me legalizimin e ndërtesave që ndodhen ne zonën e projektit të ”Unazës së Re”.

Afati që vendos PD është legalizim brenda 6 muajsh nga momenti i ardhjes në pushtet dhe pezullim për legalizimin të pronave që preken nga projektet publike, duke i dëmshpërblyer me vlerën e tregut. Ndërsa pika tjetër, që është edhe pika e gjashtë dhe e fundit e kontratës, ka të bëjë me angazhimin e PD për të ndëshkuar çdo akt korruptiv me Unazën e Re.

”Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore për të garantuar vënien përpara përgjegjësisë penale dhe administrative të të gjithë vendimmarrësve publikë dhe subjekteve private për përfshirjen në aferën e prishjes së banesave të qytetarëve në Unazën e Re, pa u garantuar atyre një shpërblim të drejtë dhe në vlerën e tregut për pronat e tyre private, duke u ngarkuar atyre edhe detyrimin për kompensimin e çdo dëmi të shkaktuar”,-thuhet në kontratën mes PD dhe Grupimit të banorëve të Unazës së Re, ku bëjnë pjesë edhe banorë të prekur nga devijimi i Lumit të Lanës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here