ZGJEDHJET NË PD/ Zbardhet lista me emrat e 54 drejtuesve të rinj

0
130

Florenc Drizari

takim basha drejtuesit e rinj“Vota e lirë, guri i themelit ku mbështetet shpresa demokratëve për të ecur përpara”

Partia Demokratike përfundoi dje zytarisht dy proceset e nisura disa javë më parë si atë të regjistrimit të anëtarësisë dhe të zgjedhjeve të reja në Parti në nivel seksionesh, grupseksionesh dhe degësh. Nga këto dy fushata drejtues të PD-së thonë se partia ka dalë me një data baze të rregullt e të dixhitalizuar të anëtarësisë që numëron 101 mijë anëtarë, ndërsa ky numër sipas tyre pritet të rritet në vijim. Në listën të zgjedhurve vërehen shumë figura të reja përfaqësuese të PD-së, biznesmenë, përfaqësues vendor, si dhe ish-drejtuesve të kësaj force politike në rrethe. Për detyrën e Kryetarit të Degës, konkuruan 281 kandidatë, ndërkohë që vetëm në garat për Kryetarë të Degës mësohet se pati 22 balotazhe. Numri i lart i balotazheve bëri që zgjedhjet të ribëheshin në disa zona, duke shtyrë edhe mbylljen e këtij procesi në tërësi. Më herët kryetari i PD-së, Lulzim Basha miratoi një udhëzues që përjashtonte deputetët e Partisë Demokratike të ishin pjesë e listave të këtyre zgjedhjeve, duke i hapur rrugë shumë përfaqësuesve të rinj demokratë për të ngjitur në shkallët e larta drejtuese të kësaj force politike si në rrethe ashtu edhe në Tiranë.

 

Aksioni opozitar

Në mbledhjen e djeshme që kreu i PD-së pati me 54 drejtuesit e rinj, u diskutua edhe për aksionin e ri opozitar në raport me mazhorancën qeverisëse. Kështu mësohet se opozitës do të jetë “E vërteta përballë mashtrimeve dhe demagogjisë qeveritare”. Kreu i kësaj partie paralajëmëroi të zgjedhurit e rinj se qeveria duhet të përballet me bilancin e saj, krahasuar me bilancin e investimeve në kohën e qeverisjes së djathtë. basha kërkoi që drejtuesit e rinj të PD-së të jenë aktiv në media si dhe përballë opinionit publik të provojmë me fakte të dështimin siç e quajti ai të këtyre muajve të qeverisjes së majtë.

“Në fuksion të një opozitarizmi më kapilar e më konkret, që mbështetet në fakte,  degët duhet të institucionalizojnë mbledhen dhe përpunimin e përditshëm të  informacionit rreth zhvillimeve në degën dhe rrethin përkatës; të institucionalizojnë deklarimin periodik të qëndrimeve dhepropozimeve përmes komunikatave, konferencave të shtypit dhe tryezave tematike, duke shfrytëzuar takimet e drejtpërdrejta me njerëzit dhe grupet e interesit, median lokale e qëndrore, internetin dhe mundësitë e pakufishme të telekomunikacionit sot”,-deklaroi Basha përballë të zgjedhurve të rinj të Partisë Demokratike. Nga ky takim i theksua se drejtuesit lolakë të PD-së duhet të bëhën promotorë të debateve të hapura dhe të denoncojnë  me fakte dhe emra konkretë abuzimet kudo që ato ndodhin.

Aktualisht Partia Demokratike ndodhet e distancuar nga Kuvendi i Shqipërisë ku prej disa javësh ka bojkotuar komisionet parlamentare dhe seancat plenare. Bojkoti i opozitës nisi pas incidentit të ndodhur me deputetit të PD-së, Strazimiri dhe dy deputetëve të mazhorancës, Ndoka dhe Ndreu, ndërsa marrëdhënie të tensionuara mes pozitës dhe opozitës kanë shoqëruar sesionin e sapo mbyllur në Kuvend.

 

PD: Drejtësia nën presionin e Ramës, jep vendime të padrejta

Deputeti i Partisë Demokratile, Oerd Bylykbashi me anë të një deklarate denoncio aplikimin e standarteve të ndryshme siç e quajti ai, për masa të buta për të zgjedhurit socialistë dhe masa maksimale të ashpra për të zgjedhurit demokratë. Ai tha se kapja e drejtësisë nga Edi Rama ka filluar të japë produktet, në kurriz të standarteve dhe ligjshmërisë, teksa theksoi se “prej një muaji, mbahet me arrest në burg, kryetari i Komunës së Rrashbullit, Hysen Gashi, i cili akuzohet nga prokuroria për të njëjtat shkelje që akuzohet Kryetari i Bashkisë së Vlorës, por ky i fundit është cdo ditë i lirë”.

Sipas deputetetit të opozitës aplikimi i dy standarteve nga gjykatat, masën më të fortë për të zgjedhurin demokrat, dhe masën më të butë për të zgjedhurin socialist, është një këmbanë alarmi për drejtësinë në vend, dhe për gjunjëzimin e saj para presioneve të paprecedenta të Edi Ramës.

“Kryeministri ka arritur deri aty sa të marrë drejtpërdrejt në telefon gjykatësit për cështje të ndryshme, por me ligjin që kaloi së fundmi në parlament, të gjithë togat e zeza janë të kërcënuara dhe të orientuara për të dhënë drejtësinë që do Edi Rama. Në rastin e kryetarit të Komunës së Rrashbullit, është aplikuar masa më e ashpër e mundshme, edhe pse ai nuk është në rrethanat e ikjes nga vendi, apo të prishjes së provave, duke qënë se provat tashmë janë administruar nga prokuroria”,-deklaroi deputetit i PD-së.

 

Islami: Aleanca me krimin e Edi Ramës zhvillohet prej 15 vjetësh. Reagon Kryeministri

Deputeti i opozitës Kastriot Islami denoncoi qëndrimet e mbajtura nga Kryeministri Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë ndaj pakicës parlamentare në vend. Në vazhdën e akuzave të opozitës për mosreagimin e Kryeministrit për akuzat që i bëhen lidhur me kriminalizimin e parlamentit, Deputeti Islami tha se ajo që ndodhi 28 ditë me parë, pritej dhe ishte rrjedhojë direkte e gjithckaje të gatuar prej kohesh nga kreu i ekzekutivit.

“Pas retorikës së Ramës me kërcenime verbale dhe me fjalor të pistë për gati 9 muaj, më së fundmi, 28 ditë më parë, pamë e dëgjuam, me zë e me figurë, në sytë e mbarë publikut, orkestimin nga Rama të veprimeve të dhunshme të kësaj aleance kriminale. Individë të dënuar për vepra nga më të rëndat penale, orkestrohen të godasin, të kërcënojnë me jetë opozitën, në përpjekjen më të papranueshme në një demokraci, për ti mbyllur gojën kundërshtarit. Gjithcka eshtë bërë transparente për publikun shqiptar dhe partenrët ndërkombëtarë. Provat e faktet janë të pakundërshtueshme. Edi Rama nuk është distancuar. Rama hesht. Rama nuk reagon.Pozita e Ramës është e dyfishtë, ai është organizator i kësaj qeverisje të interesave të oligarkisë por edhe peng i banditizmit.  Sa më shumë ditë kalojnë në heshtje, aq më shumë Edi Rama dhe aleanca e tij kriminale shtrijnë duart në cdo institucion e zyrë, por gjithashtu aq më shumë humbasin legjitimitetin”.

 

Rama: Vaj medet PD, nderi politik i opozitës ka mbetur në dorë të Kaç Islamit

Pas akuzave të bëra nga selia e PD-së, nga deputeti Kastriot Islami, Kryeministri Edi Rama ka ironizuar qëndrimin e tij. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kryeministri shkruan: “Nderi politik virgjëria demokratike ndershmëria intelektuale e opozitës mbetur në dorë të Kaç Islamit! Hajde e djathtë hajde:-) Vaj medet PD”. Më herët deputetit i PD-së, Kastriot Islami akuzoi kryeministrin Rama se prej 15 vjetësh ka bërë aleancë me krimin, që kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency