Nga Enver Robelli
Çka kërkon Alexander Sorosi në takimin e të ashtuquajturit “Ballkani i hapur” në Ohër? Me çfarë mandati merr pjesë ai në këso takimesh?
Ai nuk përfaqëson askënd tjetër përveç interesave të tij dhe të fondacionit të tij, të cilat, në fund të fundit, janë interesa të tij.
Nuk përfaqëson zyrtarisht ndonjë qeveri.
Nuk është politikan i zgjedhur.
Nuk ka mandat zyrtar nga qeveria amerikane për të futur hundët në politikat e shteteve të Ballkanit.
Askush nuk i ka dhënë mandat zyrtar në rajon për të qenë ndërmjetësues apo shtytës agjendash për interesa të autokratëve të rajonit.
Gjithsesi në të kaluarën Fondacioni Soros mund të ketë përkrahur ndonjë nismë të mbarë në sektorin civil, por përzierja në politikën aktive në Ballkan prej vitesh e bën Alexander Sorosin një protagonist të dëmshëm.