Lojtarët që pritet të lëvizin në gusht

0
144

rojshRojsh, Çerçi, por edhe Vidal pritet që të jenë disa nga sensacionet që do të bëjnë zhurmë në këtë muaj të nxehtë gushti

Merkatoja e vërës tashmë hyn në një fazë të nxehtë. Kjo, pasi klubet kërkojnë që të bëjnë goditjet e tyre të fundit, para se të shkojnë në sezonin e ri. Duelet më të mëdha dhe blerjet e mëdha kryhen zakonisht këtë sezon. Pavarësisht nga kjo, Reali dhe Barcelona i kanë bërë goditjet e tyre të mëdha, ka akoma dhe disa ekipe që priten të përforcohen. Rojsh, Vidal, Çerçi apo dhe Kempbëll janë disa nga yjet që pritet të shihen në lëvizje.

 

Fenomeni Rojsh

 Tre klube big të Evropës janë vënë në ndjekje të Marko Rojshit. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Mançester Junajtid, Liverpuli dhe Bajerni i Mynihut janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të afruar 25-vjeçarin e Borusias së Dortmundit. Kontrata e gjermanit skadon në vitin në 2017-ën, por ai ka refuzuar rinovimin e saj, duke i shqetësuar jo pak drejtuesit e klubit verdhezi. Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por priten zhvillime të reja në ditët në vazhdim. Hans-Hoakim Vacke e bën të qartë; shoqëria dëshiron që të vazhdojë bashkëpunimin për shumë kohë me Marko Rojshin për t’u kthyer në një ikonë të këtij klubi. Emri i talentit gjerman është lidhur me klube të mëdha si Reali i Madridit, Barcelona, Bajerni i Mynihut e Mançester Junajtid dhe kjo e ka bërë situatën disi kaotike, pasi për momentin lojtari nuk e mendon rinovimin. “Marko është rritur në Dortmund dhe është një lojtar me këmbë në tokë. Zemra e tij është gjithashtu në vendin e duhur. Ne shpresojmë që në të ardhmen ai të bëhet një ikonë për klubin tonë”, – është shprehur Vacke. Duhet parë se ç’do të ndodhë në ditët në vijim…

 

Monako në kërkim të të brazilianëve

Monako nuk do të qëndrojë në hije në merkato. Pas shitjes se Xhejms Rodrigezit, që mbushi me 80 mln euro arkën, drejtuesit e klubit të Principatës po planifikojnë dy goditje të mëdha. Bëhet fjalë për dy brazilianët Daglas Kosta dhe Aleks Teiskeira të Shaktar Donetskut të cilët duan të largohen nga situata e rënduar në Ukrainë dhe për kartonët e dy fantazistëve Monako ofron plot 65 mln euro.

 

Alesio Çerçi dhe Atletiko

Diego Simeone kërkon Alesio Çerçin për të kompletuar merkaton e “Los Colchoneros”. Trajneri i Atletiko Madridit mendon se për të përballuar të gjitha kompeticionet që do të luajë ekipi është i nevojshëm edhe një lojtar si Çerçi dhe për ta blerë klubi është gati t’i ofrojë 20 milionë euro Torinos. Me një ofertë të tillë, ekipi spanjoll sposton Milanin dhe Juventusin dhe tani topi mbetet në anën e drejtuesve “Granada”.

 

 Çelsi në kërkim të Mirandës

Murinjo tenton të bëjë një mini-Atletiko te Çelsi. Raportohet se klubi anglez ka bërë ofertë të re për mbrojtësin e Atletiko Madridit, Zhoao Miranda. Blutë janë të gatshëm të paguajnë 25 milionë euro për futbollistin 29-vjeçar. Megjithatë, kampioni i Spanjës refuzon të fillojë negociatat për shuma më të vogla se klauzola në kontratën e tij. Për prishjen e kontratës së brazilianit nevojiten 30 milionë euro. Për Mirandën interesohen edhe Barcelona dhe Mançester Junajtid.

 

 Di Maria, midis Junajtidit, PSG-së dhe Bajernit

Di Maria duket se do të jetë edhe i larguari “Big” i Realit të Madridit. Lojtari ishte dhe një ndër yjet e mëdhenj të sezonit të kaluar duke qenë vendimtar në aksionet që i dhanë fitoren në Ligën e Kampioneve. Mançester dhe PSG kanë qenë dy të interesuarit për shërbimet e lojtarit. Deri më tani ata që kanë ecur më para janë parisienët. Sulmuesi i PSG-së, Edinson Kavani, ka deklaruar se Angel di Maria do të ishte i mirëpritur në “Parc de Princes”. Kjo deklaratë ka ardhur pas spekulimeve se argjentinasi do të largohet nga Reali i Madridit dhe destinacioni i tij më i mundshëm është kampioni i Francës. Në garë është edhe Mançester Junajtid, mirëpo PSG është në pozitë më të mirë për transferimin e tij. “Ne gjithmonë jemi të gatshëm të fusim elementë të rinj në skuadër. Ai ka shumë cilësi, është lojtar fantastik dhe do të ishte i mirëpritur në Paris”, – ka deklaruar uruguaiani për “L’Equipe”. Ndërkohë, edhe Bajerni i Mynihut është përfshirë në garën për shërbimet e mesfushorit të Realit të Madridit.

 

 Kuadrado, midis Bajernit dhe Barcelonës

Kolumbianët janë në modë këtë merkato. Gjiganti gjerman, Bajern i Mynihut, është duke përgatitur një ofertë të majme për reprezentuesin kolumbian Kuadrado. “Bavarezët” janë të gatshëm t’i ofrojnë 42 milionë euro për kolumbianin, i cili kishte një performancë të shkëlqyer në Kupën e Botës “Brazil 2014”. Lojtari i Fiorentinës, përveç Bajernit, kërkohet edhe nga Barcelona. Duket se tregu i kësaj vere do të jetë “i nxehtë” për Kuadradon. Thuhet se oferta e Bajernit mund të jetë bindëse për Fiorentinën dhe ekziston mundësia që lojtari gjatë kësaj verë të transferohet në “Allianz Arena”.

 

 Vidal drejt Junajtidit?

Mediat britanike raportojnë se gjasat janë të mëdha që Arturo Vidal të kalojë te Mançester Junajtid. Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, ka deklaruar se kiliani nuk do të largohet nga “Zonja e Vjetër”, por duket se gjërat do të përfundojnë në favor të “Djajve të Kuq”. Sipas meidave angleze, mesfushori 27-vjeçar është pajtuar t’i bashkohet Junajtidit, me të cilin do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare dhe do të përfitojë 120.000 paund në javë. Megjithatë, mbetet të shihet nëse këto janë vetëm fjalë në vazhdën e spekulimeve apo do të rezultojnë të vërteta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency