Asambleja e “shenjtorëve” të plakur

0
51

Pas 12 vitesh në pushtet, të vjetër, oh sa të vjetër, në gjithçka, të njëjtat rradake vërtiten sa në një karrige në një tjeter, të njëjtat fjalë e kumte të zvargura, të njëjtat buzeqeshje fajtorësh, e njëjta fuqi infektuese banaliteti, e njëjta paturpësi, gjysma në burg e gjysma tjetër nisur për atje, mazhoranca që tek skandalet gjen fillin për tu ringritur si Anteu u mblodh me be e sefte në plazhin në Gjiun e Lalëzit në këtë behar. Bekuar qoftë deti i gjërë, na lan mëkatet thanë njëzëri, na heq ndezullinë dhe roshkun, na bën terbiet.

Vaj e kremera me vete për lëkurën që as skuqet as zverdhet, e regjur shollë nga makuëria u duken atij bregu. Burra e gra njëzëri bërtiten, urraa urraaa! Bereqet, bereqet jemi në selamet.

Me gjuhën mushk si arra të pathyera në gojë vikasin “ne jemi punë mbaruar”, “ ne jemi punë kryer”, “nuk jemi më të mirët po më të mirë nuk ka”, “ ne jemi krenarë” ,” ne jemi misionarë” hypur mbi gomar, këta lejfenë krijues të gjuhes së re, përvetësues të së mires, të se bukurës, të së drejtes, pa idealizmin ideologjik të kinezit të ngratë ju ngerdheshen shqiptarëve të hutuar në labirinthet e bashkohësisë.

Na u plak Kryeministri dhe ministrat para syve. Zëri i tyre si i mizave në zheg të njëjten kënaqësi shperndan.

Rraqe që ironia e fatit na i la nëpër këmbë grumbulluar mbi një karro me goma të shfryra e tërhequr nga “Skënderbeu” i vetmuar dhe lodhur përserituri të njëjtat qyfyre.

Surratqerepet, kodoshet, zullapet qafëtrashë qytetarve u marrin paratë, dhe kanë dorë të rëndë, i klasifikojnë në parcela patronazhimi, i rrejnë, i kërcënojnë në një kapje kapilare të shtetit dhe institucioneve, ndaj edhe shpallen “rrmimin” e Opozitës. Pastaj i shohin vënger drejt e në sy tek ju thonë, ne jemi moderniteti, lezeti e shërbeti.

Ne e duam pushtetin t’ju bëjmë mirë ju more laneter që po na lodhni e plakni u thonë, se duam për vete se ne jemi religjiozë, idealistë, progresistë, si ju shkon mendja të na e hiqni ë?! Haramsez!

Me rroskop njëri se tjetri në ide. Me guximtar njëri se tjetri në servilizëm.

Gojërrumbull e fytyrë kungull asambleisti vigjelon, merr sheënim, raporton dhe urdhëron.

Po, në mesditë asambleja u mblodh!

Dielli i buzeqeshjes se tyre misionare ra mbi ne. Si kryetarë koperativash në vitin 1991, por mbuluar me rroba firmato, Idealistë të kauzave të medha gromesijnë me duhem e taft mbi tavën e boshatisur pasi kanë ndarë llokmat !

Me gjuhë kauçuku, me muskuj teneqeje, me barkun lastik karvani i “shenjtorve” brohoret “përjetësi”, “përjetësi” prina o Mesi!

Në një libër të shenjtë thuhet: “mallkuar qoftë e tepërta” ! Ja keni mërzitur dheut more qerratenj.

Biologjinë e keni kundër, shoket në qeli pa duhan, moralin publik po, kohën po aq, zullumet gjerdan në qafë ju kërrusin, shqiptarët gjithnjë e më shumë!

“Dërrmimin” e Opozitës e patë më 20 Shkurt, do e shihni çdo ditë deri pranverën tjetër kur të filloni procedurat për azil a lutjet për avokat.

Nuk do ju mjaftojnë pleudaritë e qashtra të Mamicës për t’ju justifikuar, ajo do jetë e zënë për të mbrojtur Skenderbenë e pafan si dhe duke bërë pako me Kryqin e Kuq për shokët në hapsana e kurbet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here