BANESAT SOCIALE/ Zbardhet vendimi i qeverisë sipas qyteteve për  vlerën e apartamenteve dhe kostot e ndërtimit

0
42

Florenc Drizari

mbledhje qeverie “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “dh”, të nenit 34/1, të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave udhëzon: 1. Kostoja mesatare e ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë republike, të jetë 39 482 lekë/m²”

 Qeveria zbardh kostot mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave për vitin 2014. Pak ditë pas miratimit të udhëzimit nga Këshilli i Ministrave, hyjnë në fuqi edhe ndryshimet që parashikojnë se referuar ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, kostoja mesatare e ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar, në shkallë republike, për vitin 2014, të jetë 39 482 (tridhjetë e nëntë mijë e katërqind e tetëdhjetë e dy) lekë/m², për sipërfaqe shfrytëzimi.

Në vendimin e qeverisë është përcaktuar kostoja mesatare e ndërtimit dhe vlera mesatare e apartamenteve në tregun e lirë të banesave, sipas qyteteve, referuar këtij viti, ndërsa për qytetet për të cilat nuk janë nxjerrë vlerat e kostos mesatare të ndërtimit, të merren vlerat e kostos së ndërtimit të qytetit më të afërt. Udhëzimi i qeverisë thotë se vlerat mesatare të banesave në tregun e lirë nuk mund të përdoren për t’iu referuar zonave të afërta.

 

Banesat sociale

Ndërkaq, pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi procedurat dhe kriteret që zbatohen nga njësitë e qeverisjes vendore dhe organet qendrore për akordimin dhe përfitimin e grantit të menjëhershëm për banesat me kosto të ulët. Qeveria shpjegon se njësitë e qeverisjes vendore, brenda datës 30 janar të çdo viti, paraqesin kërkesat për grante të menjëhershme për banesat me kosto të ulët, pranë ministrisë që mbulon çështjet e strehimit, të shoqëruar me kostot financiare për çdo familje dhe se brenda muajit mars, planifikon në buxhetin e shtetit fondet për vitin pasardhës për grantet e menjëhershme, bazuar në kërkesat vjetore të bashkive, sa herë që zbatohen programe të banesave me kosto të ulët.

 

Kategoritë

Kategoritë e përcaktuara në pikën 5 të vendimit të Këshillit të Ministrave përfitojnë përparësi për t’u trajtuar si përfitues të programeve sociale të strehimit kategoritë e personave me aftësi të kufizuara, në kuptim të ligjeve nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, dhe nr. 8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 5, të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, të grupuar si më poshtë vijon: a) Të gjithë personat me mungesë të plotë ose të pjesshme shikimi, të lindur ose të fituar, të cilët, sipas kritereve mjekësore, janë të paaftë për punë në kushte normale; b) paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklarohen me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha; c) personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë; ç) personat të cilët janë deklaruar invalidë pune, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, që përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mujore mbi të, sipas statusit të invalidit të punës.

Sipas qeverisë, këtyre kategorive u jepet prioritet nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore për çdo program strehimi dhe që shërben për klasifikimin e kërkesave për strehim nga organet e qeverisjes vendore.

 

 Vlerat mesatare të shitblerjeve të banesave në tregun e lirë për  vitin 2014 sipas qyteteve

 

Nr.       Qyteti                         lekë/m2 sipërfaqe shfrytëzimi

 

Qarku Tiranë

1          Tiranë                         89,125
2          Vorë                            51,500
3          Kamëz                       51,700
4          Kavajë                        58,430
5          Rrogozhinë               41,000
Qarku Durrës
6          Durrës                        70,093
7          Krujë                         48,500
8          Shijak                         42,730
         Sukth                          41,500
10        Fushë-Krujë             51,000

 

Qarku Shkodër
11    
    Shkodër                     57,500
12   
     Pukë                           22,000
13  
      Vau Dejës                 24,300
14   
     Koplik                         40,500
15  
      Fushë-Arrëz             7,500

 

Qarku Vlorë
16 
       Vlorë                          61,655
17  
      Orikum                       62,000
18
       Selenicë                    25,500
19
       Himarë                       54,000
20
       Sarandë                     50,780
21  
      Delvinë                      26,750
22  
      Konispol                    28,000

Qarku Korçë
23 
       Korçë                         47,000
24  
      Pogradec                 50,000
25  
      Bilisht                        35,000
26
       Ersekë                        23,200
27
       Maliq                          27,800
28
       Leskovik                    21,000

Qarku Fier
29  
      Fier                             53,200
30  
      Lushnjë                     38,500
31
       Ballsh                         30,100
32
       Patos                         28,000
33   
     Divjakë                       45,000
34
       Roskovec                 30,000

 

Qarku Berat
35
       Berat                           42,190
36   
     Kuçovë                      40,300
37
       Poliçan                      25,500
38  
      Çorovodë                   22,800
39
       Ura-Vajgurore           37,300

 

Qarku Elbasan
40
       Elbasan                     50,400
41
       Librazhd                    44,020
42
       Cërrik                         38,300
43
       Gramsh                      43,023
44
       Peqin                            39,070
45   
     Përrenjas                   41,780
46  
      Belsh                          35,000

 

Qarku Gjirokastër
47   
     Gjirokastër                 49,580
48   
     Përmet                       32,600
49  
      Tepelenë                   28,400
50
       Memaliaj                    13,900
51
       Këlcyrë                       24,600
52
       Libohovë                   28,400

 

Qarku Lezhë
53   
     Lezhë                         56,000
54
       Laç                              42,500
55        Mamurras                 31,000
56
       Rrëshen                    42,000
57   
     Rubik                           29,500

 

Qarku Kukës
58  
      Kukës                         53,700
59  
      Bajram Curri            27,190
60
       Krumë                        24,500

 

Qarku Dibër
61
       Peshkopi                   48,620
62
       Burrel                         44,180
63  
      Bulqizë                      42,980
64   
     Klos                            32,000

 

 Komunat
65
Komuna Shëngjin         61,500
66
Komuna Milot                 34,200
67
Komuna Kërrabë            28,200
68
Komuna Kashar             52,500
69
Komuna Dajt                   53,000
70
Komuna Farkë                64,500