“Beteja më e gjatë në histori.” Basha nga Unaza e Re: Ky kriminalitet shtetëror, i frikshëm…

0
91

Protestës së sotme të banorëve të Unazës së Re i është bashkuar edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij, Basha e quajti protestën e tyre betejën më të gjatë në histori, ndërsa shtoi se ajo është frymëzim për betejën e nisur nga opozita.

“Betejën më të gjatë në histori. Për shenjtërinë e banesës, për shenjtërinë e ligjit e kushtetutës, por mbi të gjitha për rezistencën tuaj me të keqen që është shtrirë anë e mbanë Shqipërisë si shpresë për shkuljen e të keqes me rrënjë dhe për çlirimin e Tiranës e Shqipërisë”, u shpreh kreu i PD.

“Kanë vendosur xhepin para interesit të qytetarëve të thjeshtë mbi bukën e gojës e mijëra të tjerëve anë e mbanë vendit. Unaza e Re ka qenë dhe është frymëzimi për betejën tonë, është modeli i forcës së qytetarëve të bashkuar kundër një bande me pushtet dhe kundër një pushtetarësh hajdutë të bërë njësh me krimin”, shtoi Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here