Persona të maskuar, vendosin eksploziv derës për të hyrë në bankë…

0
140

Në mëngjesin e kësaj të diele katër persona të maskuar kanë tentuar të plaçkisin filialin e bankës TEB në Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se sot rreth orës 3:45, të dyshuarit përdorën eksploziv për të thyer derën hyrëse të bankës.

Ai ka bërë të ditur që sipas informatave nga TEB, të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin asgjë nga banka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here