Eskpertët e ekonomisë/ Akuza tri agjencive më të mëdha, mes tyre dhe ajo që vlerësoi Shqipërinë

0
184

moodysEkspertët e ekonomisë i akuzojnë rëndë tri agjencitë më të mëdha të vlerësimit: Standard & Poor’s, Moodys dhe Fitch.

 Kur Manfred Gärtner, profesor për ekonominë në Universitetin e St. Gallenit në Zvicër flet për Standard & Poor ‘s (S & P), ai nuk thotë asnjë fjalë të mirë për këtë agjenci vlerësimi. S & P nuk është në gjendje për asnjë dialog konstruktiv, nuk kupton koncepte elementare ekonomike dhe përhap “gënjeshtra”. Moritz Krämer-in, shefin e sektorit për vlerësimet në Evropë të agjencisë S & P, ai e sulmon madje personalisht: Krämer ka një “problem me seriozitetin”.

Në vitin 2012 Manfred Gärtner dhe kolegu i tij Bjërn Griesbach botuan një studim ku i akuzojnë rëndë tri agjencitë më të mëdha të vlerësimit: Standard & Poor’s, Moodys dhe Fitch. Klasifikimi i ulët i vendeve si Irlanda apo Greqia për shkak të krizës financiare, shkonte sipas studimit përtej asaj që do të ishte e justifikuar nga përkeqësimi i situatës ekonomike dhe financiare të këtyre vendeve.

Kjo shkaktoi një rreth vicioz: klasifikimi i gabuar shkatoi rënien e besimit të tregut tek boniteti i vendit, kjo çoi në rritjen e normave të interesit në një masë të mjaftueshme për të justifikuar më vonë degradimin e gabuar ose duke shkaktuar madje një degradim të mëtejshëm dhe ekzagjerimin e normave të interesit. “Në fund të një spirale të tillë mund të vijë falimentimi i një shteti fillimisht në fakt ekonomikisht dhe financiarisht mjaft të fortë” thekson Gärtner.

“Politika ka fjetur gjumë për një kohë tepër të gjatë”, mendon profesor Gärtner. Tani që ekonomitë evropiane duket se e kanë kapur përsëri veten, përpjekjet për t’iu kundërvënë me diçka pushtetit të agjencive të vlerësimit po humbasin përsëri në erë.

Rreth këtyre akuzave agjencia e vlerësimit: Standard & Poor’s nuk pranoi të shprehej për Deutsche Ëelle-n. Megjithatë nëse do të ishte në dorën e Gärtner dhe të kolegëve të tij vlerësimi i shteteve në formën e tij aktuale duhet të ndaluara: “Unë mendoj se është e papërgjegjshme për të zvogëluar aftësinë kreditore të vendeve në një shkronjë të vetme Dhe sigurisht, nëse klasifikime të tilla që i ngjajnë leximit të filxhanit bëhen pastaj prej diletantësh, që ndonjëherë nuk i marrin gjërat me seriozitetin e duhur, atëherë e gjitha bëhet shumë kritike.”

 

Klasifikimi i gabuar!

Kjo shkaktoi një rreth vicioz: klasifikimi i gabuar shkatoi rënien e besimit të tregut tek boniteti i vendit, kjo çoi në rritjen e normave të interesit në një masë të mjaftueshme për të justifikuar më vonë degradimin e gabuar ose duke shkaktuar madje një degradim të mëtejshëm dhe ekzagjerimin e normave të interesit. “Në fund të një spirale të tillë mund të vijë falimentimi i një shteti fillimisht në fakt ekonomikisht dhe financiarisht mjaft të fortë” thekson Gärtner.

“Politika ka fjetur gjumë për një kohë tepër të gjatë”, mendon profesor Gärtner. Tani që ekonomitë evropiane duket se e kanë kapur përsëri veten, përpjekjet për t’iu kundërvënë me diçka pushtetit të agjencive të vlerësimit po humbasin përsëri në erë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency