Si ndikon fitoterapia në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë

0
148

fitoterapia

Është dirigjenti i orkestrës së organizmit tonë. Përveç kësaj është dhe kontrolluesi i parë i gjithçkaje që tresim. Ekzaminon substancat e ndryshme të ardhura, i ripërpunon dhe i fut si energji në gjak. Sintetizon gjithashtu edhe molekulat kryesore si hormonet dhe vitaminat. Ndodh fatkeqësisht që ne e “ofendojmë” vazhdimisht me një ushqyerje jo të rregullt, ku mbizotërojnë ushqime të rënda, me yndyrë, të skuqura me vaj jocilësor, me pije alkoolike e medikamente, të cilat edhe pse në kohët e sotme i vijnë në ndihmë shëndetit tonë, në rast abuzimesh, ndikojnë në keqfunksionimin e mëlçisë. Sa herë që në organizmin tonë fusim alkool, duhan apo barna, do të na duhet të pyesim mëlçinë se si ndihet ajo. Sido që të jetë sëmundja hepatike, ushqyerja duhet të jetë korrekte dhe e pasur me produkte që nuk rëndojnë punën e qelizës hepatike. Ushqime që duhen preferuar: më të mirat janë zierja apo zierja në avull. Sa më shumë ananas, dardha, kumbulla, fruta pylli, pjepër, carangth, angjinare, groshë, kos, peshq pa yndyrë. Ushqime që duhen kufizuar: alkooli në të gjitha format e tij, ushqime shumë të përpunuara, produkte me yndyre, pjekjet në hell. Sëmundjet e mëlçisë janë të shumta, për secilën prej tyre fitoterapia mund të vijë në ndihmë.

 

Hepatitet
Janë patologji të shkaktuara nga viruset A, B, C, D ose nga fenomene intoksikuese. Në fazën akute të sëmundjes, është e pakët ndihma e bimëve, por nëse hepatiti është drejt rrugës së shërimit, ato ndihmojnë në përshpejtimin dhe përmirësimin e saj:

– gjethe angjinare, lule rozmarine: në një litër ujë zieni për 10 minuta 5 gram fara carangthi, 5 gram gjethe të thara angjinare dhe 10 gram lule rozmarine. Piheni gjatë ditës.
në një litër ujë zieni 10 gramë rrënjë lëpjete, 20 gramë gjethe ribes (rrush frëngu). Lërini të ziejnë për 8 minuta. Pihet gjatë ditës.

Steatozë hepatike (mëlçia e mbushur me yndyrë)
në një litër e gjysmë ujë zieni 20 gramë rrënjë të thata tarasaku dhe 10 gramë rrënjë të thatë carangthi. Lërini të ziejnë për njëzet minuta. Piheni në çdo moment të ditës.

Litiazë e kolecistit: 
në dy litra ujë zieni për 20 minuta 10 gramë rrënjë të freskëta rrodheje dhe 20 gramë rrushqe trëndafili të egër. Pihet gjatë ditës

 

 

Mposhteni stresin me ushqim

 

Stresi nënkupton veprimin e befasishëm të faktorëve psiko-socialë, të cilët në mënyrë të shpejtë çrregullojnë baraspeshën psikike, biologjike dhe sociale, ndërsa reagimi në situata të stresit është individual për secilin. Për këtë arsye, për të parandaluar në mënyrë të suksesshme dhe për të pasur një veprim terapeutik mbi pasojat e padëshirueshme të stresit, është e domosdoshme që të llogariten karakteristikat individuale të secilit (eksperienca jetësore, personaliteti, predispozita gjenetike, motivimi aktual dhe ndikimet e mëparshme të stresit) në aspektin biologjik dhe psikik, për të diagnostikuar stresin nëse ka prejardhje biologjike apo mentale. Njëra nga ndërhyrjet më të thjeshta, por më efikase, në kontrollimin e stresit është ndryshimi i mënyrës së jetesës të bazuar në ushqimin e shëndetshëm, relaksimin dhe ushtrimet fizike. Thelbi i ushqyerjes së shëndetshme qëndron në kualitetin e ushqimit dhe në baraspeshën ndërmjet ushqimit të marrë dhe energjisë së harxhuar. Ushqimi ka rëndësi të dyfishtë në lidhje me kontrollimin e stresit. E para, ajo çka hamë dhe si e hamë ndikon në shëndetin tonë të përgjithshëm dhe luan një rol të veçantë në kontrollimin e stresit. E dyta, disa ushqime provokojnë reaksionin e stresit dhe në mënyrë akumuluese ndikon në stresuesit tjerë. Nga kjo kuptojmë se është e nevojshme baraspesha ushqyese, e cila përbëhet nga 30-35% yndyra, 15-20% proteina, 50% karbohidrate (në këtë grup duhet të ketë më pak se 10% sheqer të zakonshëm). Rekomandimet konkrete sa i përket ushqyerjes:

– ushqimi natyral, që është mjaft i preferuar,
– konsumimi i sasisë së nevojshme fijeve dietale (celulozë, pektina etj., rreth 50 g në ditë),
– zvogëlimin e konsumimit të ushqimit i cili përmban kolesterol (pra zëvendësimi i yndyrave me prejardhje shtazore me ato me prejardhje bimore),
– konsumimi adekuat i lëngjeve (më shumë se një litër në ditë),
– zvogëlim i përdorimit të kripës dhe sheqerit,
– zvogëlim i konsumimit të produkteve që nxisin stres (kafeinës dhe çokollatës),
– marrja e vazhdueshme e vitaminave dhe mineraleve,
– caktimi i baraspeshës ndërmjet kalorive,
– ngrënia e rregullt dhe më e paktë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency