Lypëse në rrugë, kurse në llogarinë bankare…

0
198

Autoritetet libaneze janë shokuar kur zbuluan se një lypëse kishte një pasuri të konsiderueshme në bankë. Fatima Othman 52 vjeç, u gjet e vdekur në një makinë të braktisur, dyshohet për shkak të atakut kardiak.

Pranë saj policia gjeti dy çanta me 3300 Dollarë cash. 52-vjeçarja në Liban u bë e njohur disa kohë më parë, pasi në internet u shpërnda një foto ku një ushtar i jepte ujë. Autoritetet libaneze u surprizuan gjithashtu kur kontrolluan llogarinë e saj bankare.

U zbulua se lypësja kishte kursyer 1.1 milionë Dollarë. Policia gjeti librezën e saj të kursimeve në një bankë lokale, çka e shtyu që të shkonte të verifikonte.

Pasuria që ajo kishte grumbulluar iu dha familjes së saj, që jeton në qytetin Ain Al-Zahab në veri të vendit. Fatima Othman lypte në rrugë pasi nuk mund të përdorte duart dhe këmbët për shkak se ishte gjymtuar gjatë Luftës Civile Libaneze

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here