Debate, 28 apo 29 Nëntor / Rama: Datën e çlirimit e diskutojnë tradhtarët

0
151

meta nishani rama per 29 nentor clirimi 2014

Erneta Shevroja

Vazhdon të debatohet data e çlirimit të vendit nga ushtarët nazi-fashistë

 

Një ditë pas opozitës, dje përfaqësuesit e qeverisë festuan ditën e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Ashtu siç ishte e parashikuar, qeveria organizoi shumë aktivitete për të nderuar të rënët që dhanë jetën për lirinë e vendit. Por ajo që nuk u anashkalua ishte debati i nisur prej vitesh lidhur me datën se kur duhet të festohet çlirimi i vendit. Sipas Kryeministrit Rama, këtë debat e bëjnë tradhtarët.

Rama

Qeveria, në kuadër të aktiviteteve, ka shtruar edhe një drekë kushtuar veteranëve të Luftës Antifashiste, ku Kryeministri Rama deklaroi se data e çlirimit të vendit është 29. “Ata që mendojnë ndryshe, – u shpreh Kryeministri para vetarenëve të luftës, – janë tradhtarët dhe njerëz që nuk qenë në luftë”. Po ashtu, edhe kreu i Kuvendit tha se 29-ta nuk duhet të diksutohet. Meta u shpreh se pa 29 Nëntorin, Shqipëria do të ishte një vend humbës dhe i copëtuar.

“Është për të ardhur keq që datën e çlirimit nuk e diskutojnë ata që bënë luftën e çliruan vendin, por ata që tradhtuan apo nuk ishin fare atje. Është e padyshimtë që përpjekja për të sulmuar vazhdimisht dhe për të vënë në disktutim datën e përcaktuar nga ata që ishin në fushën e betejës është një përpjekjeje për të fshehur 29 Nëntorin pas 28 Nëntorit, për të mos i dhënë LANÇ atë vlerë të jashtëzakonshme, sepse e rreshtoi popullin shqiptar në krahun e fitimtarëve për jetë a vdekje e bëri të mundur bashkë me të tjerët që bota të shpëtonte nga një murtajë si ajo e nazizmit dhe fashizmit”, – deklaroi Rama. “Na duhet ta përsërisim fort, pa 29 Nëntorin 1944 nuk do të kishte 28 Nëntor të 1912. Pa 29 nëntorin 1944 Shqipëria do të ishte cilësuar si një vend humbës dhe do të ishte copëtuar si shumë shtete të tjera të Europës”, – u shpreh Meta para veteranëve të luftës.

Aktivitetet krerët e qeverisë i mbyllën në orën 17:30 me një darkë në Pallatin e Kongresëve ku ishin të pranishëm Kreu i Kuvendit Ilir Meta, ministrat e kabinetit qeveritar, deputetë, ambasadorë, krerët e besimeve fetare, gazetarë, si dhe mjaft personalitete të njohur të vendit. Në cermoninë përmbyllëse Rama u shpreh se ajo çka ndodhi pas luftës, referuar regjimit komunist, nuk përbën arsye për të keqgjykuar luftën, por përkundrazi një arsye për të ndarë luftën nga periudha e pasluftës. Presidenti Nishani ka marrë pjesë në të gjitha cermonitë e qeverisë, përveç kësaj. Disa e festimeve u mbyll me koncerin në sheshin “Nënë Tereza” ku e pranishme me këngët e saj ishte këngëtarja britanike, Jassie J.

 

Shkurt

Ceremoni Ushtarake

Kodheli: Historia t’i japë secilit hakun e vet

 

Për ditën e 70-vjetorit të çlirimit, Ministria e Mbrojtjes organizoi një ceremoni ushtarake të Forcave të Armatosura të vendit, ku ministrja Mimi Kodheli mbajti një fjalim. Edhe në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Meta, Presidenti Nishani së bashku me ministra e ambasadorë dhe veteranë të luftës. Në fjalën e saj ministrja theksoi se Shqipëria u radhit në anën e duhur të historisë, duke luftuar kundër fashizmit dhe nazizmit. “Historia mësuese e vrazhdë duhet t’i japë secilit hakun e vet”, – deklaroi ministrja Mimi Kodheli, e cila shtoi se shqiptarët u radhitën në krahun e duhur. Por pavarësisht debateve, ministrja tha se ka ardhur koha që të punohet për të ardhmen e vendit, pa dallime politike apo krahinore.

 

 

Ish-të përndjekurit

Protestë para Kryeministrisë: Në Evropë shkohet pa dënimin e Enver Hoxhës

 

Ish-të përndjekurit politikë kanë protestuar dje para Kryeministrisë, ku u shprehën se rruga e Shqipërisë në Evropë nuk mund të bëhet në rast se nuk dënohen krimet e komunizimit dhe figurës së Enver Hoxhës. “Ne sot i kujtojmë shoqërisë se çfarë solli kjo ditë e zezë për shqiptarët, ku mbi 6 mijë vetë u pushkatuan, mbi 50 mijë familje të internuar që nga mosha 1 vjeç deri në moshën 19-vjeçare. Në çdo datë 29 nëntor ne do të kujtojmë krimet që ka bërë kjo parti dhe që kanë bërë komunistët”, – tha kreu i Institutit të ish-të Përndjekurve, Besim Ndregjoni. “Ne jemi të paqes, ju jeni të urrejtjes. Nuk është vonë, në Evropë nuk shkohet me data e simbole të diktaturës, por shkohet me dashuri vëllazërore, shkohet duke dënuar krimin komunist, duke dënuar Enver Hoxhën dhe jo duke i bërë bunkerin muze. Zoti Rama, rilindja nuk fillon nga Enveri. Rilindja fillon nga ata burra, te Ismail Qemali me shokë”, – tha më tej Ndregjoni. Në këtë protestë lëshoheshin dhe thirrje “Poshtë qeveria e krimit”.

 

 

Në Vlorë shfaqen fotot e Enver Hoxhës

 

Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë u morën të gjitha masat që gjatë cermonisë të mos lejoheshin persona që mbanin fotot e Enver Hoxhës. Por kjo nuk ndodhi në Vlorë. Gjatë ceremonisë përkujtimore të zhvilluar në Varrezat e Dëshmorëve në Vlorë në nder të të rënëve në Luftë, ku merrnin pjesë kryetari i Bashkisë, Shpëtim Gjika, prefektja e Qarkut Etjona Hoxha, si dhe familjarë të dëshmorëve, nuk munguan edhe portretet e Enver Hoxhës në duart e disa qytetarëve.Lidhur me shfaqjen e fotove të Hoxhës në ceremonitë përkujtimore për 70-vjetorin e Çlirimit, përfaqësues të lartë të shtetit, por edhe nga opozita, kanë dënuar shfaqjen e tyre në publik, duke kërkuar që LANÇ të mos identifikohet me sistemin komunist në Shqipëri. Ndërkohë, në Tiranë policia nuk lejoi që simpatizantë të Hoxhës, të mbanin portretin e diktatorit në duar, duke i bllokuar ata që në hyrjen të rrugës që të çonte tek ceremonia përkujtimore.

 

 

70-vjetori i çlirimit

Berisha:Neo-bllokmenët u përqendruan në rehabilitimin e Enver Hoxhës

 

Ndërkohë, dje ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi të majtët se festojnë çlirimin sipas ritit dikatorial dhe shkelmojnë idealet e të rënëve në luftë për lirinë. “Gjateë gjithë vitit të 70-vjetorit të çlirimit neo-bllokmenët nuk nderuan qoftë dhe një të rënë të vetëm të Luftës, por çdo gjë e përqendruan në rehabilitimin e Enver Hoxhës që nga paraqitja e fotografive të tij në protokollin shtetëror më 29 nëntor të vitit 2013 tek Varrezat e Dëshmorve deri te shpërndarja e dokumentareve të veprimtarive te tij, që u finalizuan me perkujtimin e çlirimit te Tiranes rrethuar në të gjitha anët me portrete të diktatorit barbar dhe ngritjen e muzeut te tij shtetëror një javë më parë. Neo-bllokmenet nga dita e parë deri sot kremtuan vitin e 70-vjetorit të çlirimit nën ritin e envero-serb. Duhet një 20 shkurt i dytë! Qytetarët janë më të gatshëm se kurrë të shembin përfundimisht bronxet e gjalla të enverizmit, neo-bllokmenët me në krye Edi Ramen”, – shkroi dje ish-kreu i PD-së Sali Berisha.

 

Box

Kryeministria dhe Kuvendi, ekspozitë me rastin e çlirimit

 

Në ndërtesën e Kyreministrisë u çel dje një ekspozitë e quajtur “Këndvështrime”, ku me anë të artit pamor dhe instalacioneve synohej risjellja në mendjet e njerëzve kujtesa historike. Po ashtu edhe Kuvendi hapi dyert për publikun që nga orët e paradites deri në mbrëmje. Kryesisht u ekspozuan për publikun fotografi dhe video në kujtim të dëshmorëve të rënë gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Një tjetër detaj i rëndësishëm që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte edhe ekspozimi i disa prej sendeve personale të heronjve që janë trashëgimi e Muzeut Kombëtar.

 

box

Nishani, homazhe me Ramën dhe Metën

Aktivitetet e krerëve të qeverisë nisën me nderimin e të rënëve të luftës tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Në këtë ceremoni, bashkë me Kryeministrin dhe kreun e Kuvendit, ishte dhe Presidenti i vendit Bujar Nishani. Edhe Ditën e Pavarësisë, kreu i shtetit iu bashkua Kryeministrit Rama dhe Kryepalamentarit Meta në Vlorë.

 

 

Të hënën mblidhet KQZ-ja, do të zëvendësohet mandati i Luiza Xhuvanit

 

Këtë të hënë, Komisioni Qendrpr i Zgjedhjeve do të mblidhet për të diskutuar dhe zëvendësuar mandaitin e deputetes së dorëhqehur Luiza Xhuvani pas arrestimit të djalit të saj për vrasjen e 4 personave. Mandati i deputetes s[ dorëhqehur, sipas ligjit, zëvendësohet nga një grua nga lista e PS-së së zonës zgjedhore të Vlorës. Një çështje tjetër që pritet të diskutohet këtë të hënë në KQZ është shqyrtimi i kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi vendor në Bashkinë Rubik.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency