“PD me 101 mijë anëtarë”/ Basha: Demokratët, më të fortë e më të  bashkuar se kurrë, kemi nisur rrugën e fitores

0
110

Florenc Drizari

basha antaret e rinjPD, gati udhëzimin e ri për ngritjen e departamenteve pranë degëvë në rrethe

Pas mbylljes së zgjedhjeve për seksionet dhe grupseksionet, Partia Demokratike pritet të mbledhë sëshpejti Kuvendin Kombëtar për të zgjedhur strukturat më të larta drejtuese, siç është edhe Kryesia e saj.  Një ditë më parë Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit që pati me krerët e PD-së në rrethe, u shpreh optimist për të ardhmen e Partisë Demokratike, duke thënë se së shpejti kjo forcë politike do të rikthehet fituese në zgjedhje. Në takimin e së mërkurës në selinë e PD-së morën pjesë edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka, si dhe përfaqësues të tjetë të së djathtësh shqiptare.

“Nga këto dy fushata Partia ka dalë me një data baze të rregullt e të dixhitalizuar të anëtarësisë që numëron 101 mijë anëtarë, e sot me siguri akoma më shumë. Ka dalë me një ekip drejtuesish të zgedhur më votë të lirë, ku gërshëtohen më së miri përvojat, karrierat, kontributet dhe moshat. Ne ia kemi dalë të krijojmë besimin tek çdo Demokrat, tek çdo simpatizant, tek çdo i ri që dëshiron ti bashkohet kësaj Partie se kontributi i tij ose asaj do të vlerësohet dhe vota do të jetë ajo që do të vendosë për organizimin dhe karrierën në Parti. Nga natyra jam një njeri dhe një politikan optimist që beson në arritjen e synimeve të shpallura. Por sot, pas këtyre fushatave të paharrruara, jam  shumëfish optimist për të sotmen dhe të ardhmen e Partisë Demokratike. Jam shumëfish optimist se do t’ia dalim, se do të mbërrijmë ay ku e kemi synimin, se do të rikthehemi forcë fituese në zgjedhje”,-deklaroi Basha.

Duke folur për procesin e zgjedhjeve në PD, Basha tha se gara e hapur dhe vota e lirë ishte në themel të kësaj nisme që përfundoi me zgjedhjen e 53 drejtuesve të rinj. “Ju u zgjodhët  me votë të lirë, në gara të hapura, demokratike, të forta, të  ndershme dhe luajale. Kjo padyshim ju bën krenarë dhe ju jep shumë me shumë energji, kurajo dhe autoritet si drejtues politikë. Dua të nënvizoj me kënaqësi të madhe faktin se këto gara plot emocione pozitive përfunduan  gjithnjë me shtrëgime duarsh mes rivalëve, mes fituesve dhe jo fituesve, si shenjë e vendosmërisë për të punuar sëbashku, pasi ky është kuptimi i garës brenda për brenda partisë: garohet jo për të marrë medalje, por për të marrë pergjegjësi dhe për të ndarë përgjegjësi me njëri-tjetrin”,-tha Basha. Ndërsa shtoi se po përgatitet një udhëzimin për ngritjen e departamenteve pranë degëvë  të Partisë Demokratike. “Në këtë udhëzim i kemi dhënë një rëndësi konceptimit të departamenteve specifike nga vetë degët në vartësi të resurseve të veçanta që ka çdo rreth. Me specialistët më të mirë vendorë, me mbështetje nga partia në qendër, me përvojën që kemi grumbulluar, me asistencë nga partnerët tanë të sipërmarrjes së lirë, botës akademike, organizatave të Think-Tank-ut  në Shqipëri dhe aleatëve tanë në Perëndim, çdo degë e PD-së duhet të ketë njohuri të thella e të sakta në çdo moment për gjendjen e prodhimit dhe investimeve në rrethe, për resurset në shfrytëzim dhe për resurset e fjetura; çdo degë duhet të përgatisë projektin e zhvillimit të rrethit mbështetur në vlerësimin shkencor dhe racional të kapaciteteve dhe mundësive në kushtet e hapjes dhe shkëmbimeve të lira, në kushtet e konkurencës”,-tha Basha.

Shtyrjen disi në kohë të mbylljes së këtij procesi Basha e argumentoi me marrëdhënit që opozita ka pasur me mazhorancën qeverisëse. “Ka qenë një periudhë e vështirë për ne, që lidhej jo vetëm me rezultatin e paparashikuar të zgjedhjeve politike, por parasëgjithash me politikën antidemokratike dhe antikushtetuese që vuri në zbatim, me t’u inastaluar në pushtet, dyshja Rama-Meta, politikë e cila na ka imponuar një opozitë të ndryshme nga ajo që kishim konceptuar në fillim, një opozitë  për çështjet ekzistenciale, për çështjet themelore të shoqërisë së lirë, një opozitë për mbrojtjen nga agresioni qeveritar i kolonave të demokracisë”,-deklaroi kreu i PD-së.

 

Basha: IMEI, qeveria shkel ligjin dhe mashtron

Kryetari i Partisë Demokratike gjatë mbylljes së fushatës zgjedhore brenda partisë, me kuvendet e Skraparit dhe Kolonjës, u ndl sërish tek privatësia e qytetarëve, duke thënë  se qeveria u është turrur dhe lirive të tyre me vendimin për regjistrimin e aparateve celularë me anë të IMEI-t.

“Gjendja është më skandaloze se kurrë. Nuk u janë turrur vetëm pasurive të shqiptarëve. Tani u janë turrur dhe lirive të shqiptarëve. Shikoni vendimin e fundit për të regjistruar atë që kushërira ministre na thotë! – Aq sa mund të gjendet shoferi nga shasia, aq mund të gjendet dhe përdoruesi i celularit nga IMEI. IMEI është kodi unik i aparatit të celularit, me anë të së cilit përcaktohet vendndodhja, bëhet i mundur gjurmimi dhe përgjimi i aparatit celular. Kë gënjen, se këtë edhe një fëmijë i klasës së katërt e gjen?! Dhe ti del aty e pasi e ke marrë këtë masë tërësisht të paligjshme, del dhe i mashtron shqiptarët. Të gjithë energjinë dhe paranë e taksapaguesve e përqendrojnë tek propaganda. Kanë mbirë në ekran si Fidel Kastro moti, me fjalime nga 2-4 orë para nëpunësve, që në fakt paguhen për të qenë në punë dhe jo për të dëgjuar sundimtarin që u flet aty” – u shpreh kreu i PD.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency