Shkarkimet në KLD/ Ngrihet komisioni hetimor, pjesë edhe deputetët firmëtar

0
107

cefa-lelcaj1-320x211Mazhoranca miratoi dje ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nënkryetarit Elvis Çefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta bëri me dije se emrat e propozuar nga mazhoranca në përbërjen e Komisionit hetimor janë Besnik Bare, Spartak Braho, Taulant Balla, Ulsi Manja. Ndësa kryetar u caktua deputeti Armando Subashi. Në përbërjne e komisionit vihen re emra deputetësh që kanë qenë firmëtar të listës prej 39 anëtarësh që kanë firmosur për nisjen e këtyre procedurave. Të pyetur nga gazeta, përfaqësues ligjor të PS-së kanë thënë se prezenca e deputetëve edhe në përbërjen e komisionit hetimor vjen në kuadër të vërtetimit të akuzave të ngritura prej tyre.

Opozita nuk ishte ne pranishme në Kuvend për shkak të bojkotit parlamentar që ka vendosur ndaj mazhorancës, ndërsa pritet që komisioni të vijojë punën vetëm me emrat e shumicës. Më herët, Komisioni i Ligjeve miratoi projektvendimin për ngritjen e komisionit hetimor për dy anëtarët e KLD-së. Në përbërjen e tij komisioni do të ketë 9 anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, deklaroi se objekti i këtij komisioni do të jetë veprimtaria e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë që nga periudha kur ata janë emëruar nga Kuvendi në KLD. Në këtë mbledhje kanë qenë të pranishëm edhe dy anëtarët e KLD-së, të cilët kanë thënë se janë dakord me ngritjen e komsionit, paçka se e quajtën të paragjykuar politikisht nismën e anëtarëve të mazhorancës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency