Rama në Beograd : Kosova e pavarur, një realitet i pakthyeshëm. Ta lëmë pas të shkuarën

0
133

rama vucicKryeministri Edi Rama në konferencë për shtyp me homologun e tij serb, ka thënë se Kosova është një shtet i pavarur dhe ky realitet nuk kthehet më pas. Ai ka kërkuar nga qeveria serbe që të respektojë dhe të përmirësojë marrëdhëniet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës:

 

 “I nderuar kryeministër Vuçiç.

Rastësia e desh që një ditë pas kremtimit të 25-vjetorit të Murit të Berlinit, të ngrihet këtu flamuri kombëtar i shqipërisë dhe të nderojmë himnet e njëri-tjetrit.

Do na duhet vision për të qenë në Bashkimin Europian dhe kurajo, por jo më shumë se vizioni dhe kurajo e Bashkimit europian.

Do na duhet besim, por nuk do të jemi vetëm që historia të ndikojë negativisht marrëdhëniet mes nesh.

Ne kemi nevojë për Europën e bashkuar, por edhe Europa e bashkuar ka po aq nevojë për ne ballkanasit.

Paqja duhet të na japë të gjithëve kurajo për t’u ndarë nga rruga e vjetër.

Ne shqiptarët e kemi edhe këtë vizion, edhe këtë kurajo.

Ne ju shtrijmë dorën për një bashkëpunim të sniqertë, se fëmijët tanë nuk do të vuajnë nga e kaluar.

Ne duam ta ngrejmë bashkëpunimin në një tjetër nivel.

Aktualiteti i vështirë në Europë dhe sfidat në Ballkan, do të na testojnë për të ardhmen.

Ne do të bëjmë çmos të komunikojmë dhe bashkëpunojmë intensivisht.

Ekonomitë tona janë të vogla, por ekonomia jonë si rajon nuk është një ekonomi e vogël.

Buxhetet tona janë të vogla, por së bashku ne nuk jemi të vegjël për t’u dëgjuar dhe mbështetur nga Bashkimi Europian.

Është një shans për vendet tona, që qeverisin nga një gjeneratë tjetër.

Dhe për këtë shpresoj që gjenerata e e re e politikës serbe ta shoh me një sy tjetër Luginën e Preshevës.

Ne duam që Beogradi të respektojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pasi është një e drejtë që ata e meritojnë.

Për Kosovën kemi dy qendrime të ndryshme, por realiteti është një: Kosova e pavarur, e njohur nga 108 vende të botës.

Është nje realitet i pakthyeshëm dhe ajo duhet respektuar.

Pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qendrueshëm dhe më të paqtë.

Ne e çmojmë dhe nxisimin dialogun Serbi-Kosovë.

Ky dialog është një sukses, por ai është në radhë të parë një vlerë e krijuar nga lidershipi i dy shteteve”, tha Rama.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency