Hakmarrja e adoleshentes/ E përndiqte ish-i dashuri, e rreh bashkë me tre djem

0
167

dhune-djem-rrembimNjë vajzë e moshës 18-vjeçare nga Rrësheni po ndiqet penalisht, pas denoncimit të bërë ndaj saj nga një i ri. Xhilda T., 18vjeçe, banuese në Rrëshen, po procedohet penalisht, pasi dyshohet se në bashkëpunim më tre djem të tjerë të paidentifikuar kanë goditur në kokë dhe trup për motive të dobëta me sende të forta një djalë me iniciale I. B., banues në Kodër-Rrëshen. Pas dëmtimeve të pësuara, i riu bëri denoncimin në polici, duke thënë se ish-e dashura e ndihmuar nga tre të tjerë e kishin dhunuar. Burime zyrtare nga policia lokale thanë se 18-vjeçarja kishte qenë e lidhur deri para një viti me I. B., por pas ndarjes ky i fundit e përndiqte, duke i telefonuar dhe duke i dalë vazhdimisht përpara. E reja e ndihmuar nga tre bashkëpunëtorët e tjerë, të cilët nuk pranoi t’i tregonte kush ishin, i ngriti një kurth ish-të dashurit për t’u hakmarrë dhe në vendin e takimit, e ndihmuar nga tre djemtë e tjerë, nisën ta qëllonin, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Nuk dihen ende se cilët janë tre bashkëpunëtorët e së resë, ndërsa nga ana e policisë vijojë ende hetimet për veprën penale “Plagosje me dashje” e kryer në bashkëpunim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency