FOTO/ ‘Mos prek Valbonën’/Nis protesta në Tiranë kundër ndërtimit të HEC-ve

0
235

Përfaqësues të Shoqërisë Civile, ambientalistë si dhe banorë të Tropojës, Kukësit e zonave të tjera, ndër ta edhe të huaj, kanë nisur protestën në Tiranë përpara Kryeministrisë me pankarta në duar “Mos ma prek Valbonën”, “Stop HEC-et”, “Zëri i Tropojës, STOP HEC-et”, “Lumi jonë është i sulmuar, zgjohu sa nuk është vonë”, kundër ndërtimit të HEC-ve në Parkun Kombëtar.

Protestuesit kanë marshuar nga monumenti i Pavarësisë në drejtim të Kryeministrisë. Tubimi vjen pas vendimit të Gjykatës Administrative të datës 3 nëntor, e cila lejoi ndërtimin e tre HEC-ve përgjatë lumit me të njëjtin emër. Aktivistët shprehen se punimet për HEC-et po çojnë drejt shkatërrimit një prej resureve natyrore më të çmuara të vendin ku çdo vit mbledh mijëra turistë të huaj.

Për pedagogun e gazetarisë dhe aktivistin e Shoqërisë Civile, Ervin Goci HEC-et e legjitimuara nga qeveria dhe gjykatat, po sjellin edhe konflikte sociale.

“HEC-et po sjellin edhe konflikt social, banorët po kapen me njëri-tjetrin. Kemi 34 të arrestuar për shkak të konflikteve, një të vrarë dhe një tentative vrasje për këtë shkak. Qeveria po bën atentat ndaj qytetarëve. Valbona është Park Kombëtar, duhet ruajtur. Kryeministri tha se do bëjë një HEC si në Austri, por sot kemi kanale të hapura përgjatë lumit, kaloni buzë lumit dhe e gjitha është e shkatërruar. Këtu po bëhet krim. Atje po hidhet dinamit, po bëhen rrugë dytësore të cilat nuk i lejon ligji aktual. Gjithçka aty do shkojë në konflikt dhe përgjegjësinë aty do ta mbajë ky që është lart (për Ramën). Ai gjykatësi e ka kaluar Vettingun? Sot çdo vendim është me pikëpyetje, këto gjyqtarë që ne shohim“, tha Goci.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here