Ronaldo i tregon gishtin Di Maria-s

0
122

ronaldo di mariaCristiano Ronaldos, “Topi i Artë 2013” dhe kandidati për “Lojtari i Vitit UEFA 2014”, i pëlqen të fitojë gjithmonë, ndaj dhe punon me mish e shpirt në çdo seancë stërvitore me Real Madrid. Por në një prej stërvitjeve më të fundit, ylli portugez ka reaguar në një mënyrë aspak sportive ndaj shokut të skuadrës Angel Di Maria. Sipas asaj që raporton “Ole”, Ronaldo u tregua shumë i ashpër në një moment teksa i tregoi gishtin argjentinasit.

 

 Lipi irritohet, futet ne fushe dhe shan arbitrin

Marcello Lippi ka hyrë në fushë dhe ka sharë arbitrin gjatë ndeshjes së Asia Champions League të zhvilluar në Parramatta të Australisë mes vendasve të Ëestern Sydney Ëanderers dhe kinezëve të drejtuar prej tij, Guangzhou Evergrande. Ish tekniku kampion bote me Italinë në “Gjermani 2006” ka humbur kontrollin për shkak të simuleve të shpeshta të futbollistëve kundërshtarë dhe kartonit të kuq që mori një prej të tijëve. Ëestern Sydney Ëanderers e fituan takimin me rezultatin 1-0.

 

Hoze Murinjo prove Ice Bucket Challenge

Trajneri i Chelseat Jose Mourinho është personi i radhës i njohur që ka realizuar sfidën e lagies me ujë të akullt për ALS “IceBucketChallenge”. “Special One” ishte nominuar nga sulmuesi i tij Didier Drogba dhe Lebo Mahuba.  Tekniku portugez bëri edhe tre nominimet e tij: vajzën Matilda, këngëtarin e famshëm kanadez Bryan Adams dhe Jamex McAvoy.

 

Nani pritet si hero në Lisobnë

Pas 7 vjetësh në “Old Trafford”, me një total prej 229 ndeshjesh dhe 41 gola, Luis Nani është rikthyer në atdheun e tij, Portugali, dhe në ekipin ku nisi karrierën, Sporting Lisbona. 27-vjeçari, i cili mbërriti te Manchester United në vitin 2007, pas këmbënguljes së Sir Alex Ferguson, u largua për të mundësuar afrimin e argjentinasit Marcos Rojo. Nani u prit si hero në aeroportin e Lisbonës, ndërsa mediat portugeze e kanë cilësuar si goditjen e vitit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency