Rrezikon të kthehet kriza e euros?

0
186

besSapo Portugalia u largua nga ombrella e mbrojtjes së Eurozonës, i duhet të përdorë sërish paratë e Trojkës për të shpëtuar një bankë. Është kjo një shenjë e kthimit të krizës?

 Të gjitha shenjat tregojnë shërim: Në prill, pas tri vitesh mungesë, Portugalia u kthye në tregun e kapitaleve. Në maj vendi doli nga ombrella evropiane e shpëtimit dhe në qershor qeveria portugeze bëri të ditur se do të heqë dorë nga kësti i fundit i kredisë ndihmëse të BE-së dhe FMN-së. Por tani pati një kthim mbrapa: Banka Espírito Santo (BES), banka private më e madhe në vend, kërcënohet nga kolapsi. Për hapjen e një banke të re dhe daljen nga kriza, qeveria i ka akorduar 4,4 miliardë euro ndihmë bankës. Këto janë para nga paketa e ndihmës së BE-së, FMN-së dhe Bankës Qendrore Evropiane. Nga 12 miliard euro, 6,4 kanë mbetur ende pa u përdorur.

“Natyrisht që kjo është një goditje për Portugalinë, sepse i duhet të shpëtojë një bankë”, – thotë për “DW” Holger Schmieding, kryeekonomisti i Berenberg Bank. Vendi nuk mund të përballojë këtë goditje: “E rëndësishme është që Portugalia ta zgjidhë shpejt dhe energjitikisht këtë problem. Në mënyrë që të mos ketë ndikim tek ekonomia e vendit”.

 

Do të ketë sërish krizë?

Problemet e perandorisë së bankës Espírito Santo po mbajnë në tension që prej muajsh financat dhe bankat portugeze. Në fund të muajit maj u gjetën parregullsi tek kompania bijë Dach-Holding Espírito Santo International (ESI). Një raport zbuloi se humbjet e kësaj kompanie arrinin shumën e 1,3 miliard eurove. Problemet financiare do të rregullohen nga kompania mëmë Banka Espírito Santo. Shumë kompani të familjes janë shkrirë. Disa ditë më parë u arrestua Ricardo Espirito Santo Salgado, kryebankieri i familjes, për pastrim parash dhe evazion fiskal. Familja është aksioneri më i madh i bankës BES.

Kryeekonomisiti i bankës private zvicerane Julius Bär, David Kohl, nuk beson se nga kjo zhvillim të mund të kthehet sërish kriza. “Këtu kemi një problem bankar shumë specifik dhe ka pak të bëjë me sistemin e krizës, që ka qenë prezent në Evropë disa vite më parë”. Atëherë bankat e Irlandës dhe financat e shtetit ranë në një krizë të thellë pas kolapsit të tregut imobiliar. Shteti nuk mund të jepte një garanci prej 400 miliardë eurosh, prandaj kërkoi ndihmë ndërkombëtare. Të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe Portugalia.

 

Nuk ka arsye për panik

“Probleme në banka të veçanta do të ketë gjithnjë”, – thotë kryeekonomisti i Berenberg, Schmieding. Sipas e tij e rëndësishme është që të ndalohet që i njëjti problem të mos përfshijë banka të tjera ose të gjithë ekonominë. BES duhet të rregullojë problemet e saj, të vazhdojë normalisht funksionimin me emrin “Novo Banco” dhe të qendrojë në duart e aksionerëve aktualë. Në këtë mënyrë ata që kanë kursimet e tyre aty janë të sigurta dhe nuk kanë pse të frikësohen se mund t’i humbasin, shpjegon Schmieding.

Edhe kolegu i tij nga banka Julius-Bär nuk beson se shpëtimi i BES do të ketë ndikim në tregun financiar. Në vitet e fundit Portugalia ka fituar dalëngadalë besimin në tregjet financiare. Sipas një raporti të fundit të agjencisë së vlerësimit Moodys, është rritur besimi për kreditim në vend. Vlerësimi i Moodys: Pasiguritë për Bankën Espírito Santo nuk duhet të kenë ndikim tek financat e shtetit. Portugalia gjendet në një situatë të qetë likuiditeti, vendi ka qasje tek tregu ndërkombëtar i kredive dhe ka rezerva të mjaftueshme parash.

 

 Bank of America, para një humbjeje të madhe

Shpërdorimet gjatë shitjes së dokumenteve të hipotekimit do t’i kushtojnë shumë Bank of America. Ajo pritet të paguajë dëmshpërblime prej më shumë se 16 miliardë dollarësh – një shumë rekord.

Në procesin me autoritetet amerikane rreth shitjes së dokumenteve për pasuri të patundshme para shpërthimit të krizës financiare, Bank of America (BoA) duket se gjendet para një marrëveshje që do t’i kushtojë shumë: 16 deri 17 miliardë dollarë. Instituti financiar ka rënë dakord që nëntë miliardë t’i paguajë menjëherë, ndërsa me pjesën tjetër të ndihmojë personat në gjendje emergjente për shkak të blerjes së imobilieve, bëjnë të ditur qarqet e BoA.

Shefi i BoA, Brian Moynihan dhe ministri amerikan i Drejtësisë, Eric Holder, kanë biseduar javën e kaluar me telefon për këtë çështje, pohojnë burimet e informuara mirë. Sipas tyre, ata në parim kanë rënë dakord për një marrëveshje.

Por marrëveshja përfundimtare do të bëhet publike javën që vjen. Kjo do të ishte shuma më e madhe e paguar ndonjëherë në ndonjë proces të zhvilluar para gjykatave mes qeverisë amerikane dhe ndonjë sipërmarrje.

 

Të dëmtuarit rëndë

Negociatat mes bankës së dytë më të madhe në SHBA dhe autoriteteve të drejtësisë kanë filluar para disa muajsh. Banka ka ofruar në fillim një dëmshpërblim prej 13 miliardë dollarë. Ministria e Drejtësisë e akuzon Bank of America se nuk i ka informuar blerësit e shtëpive sa duhet edhe për rreziqet ku ka dhënë kredi dhe letra hipotekare. Banka ka vepruar kryesisht me letra hipoteke. Pas shpërthimit të krizës së imobilieve, shumë blerës kanë falimentuar dhe kanë shënuar humbje të mëdha në vlerë prej miliarda dollarësh.

Jo vetëm nga Bank of America por nga të gjitha bankat e tjera të mëdha në SHBA është kërkuar që të paguajnë dëmshpërblime për shkak të shpërdorimeve me rastin e blerjes së shtëpive dhe patundshmërive të tjera. Së fundi edhe Citigroup është dakorduar me Ministrinë e Drejtësisë që të paguajë dëmshpërblim në vlerë prej shtatë miliardë dollarë. Shumën më të madhe deri tani ka paguar banka JP Morgan, e cila në nëntor të vitit të kaluar ka rënë dakord që të paguajë 13 miliardë dollarë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency