Buxheti në Kuvend/ Si do t’i shlyhen borxhet biznesit, 350 mln deri në fund të vitit

0
140

Florenc Drizari

edii“Sot presim përfundimin e auditit ndërkombëtar të angazhuar sipas programit me FMN-në, rezultatet e të cilit do të na japin mundësinë që të marrim dritën jeshile”

Kryeministri Rama premtoi nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë shlyerjen e rreth 350 milionë dollarëve borxhe ndaj biznesit. Këto borxhe sipas Ramës janë akumuluar gjatë viteve të fundit dhe në emër të qeverisë që ai drejton, garantoi se bazuar në marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar,(FMN), kompanitë do të marri detyrimet e tyre. Kryeministri tha se aktualisht janë paguar 260 milionë dollarë, ndërsa theksoi se qeverisja aktuale nuk ka bërë diferencime për shkak të preferencave të saj.

“Sot presim përfundimin e auditit ndërkombëtarë të angazhuar sipas programit ne FMN-në, rezultatet e të cilit do të na japin mundësinë që të marrim dritën jeshile për ta çuar në 350 milionë dollarë pagesën e borxheve deri në fund të vitit. Të jeni të bindur që do t’ja dalim sepse nuk kemi se si të mos jemi të bindur pasi kushti është që auditi ndërkombëtarë të provojë se këto borxhe janë shlyer sipas rregullit të vendosur pa bërë shkallë preferenciale ku disa marrin borxhe e disa të tjerë presin sipas qejfit apo si pas oreksit të Ministrisë së Financave ose të qeverisë. Kjo ka sjellë që për herë të parë në historinë e qeverisjes të mos ketë preferenca politike dhe të mos ketë korrupsion qoftë në kthimin mbrapsht të parave të borxheve për kompanitë, qoftë për rimbursimin e tvsh që më në fund është një problem i zgjidhur për kompanitë dhe që është jashtë sistemit të korrupsionit”, – ka thënë Rama dje në Kuvend.

Gjatë diskutimeve në seancë plenare, mazhoranca votoi me 76 vota pro aktin normativ nr.1, datë 17.09.2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 185/2013 “Për buxhetin e vitit 2014”.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama theksoi se me rishikimin që i bëhet buxhetit 2014 qeveria do ti kushtojë rëndësi të gjitha strukturave shtetërore, në rend, projekte dixhitale nëpër shkolla, rrugë.

“Janë 32 milionë dollarë që janë as më shumë e as më pak se përtej objektivit të vendosur me FMN, që qysh këtë vit të krijojmë mundësi të ulim deficitin dhe borxhin publik. Hedhim vështrim nga e ardhmja pa pasur të akumuluar borxhet e të varfërve. Janë 152 milionë dollarë që shkojnë për investime të mbetura rrugëve për të vazhduar mbushjen e gjithë gropave nga Valbona deri në Kardhiq . Sot, votojmë financimin për të kaluar nga librat e tablateve dixhitale”,- u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, akti normativ, sipas Ramës, do të jap mundësi promovimi të mëtejshëm të mirëqenies së komuniteteve fetare. “Siç është fondi për komunitetin Mysliman për ndërtimin e Xhamisë së re apo dhe për ndërtimin e kryegjyshatës së Bektashinjve. Do kemi një xhami pa pallat, dhe jo në pallat pa xhami. Ky është ndryshimi i këtij projekti. Dhe do vendosim një fond për shpronësimin për interes publik. Po ashtu është me fortë rendësi që të thuhet dhe atyre që ‘legalizimet nuk janë falas’. Kjo pasi procesi i legalizimeve të ishte jo-falas ne do na duheshin 10 miliardë dollar, dhe ti vinim për kompensimin e pronarë. Ne fakt ne nuk e bëmë këtë, pasi me gjithë ecurinë pozitive të të ardhurave, nga doganat, tatimet, do kishim mundësi të zëvendësonim këto 1 miliardë që do merrnim nga njerëzit. Partia e madhe e pronave, sëbashku me atë partinë e vogël të pronave, në 2009-ën, kanë vënë në dispozicion 12.5 milionë dollarë, ne në vitin e parë dhe pas një buxheti krize vëmë në dispozicion 1.3 milionë dollarë për pronat. 3 milionët e para do kenë në plan 200 vetë”, – tha Rama.

 

Cani: Ekonomia shqiptare po tregon shenja përmirësimi

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani gjatë fjalës që mbajti në Kuvend me rastin e diskutimit të aktit normativ për ndryshimet në buxhet, tha se ekonomia shqiptare po jep shenjë pozitive krahasuar me vitet e mëparshme. “Ne jemi optimistë se situata e përgjithshme po ndryshon. Po shohim një ekonomi shqiptare që ka nisur të japë shenjat e gjallërimit, ndërsa rritja ekonomike ka filluar reagimin pozitiv me përshpejtimin nga tremujori në tremujor. 3.2 miliardë lekë ose 32 milion dollarë më shumë të ardhura se programi fillestar, ndërkohë që vetëm si 8-mujor të ardhurat e buxhetit 2014 janë 260 milion dollarë më shumë se të ardhurat e realizuara krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar, duke shënuar një diferencë shumë të ndjeshme”, – u shpreh ministri Cani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency