Bajrush Mjaku merr çmimin kryesor në “Risto Shishkov”

0
145

bajrush mjakuJuria e festivalit ka arsyetuar çmimin në faktin se loja e Mjakut në skenë tejkalon pritjet e secilit, ka një kapacitet aktorial për tu marrë lakmi dhe se reputacioni i tij në Evropë veç sa shkon e konfirmohet. Për rolin e Stokman në “Armiku i Popullit”, aktori Bajrush Mjaku ka marrë Medalionin e Arit me imazhin e Risto Shishkov dhe çmimin prej 1500 eurosh në festivalin e teatrove në Strumicë, i cili përfundoi të premten në mbrëmje.

“Armiku i Popullit” vjen me tekst të Ibsen dhe me regji të Dino Mustafiq. Juria e festivalit ka arsyetuar çmimin në faktin se loja e Mjakut në skenë tejkalon pritjet e secilit, ka një kapacitet aktorial për tu marrë lakmi dhe se reputacioni i tij në Evropë veç sa shkon e konfirmohet.

Bajrush Mjaku merr pjesë në këtë festival që nga viti 2002 dhe shumë herë ishte gati të fitonte çmimin kryesor të festivalit, të cilin e bëri vetëm këtë vit. “Edhe pse në karrierën time kam marrë edhe çmime të tjera, për mua të marrësh çmimin “Risto Shishkov” është nderë i madh. Mua më pëlqen skena dhe teatri dhe mendoj se mësuesit e mi kanë ditur të edukojnë brenda meje këtë dashuri” thotë Mjaku pas marrjes së çmimit. Shfaqja “Armiku i Popullit” deri më tashti është shfaqur në Prishtinë, Shkup, Tiranë, Sarajevë e Bullgari. Aktorja Ilire Vinca, e përfshirë me rol në këtë shfaqje ka thënë për KultPlus se kjo shfaqje në vitin e ardhshëm do të shfaqet edhe në Oslo.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency