Ndërtimet/ Basha:Të hetohet prishja e ndërtimeve. Banorët kërkojnë mbështetje për protesta

0
130

Erneta Shevroja

basha ne lushnje 2Kreu i opozitës në Lushnjë për të dëgjaur shqetësimet e qytetarëtve. Problem prishja e ndërtimeve dhe situata e vështirë ekonomike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë dje në qytetin e Lushnjës ku është njohur nga afër me problemet që i shqetësojnë qytetarët. Basha i ka premtuar lushnjarëve se do të ngrenë një ekip hetimi për të verifikuar pretendimet e tyre se janë prishur edhe ndërtime me leje apo në process legalizimi. Po ashtu, qytetarët i kanë kërkuar kreut të opozitës t’i mbështesë në protestat e tyre

 

Prishja e ndërtimeve

 Në takimet që ka pasur me qytetarët zoti Basha ka dëgjuar shqetësimin e shumë banorëve për prishjen e shtëpive të banimit pa asnjë paralajmërim. Ndonëse sipas tyre, shtëpitë ishin në proces legalizimi, të ndërtuara në pronë të tyre,  askush nuk i njoftoi apo t’u lërë ndonjë copë letër për prishjen. “Nuk e di se kush na i ka prish o zoti kryetar nuk e dimë se kush ka ardhur”, shprehet një banor.

Basha: A ju sollën ndonjë njoftim përpara?. “Asnje njoftim hiç fare, isha të dielën në Fier dhe me thanë mirë ndërtoje po ç’të ndërtoj i thashë, ti ma prishe”.  “I kanë futur në proces legalizimi dhe ata ua prishën shtëpitë e i lanë përjashta as nuk i lajmëruan jo”, tha një banore. Kryertari i Partisë Demokratike, pasi dëgjon qytetarët shprehet se: “Do të evidentojmë një për një dëmet që u janë shkaktuar e do të ngrëmë një ekip juridik që t’u ndihmojë për të ndjekur procesin ligjor. Une i bëj thirrje prokurorise dhe Prokurorit të Përgjithshëm të nisin urgjentisht këtu një ekip për të parë se si përmes një akti terrorist janë prishur shtëpitë e qytetarëve”.

 

Protesta

Qytetarët e Lushnjës i kanë kërkuar kreut të opozitës që t’i mbështesë në protesta. “Ju kërkojmë në protestë derisa ai të gjunjëzohet para nesh”, është shprehurnjë qytetar. Po ashtu një situatë tejet shqetësuese për gjendjen ekonomike,  i është bërë e ditur  kreut të PD-së Basha nga qytetarët e Lushnjës. Papunesia e madhe, rritja e tarifave te universiteteve dhe mbyllja e filialit te Lushnjës, mosshpërndarja e ndihmës ekonomike, kanë qënë disa prej shqetësimeve të shprehura.  “Gjendja po vete katastrofale. Këta nuk duhet të qëndrojnë më në pushtet me gjithë ato premtime, jo 300 mijë vende pune, mashtrim i paparë”, shprehet një qytetar. “Po shkon me 6 forca police  sikur ka bërë krim ai ta arrestojë. Për cka? Se ska paguar 10 mije lekë drita. Harron se a ka fëmijë në shkolle ai a ska, ka të hajë buke a ska. Do hapë 300 mijë vende në cmendi mo, jo 300 mijë vende pune”, ankohet një tjetër qytetarë  “Na udhëhiqni të rrimë atje në protesta derisa ta heqim”, kërkon një qytetar . “Nuk ishte mirë që e mbyllen Universitetin e Lushnjes. Në vitin tim kanë qënë gjithsej 130 veta. Të gjithë i kanë transferu në Tiranë por shumica e kanë lënë shkollen se nuk e perballonin dot”, -ka thënë një qytetar.

 

Fondi 394 mln lekë/ PD: Kompania e Veliajt me 3 punonjës fitoi tenderin. Kryeministria:Recitim banal

Partia Demokratike zbuloi dje fakte të reja për tenderit e dekorimit të Tiranës ditën kur në Shqipëri erdhi Papa Francesku. Partia Demokaratik, nëpërmjet Koordinatores për Marrëdhëneit me Publikun, Grida Duma akuzoi qeverinë se kompania fituese edhe pse ka pasur vetëm 3 punonjës, ka përfituar me prokurorim të drejtpërdrejtë 394 milionë lekë. “Njerëzit e Veliajt dhe grupi i ngushtë i Ramës, morën 394 milionë lekë, me prokurim të drejtpërdrejtë, pa asnjë garë, me një kompani  9 muajshe,  që nuk plotësonte asnjë kusht teknik, dhe për të cilën ende nuk ka dhënë askush llogari. Por fakte të reja që dalin në dritë e thellojnë skandalin, edhe pse Edi Rama hesht, edhe pse sulmon opozitën sa herë gjendet para provave të pakontestueshme. Kompania e Veliajt, EAG, që nga dita e krijimit dhe deri sot, e pasuruar me 394 milionë lekë me një dorë, ka pasur vetëm 2 ose 3 punonjës. E megjithatë kompania e Veliajt e lindur në janar me vetëm 2 apo 3 punonjës që nuk dorëzon dot as bilancin e vitit të shkuar, që as nuk nuk e ka në objektin e saj dekorimin e qytetit u kualifikua më e afta dhe shpallet fituese në një tender kaq të madh”, deklaroi Duma.  Këto fakte PD-së, dëshmojnë qartë se, “kemi të bëjmë me një histori pasurimi të shpejtë”.  Sipas opozitës kryeministri Rama heshti “sepse tashmë janë bërë gati ti vërsulen fondeve të majme për festat qeveritare të 70-vjetorit të çlirimit.” Ndërsa populli sot sipas Dumes, “gjithnjë e më i papunë gjithnjë e më shumë i zhytur në halle, ditët e festave duhet të shohë se si prapa çdo dekori po pasurohet një ministër dhe favoritët e Ramës.”

 

Reagimi

Pas deklaratës së Koordinatores së PD-së reagoi Kryeministria duke mohuar faktet se ka qenë kompania e Veliajt me 3 punonjës që fitoi tenderin për dekorimin e Tiranës me rastin e vizitës së Atit të Shenjtë.  Kryeministia në një komunikatë i cilësoi akuzat e opozitës si “recitim banal para kamerave”. “Është për të ardhur keq që Partia Demokratike vazhdon të hedhë baltë mbi pritjen madhështore që populli shqiptar i rezervoi Papa Françeskut. Asnjë fakt, asnjë seriozitet, madje asnjë përpjekje për t’a kamufluar shpifjen e vrazhdë të radhës, po vetëm përsëritja e një recitimi banal para kamerave”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Qeveria e akuzon Partinë Demokarike për mosnjohje të ligjeve ndërsa bën një sqarim. Procedura krejt e ligjshme e ndjekur nga Autoriteti Kontraktor, në këtë rast Ministria e Kulturës, bazohet në gërmen “c” të pikës 2 të nenit 33, të ligjit numër 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar. Ky ligj parashikon pikërisht rastet kur Institucioni Publik gjendet në kushte të nevojës ekstreme dhe e ka të pamundur të ndjekë procedurën normale të prokurimit. Në rastin në fjalë, duke qenë se programi i vizitës së Atit të Shenjtë dhe të gjithë elementet e dekorit e të protokollit iu komunikuan zyrtarisht qeverisë shqiptare në datën 11 Gusht 2014, Autoriteti Kontraktor ishte në kushtet e nevojës ekstreme për shkak të mospasjes së kohës së mjaftueshme për të zhvilluar procedurën normale të prokurimit. Theksojmë se e njëjta procedurë është ndjekur nga të gjitha institucionet e përfshira në vizitën e Papa Françeskut në Tiranë, përfshirë këtu Bashkinë e Tiranës. Propozimi për të ndjekur këtë procedurë është bërë nga Komisioni Shtetëror për vizitën e Atit të Shenjtë, komision ku u përfaqësuan të gjitha institucionet më të larta shtetërore, përfshirë dhe institucionin e Presidentit të Republikës, partitë parlamentare dhe Bashkinë e Tiranës, të cilët kanë shprehur dakordësinë e plotë me këto procedura në çdo mbledhje dhe për çka është dokumentuar çdo element”,- thuhet në reagimin e Kryeministrisë.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency