Champions League/ Ançeloti: Liverpuli i madh, por e mposhtim përsëri

0
130

Tekniku italian deklaroi se skuadra angleze ka historinë në supe, por që duke përfituar nga mungesat e tyre, do të përqendrohen në maksimum për të marrë trepikëshin që i çon drejt kualifikimit

ancelotiLiga e Kampioneve vazhdon me ndeshjet e mbrëmjes së dytë për të dhuruar emocione të veçanta. Ndjenja këto që përcillen më shumë te protagonistët, që janë edhe atë që përcaktojnë fatet e sfidave. Sfida më e rëndësishme është ajo midis Liverpulit dhe Realit të Madridit. Një sfidë, e cila gjithmonë ka dhuruar emocion dhe që ka një histori të madhe mbi shpatulla. Përballja e parë në “Anfield” mbaroi në favor të madrilenve. Ndërkohë që Roxhers do të kërkojë hakmarrjen, edhe pse ky është një mision i vështirë duke parë edhe formën e Realit të Madridit. Në “Santiago Bernabeu”, Reali i Madridit do të presë anglezët me shpresën për të arritur një fitore që mund t’u japë “të bardhëve” kualifikimin matematikor në grupin D të Liga e Kampioneve. Trajneri Karlo Ançeloti në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide konfirmoi se uellsiani Gareth Bejl është riaftësuar plotësisht nga dëmtimi që pësoi disa javë më parë, por trajneri italian nuk bëri të ditur nëse 25-vjeçari nga Kardifi do të zbresë në fushë si titullar përballë Liverpulit. “Bejl është mirë, por në këtë sfidë ne do të vuajmë mungesat e Karvahalit, Koentraos, Khediras, Ilaramendit dhe Jeses. Dyshimi i vetëm që kam qëndron mbi faktin se e është e vështirë të hedhësh në fushë që nga minuta e parë një lojtar që vjen nga një dëmtim për të lënë pushim një tjetër që ka shpenzuar shumë energji kohët e fundit. Do ta vendos vetëm pak caste përpara ndeshjes nëse Bale do të luajë apo jo”. Në vijim Ançeloti foli për kundërshtarin e radhës dhe për Kristiano Ronaldon që me një gol përballë Liverpulit mund të arrijë rekordin e Raul Gonzalesit që ka realizuar në total 71 herë në Champions League, ndërsa me dy finalizime mund ta thyejë atë. “Liverpuli në këtë moment po vuan mungesa të shumta por mbi të gjitha po vuan largimin e një lojtari të madh si Luis Suarez. Baloteli? Ai duhet të bëjë punën e tij për të ndihmuar skuadrën të dalë nga kjo situatë. Por pavarësisht problemeve të Liverpulit ata janë një skuadër me një histori të madhe pas dhe ne duhet të luajmë me përqendrim nëse duam t’i mundim. Në lidhje me Ronaldon dhe rekordin e tij dua të them që ai nuk është duke menduar për të parakaluar Raulin në listën e golashënuesve të Ligës së Kampioneve. Ronaldo është një profesionist i vërtetë dhe fillimisht mendon për suksesin e skuadrës. Rekordin e Raulit ai mund ta thyejë në këtë ndeshje apo në atë pasardhëse”. Ndërsa në kampin e Liverpulit gjërat nuk po shkojë mirë. Kjo, pasi ekipi akoma nuk po arrin të gjejë zëvendësuesin e Suarezit dhe shumë lojtarë janë të dëmtuar. Tregues këto që japin alarmin se Roxhers duhet të mendojë për blerje në Janar në mënyrë që skuadra të ketë më shumë liri dhe të jetë më e çlodhur. Trajneri i të kuqve, Roxhers, është i vetëdijshëm për rrezikun që do të shfaqë portugezi. “Aktualisht, Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë. Ata kanë edhe lojtarë të tjerë të jashtëzakonshëm, si Benzema, Isko, Modriç e Kros. Ai është katalizatori i atij ekipi dhe të shpresojmë se nuk do të shënojë shumë gola nesër”, – ka theksuar trajneri i Liverpulit

 

Buskets: Reali ka blerë emra të mëdhenj

Mesfushori katalanas Serxhi Bukstes ka pranuar se Barcelona ka pasur një javë të vështirë, por ka refuzuar të krahasohet me rivalin Real Madrid. Pas humbjes nga Selta Vigo, blaugranasit janë zhvendosur në vendin e katërt në tabelë, me dy pikë më pak se “Los Blancos” që tashmë kryesojnë. Mbretërit kanë regjistruar 11 fitore radhazi në të gjitha garat dhe duken në formë të jashtëzakonshme për të konkurruar për të gjitha trofetë. “Ka qenë një javë e keqe me rezultate të këqija dhe ne duhet ta ndryshojmë këtë sa më shpejtë që është e mundur. Reali i Madridit është i fortë dhe po fiton tituj. Kanë rezultate të mira, mirëpo nuk ka asgjë për t’u krahasuar mes tyre dhe nesh. Ne duhet të shqetësohemi për veten. Nuk dua të flas për të tjerët, por Madridi gjithmonë nënshkruan me lojtarë të mirë. Është një skuadër e shkëlqyer, por ne jemi të kënaqur me transferimet tona”, – ka deklaruar mesfushori i Barcelonës.

 

Roxhers: Rahim, si Ronaldo

Menaxheri i Liverpulit, Brendan Roxhers, e ka krahasuar të riun e skuadrës, Rahim Sterling, me superyllin e Realit Madridit, Kristiano Ronaldo. Sterling këtë javë pritet të luajë për herë të parë në “Santiago Bernabeu” dhe Roxhers nuk ka ngurruar ta krahasojë atë me rivalin e tij. “Do të thosha se në moshën 19 vjeçe, Rahim ka një ndikim të ngjashëm në lojë si Ronaldo në të njëjtën moshë. Ronaldo erdhi në këtë vend si 18-vjeçar me Mançester Junajtid dhe bëri një ndikim të menjëhershëm. Dhe në disa vitet e kaluara, do të thosha se Rahim ka bërë një ndikim të ngjashëm në fillimin e karrierës së tij. Tash i takon Rahimit të kalojë në një nivel tjetër. E para në këtë fazë është që ai të përfshihet në ekip dhe ta stabilizojë veten si një lojtar dhe të meritojë respekt. Rahim e ka bërë atë – dhe tani shpresoj se ai do të ecë më tutje siç ka bërë Ronaldo. Rahim sigurisht se nuk do të gjejë një model më të mirë. Ronaldo bën jetën si profesionist dhe statistikat e tij tregojnë gjithçka. Si futbollist, ai është super-efektiv”, – ka thënë Roxhers.

 

Uallkot: Sançez duhet të qetësohet

Anësori i topçinjve, Teo Uallkot, ka deklaruar se lojtarët e Arsenalit janë të shqetësuar se Aleksis Sançez mund të lodhet, pasi ai nuk po ndalon ndeshjet e fundit. Anglezi ka lavdëruar ndikimin e Sançezit, por ka paralajmëruar bashkëlojtarin e tij në prag të periudhës së ngjeshur të fund vitit. “Në stërvitje ai as nuk dëshiron të bëjë ditë pushimi. Kjo tregon se sa shumë ai e do futbollin. Të gjithë djelmoshat i kanë thënë se ai duhet të relaksohet pasi, në Krishtlindje kur të gjithë ndeshjen vijnë një pas një, do të jetë tepër për të. Ai nuk mërzitet, ai vetëm dëshiron të luajë dhe fitojë. Ai është lider i mirë dhe diçka që ne nuk e kemi pasur te Arsenali më herë. Është ëndërr të luash me të”, – ka thënë Uallkot.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency