Bota e humbur e Lemurisë

0
138

Map_of_Lemuria Lemuria, një kontinent që ekzistonte në Oqeanin Paqësor, thuajse në të njëjtën kohë me Atlantidën, me sa duket është harruar, edhe pse ishte gjegjësja spirituale e Atlantidës. Lemurianët besonin se materializmi nuk ishte qëllim në vetvete; përkundrazi, ata e vinin theksin më shumë mbi shërimin, artin, muzikën dhe spiritualitetin. Qytetarët e Lemurisë, apo Mu-së, siq njihet në disa qarqe, ishin të pajisur me me mendjemprehtësi dhe telepati, e cila shihej më shumë si rregull, se sa si përjashtim. Mu-ja ishte aq afër Shangri-Lasë, sa asnjë kontinent tjetër që mund të njohim ndokur. Shumë besojnë (dhe Fransina pajtohet) se ky është vendi prej nga erdhi sanskritishtja. (Esenët dhe e gjithë lëvizja gnostike, gjithashtu, zënë fill në këtë kohë.) Teksa për atlantidasit thuhet se ishin tejet shtatlartë, leshverdhë dhe me pamje veriore, lemurianët ishin më shtatshkurtër dhe më të zeshkët. Por me ç’duket, që të dy popujt kishin ishin të darovitur me një bukuri të pashoqe madje, sipas Fransinës, ata kishin një ADN ment të përsosur. Sidoqoftë, Lemuria nuk ishte aq e populluar sa Atlantida; banorët e saj visheshin në një mënyrë thuajse krishtërore, me petka kafe a të hirta dhe me sandale. Ata çonin një jetë shumë të thjeshtë dhe qëllimi i tyre i fundëm ishte mirëqenia e familjes dhe e miqve, si dhe e mira e përgjithshme. Ashtu si druidët, lemurianët shfaqnin kërshëri të madhe për lëvizjen e yjeve dhe ekuinokset. Fransina thotë se ata ishin mbëltues madhështorë: frutat dhe perimet e tyre kishin madhësinë e kokës së njeriut.  Shtëpitë e lemurianëve kishin trajtë piramidale, njëlloj si banesat e atlantidasve. (Do të vini re se piramida shfaqet dendur në këtë libër – para së gjithash, kundroni çadrat e indianëve të Amerikës: a nuk kanë formë piramide? Me sa duket, kjo trajtë është e frytshme, sepse e mban të ngrohtin mbrenda dhe të ftohtin jashtë.)

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency