Kartat e shëndetit, FSDKSH: Pas 30 prillit nuk do të lejohen aplikime

0
173

Rreth 3 javë para përfundimit të afatit për t’u pajisur me kartën e shëndetit, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i bën apel qytetarëve të pajisen me këtë dokument. Afati i përfundimit për përdorimin e librezave të shëndetit skadon më 30 prill. Ndërkohë, çdo qytetar mund të pajiset me kartën e re të shëndetit në sportelet e FSDKSH-së, ose të aplikojë online përmes portalit ealbania.al. “FSDKSH-ja njofton qytetarët se pas datës 30 prill në të gjitha institucionet shëndetësore në vend nuk do të shërbehet për qytetarët e pa pajisur me kartë shëndetit. Për eleminuar radhët e qytetarëve, të gjitha sportelet e përcaktuara për shpërndarjen e kartës së shëndetit punojnë çdo ditë deri në orën 20:00 gtë mbrëmjes”, thuhet në njoftimin e FSDKSH-së. Karta e Shëndetit është dokumenti i vetëm identifikues pranë dhënësve të shërbimit i kategorive të përfitimit për të gjithë popullsinë. “Përdorimi i kësaj karte ka kthyer rolin e mjekut të familjes në funksion të shërbimit ndaj pacientëve, pasi ata nuk janë më të detyruar të plotësojnë fletë libreze pa fund, por me një mjet të thjeshtë, kartën e shëndetit, pacientët marrin shërbim e duhur dhe mjeku do shfrytëzojë kohën për të vizituar sa më mirë pacientët, duke fituar dinjitetin dhe rolin që i takon”, bën me dije FSDKSH.  “Përdorimi i kartës ka bërë të mundur gjithashtu lidhjen e regjistrit të të siguruarve me regjistrin e pacientëve, ndërkohë që ka rritur presionin mbi mjekun për të mbajtur të përditësuar regjistrin e pacientëve, çka i ka mundësuar atij që të informohet elektronikisht për kategorinë për të cilën personi është i siguruar”, vijon njoftimi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here