Padija e Edi Ramës, ja çfarë ka thënë në seancën e fundit parlamentare (Video)

0
292
Kryeministri Edi Rama, nuk mungon që herë pas here të shfaqë mungesën e theksuar të dijes dhe njohurive sa i talon politikës së jashtme. Pas disa gafave në fillim të mandatit të tij për çështje të rajonit, e më pas edhe në marrëdhënie e deklarata me shtete të tjera, kryeministri ka këputur një tjetër mufkë në seancën e fundit parlamentare.
Duke kërkuar të përdorë ndërkombëtarët si mbrojtje ndaj akuzave të opozitës dhe mediave për trafikun e drogës, Edi Rama iu referua NATO-s, organizatë së cilës ish kryeministri Berisha i kërkoi të ndërhyjë lidhur me situatën e rëndë të krimit në Shqipëri.
Edi Rama tha se NATO e ka dhënë përgjigjen e saj nëpërmjet organit të saj më të lartë, departamentit të Shtetit të SHBA. Pra për kryeministrin shqiptar, departamenti i shtetit është institucion në varësi të Aleancës Atlantike dhe jo pjesë e qeverisë së SHBA. Ose ndoshta e di që SHBA dhe NATO janë e njëjta gjë, ose beson tek e majta radikale e cila mendon se NATO eshte në varesi të SHBA dhe për rrjedhojë edhe departamenti i shtetit.
Shikojeni dhe dëgjojeni këtë zbulim të kryeministrit shqiptar në politikën ndërkombëtare.
Video:
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency