Testimi i mësuesve/ Pollo: Shkel ligji, Rama ndal eksperimentet e revanshit dhe klientelizmit në arsim

0
125

Genc_Pollo7dhjetor2014“Doli se qeveria e tij nuk ka zbatuar ligjin në fuqi, por ka lejuar përkeqësimin e situatës duke politizuar në ekstrem drejtoritë arsimore rajonale, duke vendosur gjithandej militantë partiakë”

Partia Demorkatike e ka cilësuar në shkelje të ligjit dhe fyerje për mësuesit, testimin e rreth 8 000 kandidatë për 2765 vende pune në arsim. Ish-ministri i Arsimit deklaroi se është e përcaktuar se kandidati për mësues kalon në një proces konkurimi, në shkollën ku dëshiron të punojë dhe që ka post vakant. Janë mësuesit e prindërit e nxënëseve të asaj shkolle në një komision vlerësimi që vendosin se cili është më i përshtatshëm për t’u punësuar.  Po ashtu, sipas deputetit demokrat licencim i mësuesve që kanë eksperiencë pune në sistemin e arsimit, është një tjetër shkilje të ligjit pasi janë vetë shkollat që nëpërmjet një komisioni të posaçëm vlerësojnë dhe testojnë një mësuae nëse është i përshkatshëm për një pozicion vakant. “Nuk mund dhe nuk duhet të licensohen punonjësit që kanë vite pune në sistem, licensimi vlen për të diplomuarit që punësohen për herë të parë përmes provimit të shtetit”, u shpreh Pollo.

 

Ligji

Ish-ministri i Arsimit bën me dije se qeveria e kaluar në vitin 2009 është miratuar një ligj në bashkëpunim me të gjitha forcat e tjera politike. Sot këtë ligje, bën me dije Pollo, opozita e djeshme që e votoi e shkel. “Reforma e shumëanëshme në arsimin parauniversitar ishte themelore dhe ka nevojë për konsolidim. Në interesin më të mirë të shoqërisë. Ka korrupsion, klientelizëm, abuzime dhe sëmundje të tjera që prekin dhe shoqërojnë sfidat e progresit, përfshirë arsimin. Lufta kunder tyre është bërë e duhet të bëhet me vendosmëri, në vazhdimësi. Qeveria Rama-Meta ka patur avantazhin se ka trashëguar nga një ligj shumë të mirë për arsimin parauniversitar që është miratuar para dy vitesh në Kuvend me 91% të votave, me konsensus mazhorancë-opozitë”- kujtoi deputeti demokrat.  Sipas Pollos kryeministri Rama në fjalimin e tij të mbajtur ditën e shtunë, jo vetëm që shekli ligjin por po e përkeqëson edhe më the situatën duke politizuar  drejtoritë arsimore rajonale dhe duke vendosur militantë politikë. “ Doli se qeveria e tij nuk ka zbatuar ligjin në fuqi, por ka lejuar përkeqësimin e situatës duke politizuar në ekstrem drejtoritë arsimore rajonale, duke vendosur gjithandej militantë partiakë. Duke i lejuar, nxitur, urdhëruar ata të shkelin këtë ligj e të bëjnë vetë emërime, kuptohet kundrejt favoreve në para e në natyrë; ndërkohë që sipas ligjit kompetenca e emërimit nuk është e ministrit apo drejtorit rajonal por është e komisionit të vlerësimit në shkollën ku krijohet posti vacant”- deklaroi ish-ministri i Arsimit.  Testimin e mësuesve, PD-ja e vlerëson si “shantazh” ndaj mësuesve. “Doli gjithashtu se për të mbuluar dështimet e bujshmë në fushën e investimeve konkrete në shkolla dhe për shkollën, kryeministri merr si një alkimist i keq disa probleme reale që i ka përkeqësuar shumfish në qeverisjen e tij, dhe çfarë bën? I përzien dhe kërkon t’i japë ngjyrën e këtyre problemeve gjithë sistemit, për të mos thënë gjithë historisë së arsimit, duke fyer, kërcënuar e shantazhuar si kurrëndonjeherë gjithë mësuesit e Shqipërisë”- deklaroi deputeti demokrat.  Ndërkaq, sipas Pollos testimi është ndërmarrë nga qeveria për  hequr vëmendjen e publikut nga skandalet e emërimeve. Dje (e shtunë) ndërmori një testim të pabazuar në ligj e pa përdorim ligjor vetëm e për të hequr vëmendjen nga skandali i të emëruarve të tij; skandal të cilin e cilësoi si majë ajsbergu por refuzoi të merrte përgjegjësi për këtë ajsberg të krijuar e zmadhuar këto 14 muaj nga qeveria e tij”- tha ai.

 

Licencimi

Një hap tjetër që ishte paralajmëruar më parë nga kryeministri ka të bëjë me licencimin e të gjithë  mësuesve dhe testimin e tyre në vazhdimësi nga Minisistra e Arsimit. “Jam këtu për të  denoncuar projektin e raprezaljes që ka në mendje ky kryeminsitër me alibitë e lodhura që paraqet çdo javë. Në emër të Partise Demokratike i kërkoj sot Edi Ramës të harrojë eksperimentet e revanshit dhe klientelizmit në arsim. Të respektojë ligjin dhe vetëm ligjin nga germa e parë në germën e fundit. Sepse në kundërshtim me te gjithë normën ligjore në fuqi e praktikën e konsoliduar z.Rama kërkon të fusë në licensim të gjithë arsimtarët, pavarësisht diplomës si mësues që ata zotërojnë, pavarësisht kualifikimit të certifikuar prej shtetit shqiptar, vitet e punës e përvojën që kanë apo edhe pavarësisht liçensës të marrë vitet e fundit përmes Provimit të Shtetit. Kundër ligjit kjo, pasi është e përcaktuar se kandidati për mësues kalon në një proces konkurimi, në shkollën ku dëshiron të punojë dhe që ka post vakant. Janë mësuesit e prindërit e nxënëseve të asaj shkolle në nje komision vlerësimi të cilët vendosin se cili nga konkurruesit është më i përshtatshëm dhe do të punësohet”,- bëri me dije ish-ministri i Arsimit.

Sipas Pollos, “mund dhe nuk duhet të licensohen punonjësit që kanë vite pune në sistem, licensimi vlen për të diplomuarit që punësohen për herë të parë përmes provimit të shtetit.”  Po ashtu, Pollo tha se  ligji parashikon rregullat  për arsimtarët që japin mësim jashtë profilit, ndërsa I bëri thirrje këtyre të fundit të protestojnë kundër vendimeve të qeverisë. “Problemet e arsimit nuk përballohen duke ngritur furtunë nëpër govata, por me ligj. Dhe ligji në fuqi e zgjidh me realizëm e drejtësi edhe problemin e mësuesve pa asimin përkatës. U bëj thirrje gjithë mësuesve, prindërve gjithashtu, të refuzojnë dhe të protestojnë me forcë kundër çdo veprimi të qeverisë që shkel ligjet në fuqi”- apeloi ish-ministri i Arsimit.

 

Reagimi/ PS:Pollo s’mund të flas, sistemin e arsimit e ktheu në treg shitblerjesh të dipolmave

Pas akuzave të opozitës, reagoi deputeti I PS-së Besnik Barei cili u shpreh se, opozita nuk mund të flasë për reformat që po ndërmerr qeveria, të cilat  nuk i ndërmori kurrë kur ishte në pushtet.

“Flasin për punësimin kur e lanë Shqipërinë me 1 milion të papunë mes të cilëve mijëra e mijëra skllevër në të zezë. Ndërkohë që vetëm në një vit kemi më shumë se 81 mijë vende të reja pune dhe punonjës të rinj të regjistruar”- tha Bare. Sipas deputetit socialist, ish-ministri i Arsimit nuk mund të dalë dhe të flaës për arsimin kur sistemin arsimor e ktheu në një treg shitblerje diplomash.“Si mund të gjejë moral e të flasë ish Ministri i Arsimit i qeverisë Berisha, që e ktheu sistemin arsimor në një treg shitblerje diplomash që fatmirësisht sot po kthehet në normalitet pas mbylljes së kioskave universitare që vidhnin paratë e shqiptarëve pa pasur as licencë e as pedagoge për të dhënë mësim -deklaroi Bare në reagimin ndaj akuzave të deputetit të PD-së, Genc Pollo.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency