“Aleko Prodani” mban komedinë në Korçë

0
188

komedia Nga dje, 12 trupa teatri nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do jenë në ditët maratonë të Festivalit Mbarëshqiptar të Komedisë në Korçë në nderim të emrit të humorit “Aleko Prodani. Në teatrin “Andon Zako Çajupi” festivali që shkon deri më datë 21, do ketë në fokus regjinë skenike si dhe protagonizmin artistik të një zhanri që njeh fillimet qysh shekullin e kaluar në Shqipëri. Jo rastësisht takimi bën bashkë emrin e njohur në homazh, dhe qytetin që ka si asi nën mëngë traditën e komedisë

 Nga dje, 12 trupa teatri nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do jenë në ditët maratonë të Festivalit Mbarëshqiptar të Komedisë në Korçë në nderim të emrit të humorit “Aleko Prodani.

Në teatrin “Andon Zako Çajupi” festivali që shkon deri më datë 21, do ketë në fokus regjinë skenike si dhe protagonizmin artistik të një zhanri që njeh fillimet qysh shekullin e kaluar në Shqipëri. Jo rastësisht takimi bën bashkë emrin e njohur në homazh, dhe qytetin që ka si asi nën mëngë traditën e komedisë, edhe më herët seç e kanë mbajtur klishetë e socrealizmit. Në këtë kontekst drejtorja artistike e festivalit, aktorja e njohur, Zamira Kita jo vetëm mban idenë e nismën, por e kërkon vëmendjen bashkëqytetare për të kaluar nga periferia në traditën teatrore.

Ky festival do të sjellë në konkurrim 12 trupa teatrore shqiptare jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Maqedonia dhe Kosova. Do të jetë një javë e larmishme kulturore e festive në qytet. Një juri profesionistësh do të vlerësojë shfaqjet, regjisorët dhe aktorët, ndërsa të gjitha çmimet e festivalit që pritet të zhvillohet në skenën e teatrit të Korçës do të mbajnë emrin e aktorit të njohur të teatrit dhe humorit Aleko Prodani. Festivali është një ngjarje e rëndësishme për jetën artistike, por dua t’ju kujtoj se qyteti i Korçës e ka në traditë festivalin, kështu festivali i teatrit “Ballkan 2000” ka startuar para disa vitesh në Korçë. Festivali i komedisë mban emrin “KoKo Fest”, sepse përfshin Korçën dhe komedinë”, ka thënë Kita për mediat. Në këtë edicion të parë që mbahet me emrin e Aleko Prodanit, pritet të ndahen një numër i madh çmimesh, që nuk dihet nga përvojat nëse do mbajë traditën apo do krijojë rrathë privilegjesh artistike, si model për fat të keq të ngulitur në trojet tona, shqiptare. Megjithatë, Kita ka shprehur entuziasmin se me emrin e humorit ikonë korçar do të nderohen trupat më të mira teatrore, ku pritet të jepen rreth nëntë çmime.

Çmimet e festivalit do të jenë shfaqja më e mirë, regjisori më i mirë, aktori më i mirë, aktorja më e mirë, etj. Juria që do të bëjë vlerësimin përbëhet nga emra të njohur të teatrit, Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo, Altin Basha, Rafet Abazi dhe Eftjola Laçka. Shfaqjet që do të konkurrojnë janë: teatri i Korçës me regjinë e Ilir Bokshit, “Një kafkë në Konemara” e autorit Martin McDonagh. Kjo vepër që është dhe premiera e parë për teatrin e Korçës vjen nën interpretimin e aktorëve Marin Orhanasi, Ylber Bardhi, Zamira Kita dhe Sotiraq Bratko. Shfaqje të tjera që do të konkurrojnë në festival janë nga teatro të Shkodrës, Fierit, Gjilanit, Tiranës, etj. “Kolonel Zogu”, “Pse nuk rri për mëngjes”, “Mjalti i hidhur”, “Parfumeria”, “Eldorado”, “Nënat dhe bijat”, “Gjymtimi”, “Harroje dashurinë”, etj.

Kur vjen puna te zërat financiarë, Zamira Kita ndalet për të treguar sakrificën e këtij rasti, se në të tilla evente buxheti mbetet problematik për teatrin.

Nuk është hera e parë që nga Korça kjo aktore ngre zërin për të tërhequr vëmendjen në këto zona ku pak preken nga “pushtetet” dhe politika, por që ndjehet shpërfillja më e madhe, ndërsa krahasimisht niveli nuk pëson ndonjë ndryshim të madh. Së fundi e ka treguar teatri i këtij qyteti se “sfidon” dhe pjesën naïve të socrealizmit në kryeqytet, qoftë dhe në shenjë modeste.

Re.Ku

 

Saimir Pirgu me “Rigoletto” në Royal Opera House

Më 12 shtator, Rigoletto sjell premierë tragjiken e Dukës së Mantovas, Gildës e Rigoletos në Royal Opera, nën performancën fantastike të aktorëve e këngëtarëve, mes tyre edhe tenori shqiptar Saimir Pirgu. Ai vjen në një prej tri roleve kryesore në këtë tragjedi, ndërsa ka postuar edhe një fotografi në Facebook ku tregon për entuziasmin e këtij roli dhe kësaj premiere.

Ajo është një nga operat më potente të Verdit. Një libreto italiane e bazuar në dramën e Hygosë, sivjet prapë vjen në një performancë në Royal Opera House në Londër.

Më 12 shtator, Rigoletto sjell premierë tragjiken e Dukës së Mantovas, Gildës e Rigoletos në Royal Opera, nën performancën fantastike të aktorëve e këngëtarëve, mes tyre edhe tenori shqiptar Saimir Pirgu. Ai vjen në një prej tri roleve kryesore në këtë tragjedi, ndërsa ka postuar edhe një fotografi në Facebook ku tregon për entuziasmin e këtij roli dhe kësaj premiere.

Pas shfaqjes së parë, Rigoletto vazhdon me performanca përgjatë shtatorit e deri me datë 6 tetor, në performancën e fundit. Saimir Pirgu, lindur më 1981 në Elbasan, nisi shumë i ri studimet në muzikë duke u diplomuar në violinë në qytetin e tij të lindjes e më pas për kanto në konservatorin “Claudio Monteverdi” të Bolzanos në Itali. Debutimi i tij i parë amerikan u bë në muajin shtator të vitit 2008, në Los Angeles Opera, roli i Rinuçio-s tek “Gianni Schiçhi”, nën drejtimin e regjisorit te famshem Woody Allen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency