UEFA shpall 3 lojtarët më të mirë në Evropë

0
134

uefa 3 me te miretKristiano Ronaldo, Roben dhe magjiku Nojer janë tre kandidaturat çmimin e lojtarit më të mirë në Evropë

Institucioni më i lartë i futbollit evropian, UEFA, ka bërë publike listën prej tre lojtarësh që janë finalistë për çmimin e lojtarit më të mirë në Evropë. Kristiano Ronaldo, Arjen Roben dhe Manuel Nojer janë tre finalistët e nominuar këtë çmim, pas paraqitjeve të tyre të treguara sezonin e kaluar në Ligën e Kampioneve dhe në Kampionat Botëror. Reduktimi ka ardhur, pasi në luftë ishin 10 lojtarë në lojë të cilët u deklaruan para një jave. Diego Kosta, sulmuesi që u shpall kampion në La Liga me Atletikon dhe tashmë është transferuar te Çelsi. Angel di Maria, kampion i Evropës me Realin e Madridit, Xhejms Rodriguez, sulmuesi kolumbian i Monakos që i mahniti të gjithë në Botërorin e Brazilit. Kampioni i botës Filip Lam, kapiten i Gjermanisë dhe Bajernit të Mynihut. Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës Lionel Mesi. Tomas Myler goleador i spikatur i Gjermanisë në Botëror dhe pikë e fortë e Bajernit të Mynihut. “Doreza e Artë e Botërorit” dhe gardiani i portës së Bajernit, Manuel Nojer. Arjen Roben, futbollisti i Bajernit, që u shfaq në kulmin e formës së tij në Brazil me Holandën. Kristiano Ronaldo, portugezi që u kthye shpejt nga Brazili, por ishte protagonist i “La Decimas” me Realin e Madridit si dhe Luis Suarez, uruguaiani që ndau “Këpucën e Artë” me Ronaldon për finalizimet e tij me Liverpulin, aktualisht i transferuar te Barcelona, por ende nën pezullim për shkak të kafshimit sensacional ndaj Kielinit në Botëror. Të 10 këta futbollistë tashmë shkojnë një raund të dytë votimi, i cili do të prodhojë tre kandidatët finalist që do të shpallen në datën 14 gusht, ndërsa fituesi do të marrë çmimin individual në 28 gusht në Monako, gjatë shortit të fazës së grupeve për sezonin e ardhshëm të Champions League. Ky sezon shënon edicionin e katërt të këtij çmimi individual, me iniciativën e Presidentit të UEFA-s Mishel Platini. Tri edicionet e para të çmimit “Futbollisti më i mirë në Evropë” janë fituar respektivisht nga Lionel Mesi, Andres Iniesta dhe Frank Riberi. Ky trofe shërben edhe si një ogur i mirë për fituesin, se është kandidat potencial për Topin e Artë. Mirëpo këtë sezon është edhe më i vështirë kompeticioni, pasi edhe dueli është më i fortë. Favorit duket Kristiano Ronaldo pasi ai bashkë me Realin u shpallën fitues të Champions League. Ndërkohë që nuk mbeten mbrapa Myler dhe lojtarët gjerman që u shpallën kampion bote. Ndërkohë që Mesi nuk bën pjesë në këtë listë. Lojtari bëri një lojë të mirë për Argjentinën, pasi arriti të shkonte me Argjentinën në finale, por nuk arriti asgjë me Barcelonën e tij, çka e ka larguar nga kjo listë. Në këtë listë mungojnë lojtarë si Gareth Bejl dhe Angel di Maria. Fituesi i këtij çmimi do të shpallet më 28 gusht.

 

PSG gati të shesë Lavecin

Paris Sent-Zhermeni është e gatshme ta shesë sulmuesin Ezekiel Laveci. Argjentinasi është kërkuar nga Liverpuli, ndërsa po ashtu është duke u kërkuar edhe nga kampioni i Serisë A, Juventusi. “Gazetta dello Sport” bën të ditur se menaxheri gjeneral i Juves, Bepe Marota, tashmë ka kontaktuar me kampin e Lavecit dhe ka dërguar një ofertë katërvjeçare. Agjenti i lojtarit, Alehandro Maconi, dje qëndroi në Paris për një takim me drejtorin e PSG, Zhan-Klod Blank. Por bisedat nuk kanë shkuar thellë, pasi Maconi e ka informuar Blank për ofertën e Juves. Me Lavecin që nuk është i bindur për të nënshkruar kontratë të re, Blank me gjasë do të kërkojë ta shesë atë te klubet e interesuar.

 

Murinjo: Sezonin e ri jemi të frikshëm

Blutë ishin aktivë në afatin kalimtar veror, duke angazhuar Diego Kostën, Çesk Fabregasin, Filipe Luisin dhe Didier Drogbanë për rreth 90 milionë euro për sezonin e ri. Dhe Murinjo duket i kënaqur nga pamja e ekipit që ka në dispozicion. “Ne kemi ekipin që kemi dëshiruar ta kemi. Është një ekip i të nesërmes, për sezonin e ardhshëm dhe po ashtu një ekip për mundësi të mëdha për pesë ose 10 vitet e ardhshme me aq shumë njerëz të ri. Andaj, më pëlqen ekipi shumë. Nuk ka menaxher në botë që ka skuadër të përkryer. Asnjë menaxher nuk thotë ‘Ekipi im është i përkryer’ ose nuk mund të përmirësohem në pozicione të caktuara. E vetmja gjë që mund të them është se më pëlqen shumë skuadra. Klubi ishte fantastik pasi më dha tre caqet që kërkova, në krahun e majtë të mbrojtjes, një mesfushor dhe një sulmues. Në fakt, më dha dy sulmues pasi edhe Didier u rikthye. Andaj ne kemi një ekip që e kemi dashur ta kemi, nuk themi se është i përkryer, nuk themi se është më i miri, themi se na pëlqen shumë skuadra jonë”, – ka thënë portugezi.

 

 Liverpuli, afër Romeros

Liverpuli dëshiron që të transferojë nga Sampdoria portierin argjentinas, Serxho Romero. Janë 2 milionë funte që Liverpuli i ka bërë gati për portierin, i cili ka mbrojtur ngjyrat e Argjentinës në Botërorin e kaluar. Sipas Di Marcios dhe blogut të tij, Liverpuli e dëshiron lojtarin pas largimit të Reinës. Liverpuli kështu po vazhdon forcimet para fillimit të sezonit të ri duke u angazhuar maksimalisht në treg.

 

 Barcelona kërkon të afrojë Dagllasin

Barcelona është duke bërë përpjekjet e fundit për të arritur marrëveshje për mbrojtësin e Sao Paulos, Dagllas. Mbrojtësi i djathtë, emri i plotë i të cilit është Dagllas Pereira dos Santos, është në rrugë për t’iu bashkuar Barçës për një marrëveshje prej 7 milionë eurosh. Dagllas do të arrijë si mbulesë për mbrojtësin e djathtë Daniel Alvesh dhe do t’i japë fund interesimit të Barçës për yllin e Fiorentinës, Juan Kuadrado. 24-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me Sao Paulon dhe ka luajtur për Brazilin në Kampionatin Botëror U20. Derisa negociatat janë në një fazë të avancuar, Barça po ashtu ka gjetur një opsion dytësor, mbrojtësin e Flamengos, 23-vjeçarin Leo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency