Çfarë është psikometria?

psikometriaNë dimrin e ftohtë të vitit 1921, pjesëtarët e Institutit të Metafizikës në Paris u mblodhën për të vënë në provë një mendjemprehtë. Dikush kishte shpërndarë një letër, e cila duke kaluar dorë më dorë mes të pranishmëve do të duhej të përfundonte në duart e atij, që do të sinjalizonte për përmbajtjen e saj. Kur një prej anëtarëve, shkrimtari Pascal Forthunny kishte shtrënguar zarfin në duar, kishte thirrur menjëherë: “E vështirë të shpikësh diçka që nuk i përket absolutisht asnjërit prej nesh”. Pas kësaj, duke mbyllur sytë, kish thënë: “Ah, po; shoh një krim, një vrasës…” Në fund të xhiros, njeriu që kishte shpërndarë letrën zyrtare kishte deklaruar: “Zotërinj, bëhet fjalë për një letër të shkruajtur nga Henry Landru”. Ky ishte një “Mjekërrblu”, për momentin në burg I akuzuar se kishte eleminuar plot njëmbëdhjetë femra. Forthunny kish zbuluar në mënyrë të papritur se kish një dhunti psikike që studiuesit e quajnë psikometri, ose aftësinë e rindërtimit të “historisë” së një objekti thjeshtë, duke e mbajtur në duar. Sipas studiuesit që shpiku këtë neologjizëm – një mjek amerikan që quhej Joseph Rodes Buchanan – bëhet fjalë për një dhunti që në fakt e posedojmë të gjithë, vetëm se shumica prej nesh nuk e kuptojmë dhe nuk bëhemi të vetëdijshëm se e kemi në dispozicion. Buchanan – Profesor i Mjekësisë në Kentucky – filloi të dyshojë për ekzistencën e saj që në vitin 1841. Në atë vit kishte njohur një prelat me emrin Leonidas Polk, i cili i kish rrëfyer se ishte në gjendje që të njihte tunxhin- edhe në errësirë të plotë – që në momentin që në gojë i vinte një shije e caktuar. Buchanan, i cili ndërkohë kish nisur të interesohej për frenologjinë – ajo shkencë që pretendon të përcaktojë karakterin e personit, duke vlerësuar aspektet e pamjes dhe formës së kafkës – mbeti shumë i tërhequr nga Polk dhe kish premtuar se do të thellonte dijen dhe studimin, duke e konsideruar një subjekt “frenologjik” shumë interesant. Më pas kishte menduar që të eksperimentonte me nxënësit e tij. Pasi kish paketuar disa kampionë metalesh me letër të trashë, i kish lënë të vlerësoheshin prej nxënësve, duke zbuluar për kënaqësinë e tij se shumë prej tyre nuk lodheshin shumë për të njohur tunxhin, hekurin, plumbin e kështu me radhë, thjeshtë, duke vendosur duart mbi pakot ku ndodheshin metalet.

 

Situata

E njëjta gjë ndodhte me substanca të tilla si kripa, sheqeri, piperi dhe açetoni. Sipas Buchanan, përgjigja duhej gjetur në praninë e një grupi nervash tek mollëzat e gishtërinjve të duarve, të cilët mundësonin dallimin e llojeve të ndryshëm të metalit, në po të njëjtën mënyrë siç kjo gjë ndodh kur vendos sipër tyre majën e gjuhës.Më tej, kjo ide dukej e konfirmuar nga vëzhgimi që, kur subjekti vepronte me duar të djersitura, aftësia e tij fitonte avantazh, në bazë të parimit që një lëkure e djersitur përcjell dhe transmeton më mirë se sa një lëkurë e thatë. Por, hipoteza kish nisur të konkretizohej kur një prej studentëve të tij me më shumë dhunti – një farë Charles Imman – arrinte që të deshifronte jo vetëm atë që ishte e shkruajtur në një letër tëvulosur, por edhe të nxirrte tiparet e karakterit të letërshkruesit. Për Buchanan, kjo ishte e mundur gjithmonë falë aureolës së nervave që, ai që kish shkruajtur letrën i linte mbi të. Inman, jashtëzakonisht shumë i ndjeshëm, arrite që të kapte këtë gjurmë përmes aureolës së  nervave të tij dhe në këtë mënyrë të sintonizohej me atë që dukej e pakapshme. Shkurt, Inman arrinte kaq mirë, sepse posedonte një ndjeshmëri jashtë të zakonshmes, pak a shumë si ndodh me qentë e gjahut – nuhatja e të cilëve zhvillohet jashtë normales. Por, edhe njëherë teoria kish marrë zhvillim kur Inman demonstroi se mund të kish të njëjtën performance edhe me fotografi, të cilat ishin të mbyllura në zarfa të vulosur. Edhe përpara kësaj prove, Buchanan kishte mbrojtur teorinë e tij: fotografia kish qenë në kontakt me subjektin dhe aureolën e tij, duke ndezur kështu reagimin e psikometrit të ndjeshëm. Profesorit iu desh që të tërhiqej kur zbuloi që, edhe pamjet anonime të marra nga ëat bënin të njëjtën funksion. Kur një gjeolog i Universitetit të Bostonit, profesor Ëilliam Denton kish lexuar studimet fillestare mbi psikometrinë – kujtojmë që kjo fjalë përkthehet “madhësia e shpirtit” – të kryer nga Buchanan, kish mbetur i magjepsur dhe kish vendosur që të eksperimentonte edhe vetë. Në shtëpi, Denton kishte një subjekt ideal, motrën e tij Anne “shumë të ndjeshme”, e cila demonstroi dhunti psikometrike dhe më të mëdha se sa ato të inman, dhe gjithashtu bashkëshortja e tij jepte shenja aftësish të dukshme. Zonja jo vetëm ishte në gjendje që të përshkruante dërguesin e një letre, por edhe të përshkruante profilin fizik të tij dhe të ambientit ku jetonte. Që këtu, Denton kish bërë një hap përpara. Nëse një medium i ndjeshëm dhe në gjendje të kapte impresionet në një letër, përse të mos imagjinohej që edhe një shkëmb të jetë “impresionuar” nga ajo që i ka ndodhur rreth e rrotull, nëse mbahet parasysh se procesi i tij i absorbimit ndodh për vite të tërë? Kështu, duke filluar nga viti 1853, filloi të testojë subjektet, duke u dhënë atyre kampionë gjeologjikë dhe arkeologjikë “duke zbuluar, për kënaqësinë time të madhe, se pa patur asnjë kontakt të mëparshëm me kampionët dhe pa i parë kurrë më parë ata, disa subjekte ishin në gjendje të përshkruanin historinë, sikur kjo të ishte duke u kaluar para syve në një ekran të madh, në një panoramë të plotë”. Një ditë i kish dhënë Anne një copë llave vullkanike që vinte nga Ishujt Hauai dhe vajza kishte përshkruar në çast “një oqean zjarri që dilte nga një hon, duke provokuar shkëputje gjigande”. Gjithashtu, ajo kishte përshkruar edhe praninë e disa anijeve. Duke kryer një studim të kujdesshëm, Denton kish arritur të mësonte se pikërisht gjatë atij shpërthimi, që kish ndodhur në 1840, në detet e Hauait kish qenë e pranishme një flotë amerikane. Ndërsa, një fragment kocke i mbështjellë në një copë gëlqere kishte provokuar përshkrimet mbresëlënës të një kafshe parahistorike, një plazhi shumë të lashtë me dinosaurë. Një copë qeramike indiane kishte sjellë vizionin e tribuve lëkurëkuqe. Një cifël meteorike, kish sjellë imazhin e hapësirës së pafundme, me yjet e përshkruar si shumë të afërt dhe shumë të mëdhenj.  Një copë gur me origjinë nga kaskadat e Niagarës kish sjellë imazhet e një rryme të fuqishme; ndërkohë që një fragment stalaktidi kish sjellë imazhet e një shpelle me maja shkëmbinjsh. Për të qenë i sigurtë që subjektet e eksperimenteve nuk merrnin spunto frymëzimi fantazie, duke pare kampionët mbi të cilët duhej të shpreheshin, Denton i paketonte në mënyrë që t’i bënte absolutisht të padeshifrueshëm.

 

Vëzhgim

Një tjetër vëzhgim i rëndësishëm konsistonte në faktin që kur, ndoshta edhe me një distance muajsh, prezantonte në vëzhgim një kampion që tashmë ishte testuar, përgjigja ishte gjithnjë e njëjtë, domethënë përkonte me atë që ish dhënë një herë kohë më parë, ndonëse ndonjëherë përshkrimi ishte disi i ndryshëm. Gjatë njërit prej shumë eksperimenteve të tillë, Denton i kish treguar bashkëshortes një fragment të një mozaiku që vinte nga një vilë romake, që i kish përkitur Ciceronit. Gruaja kish nisur menjëherë të përshkruante vilën, por edhe reshta me ushtarë që dukej se ishin nën urdhërat e të zotit të shtëpisë, një njeri i bëshëm që dukej se ishte komandant i tyre. Gjatë këtij eksperimenti, Denton nuk kish mundur të fshihte zhgënjimin, edhe pse është përcjellë në breza se Ciceroni ishte I vogël. Pra, eksperimenti nuk kish qenë tërësisht i suksesshëm. Disa kohë më vonë, kur Denton po shkruante librin e tij thelbësor mbi psikometrinë, kish mësuar se vila në fjalë i kish përkitur edhe diktatorit Silla, një personazh që i përshtatej përsosmërisht përshkrmit që kish bërë bashkëshortja pak kohë më parë. Një tjetër eksperiment mbresëlënës kish qenë ai i leximit të një guri vullkanik që vinte nga shpellat e Pompeit. Zonja Denton nuk kish idenë se për çfarë bëhej fjalë, dhe nuk kish mundur as ta shihte kampionin. Por, menjëherë kish patur vizionin e një shpërthimi vullkanik dhe pikërisht atë të Vezuvit që kish shkatërruar Pompein. Edhe Sherman, djali i Denton kish patur të njëjtin vizion, të pasuruar me shumë detaje arkeologjikë – si përshembull një anije “me një mjelmë” – që më vonë u zbuluan si të pranueshëm historikisht. Pas shumë suksesesh, Denton ishte tashmë shumë i kënaqur: Buchanan dhe ai kishin zbuluar një aftësi të re njerëzore, një lloj “teleskopi për të parë të kaluarën” që do t’i kish mundësuar njeriun modern të penetronte në të kaluarën, duke rikrijuar skenarët e mëdhnj të historisë. Sepse, duke I qëndruar teorisë së tij, çdo gjë që ndodhte në botë mund të ruhej gjithmonë në një lloj “kinoëe”. Por, përtej sigurisë së pamohueshme që dhuntia e psikometrisë ofronte, Deton nuk arriti të kuptojë që, po kështu, kjo dhunti mund edhe të sillte shmangje apo gënjime. Libri i tij i tretë mbi këtë argument, “Shpirti i gjërave” i vitit 1888 përmban përshkrime të vizioneve të disa planetëve që duken, për të thënë më të paktën, të ekzagjeruar. Në Venus, për shembull, rriten pemë dhe kërpudha gjigande apo kafshë monstruoze, që as edhe fantazisti Hieronymus Bosch nuk do të kish mundur t’i imagjinonte. Marsi ka një temperaturë gjithmonë verore (në realitet, në fakt duket se nuk bën shumë ftohtë) dhe është i populluar nga qenie njerëzore me katër gishtërinj, sy bojëqiell dhe flokë të verdhë. Edhe në Jupiter jetojnë qenie me sy bojëqiell dhe flokë të gjatë, që janë në gjendje të lëkunden lehtësisht në ajër si tollumbace. Me sa duket sherma, djali i Denton, prej të cilit burojnë pjesa më e madhe e këtyre përshkrimeve, duhej të kish të zhvilluar atë që Jungu e quan “imagjinata aktive”, duke mos arritur më të bëjë dallimin mes asaj që kjo imagjinatë i sugjeronte dhe imazheve që buronin prej aftësive të tij psikometrike. Ajo që lë më shumë mbresa se çdo gjë tjetër tek lexuesi modern qëndron në prerjen e tyre të pamohueshme shkencore, një gjë kjo që impresionoi shumë edhe bashkëkohësit e tyre. Por, për fatin e tyre të keq, momenti historik në të cilin eksperimentuan me psikometrinë përkoi me atë të lindjes dhe kulmit të spiritizmit, që u përhap me shpejtësi në Amerikë dhe Europë. I lindur zyrtarisht me rastin e motrave Cox, aty rreth fundit të 1840, brenda dy dekadash spiritizmi kishte pushtuar miliona njerëz. Shkenca u gjend krejt e papërgatitur, duke u hedhur në kundërsulm me akuza të dhunshme mashtrimesh dhe iluzionesh të përgjithësuar. Për këtë arsye, çdo gjë që në atë kohë kish të bënte me “të mbinatyrshmen” u bë objekt kritike dhe skepticizmi dhe studiues si Buchanan dhe Denton, seriozë e të motivuar, nuk u morën asnjëherë në konsideratë sado vlerë që kishin realisht. Denton vdiq në 1883 dhe Buchanan në 1900, krejt të harruar e në anonimat. Eksperimentet e mëvonshëm në psikometri u kryen në vitet tetëdhjetë të shekullit XIX nga doctor Gustav Pagenstecher, një gjerman i transferuar në qytetin e Meksikos, i deklaruar një materialist I bindur. Pak vite pas fundit të Luftës së Parë, Pagenstecher po trajtonte përmes hipnozës rastin e një pacienteje që vuante nga pagjumësia, zonja Maria Reyes de Zieroid.

 

Kërko