Dështon Elvana dhe Tuna, kritika nga fansat

0
139

Elvana GjataDuket se ky vit nuk ka qenë fort i mirë për këngëtaret, pasi në një masë të madhe kanë zhgënjyer fansat e tyre. Pas Elvana Gjatës, e cila pati një bum komentesh negative në rrjetet sociale në lidhje me projektin e saj më të fundit, e njëjta histori përsëritet edhe me Tunën. Kohët e fundit, fansat ishin në pritje të një hiti, por ndodhi që kënga të mos merrte impaktin e dëshiruar. Sipas fansave, klipi i fundit i Tunës ishte një kopje e dështuar dhe se mungon kreativiteti. Fansat kanë shkruar shumë komente edhe për paraqitjen e Tunës, e cila, sipas tyre, është një kopje e shëmtuar e modeleve të Rihannës.

 

 

 

 

 

 

Emina Çunmulaj, trëndafili i shkretëtirës

Emina Një trëndafil në shkretëtirë. Kështu e ka quajtur fotografi shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha, modelen me origjinë shqiptare, Emina Çunmulaj. Ai ka postuar në “Facebook” një nga punët e tij të fundit me supermodelen. Modelja e njohur në gjithë botën ka pozuar për aparatin e Berishës në shkretëtirën e Nevadës në SHBA. I gjithë seti fotografik është realizuar me kostume banje, ku evidentohen linjat e përkryera të supermodeles shqiptare. Emina Çunmulaj është modelja më e njohur shqiptare në pasarelat e modës botërore. Ajo ka sfiluar për shtëpitë më të famshme të modës, si: Cavalli, Armani, Louis Vuitton, Vivian Westood, Gucci, e shumë të tjerë.

 

 

 

 

 

 U rikthehet gërshetave, Dafina kopjon Beyoncen

dafina Dafina Zeqiri njihet më së shumti edhe për ndryshimet që bën herë pas here me flokët e saj, ndërsa ka zgjedhur t’i rikthehet një stili që ka pasur pak kohë më parë. Bëhet fjalë për gërshetat e famshme, të cilat edhe Elvana Gjata i kopjoi nga diva Beyonce. Duket se këngëtares po i pëlqejnë flokët e saj, ndërsa ka zgjedhur të pozojë ashtu sikurse di të bëjë ajo më mirë.

 

 

 

 

 

 

Shoferja personale e Julian Dedës

jul deda Aktori i humorit Julian Deda është bërë jo më larg se dje me një shofere personale. Ai ndihet mjaft i privilegjuar, ndaj ka dashur që këtë emocion ta ndajë me miqtë e tij, në rrjetin social “Facebook”. Batuta të forta janë shkëmbyer menjëherë sapo janë postuar fotot, ku mes tyre kanë komentuar edhe kolegët e tij, sikundër miqtë dhe familjarët. E gjithë kjo situatë ka ndodhur pasi shoferja e tij është bashkëshortja, e cila duket mjaft e kujdesshme në timon.

 

 

 Renis Gjoka drejt Durrësit me biçikletë

renis_biciklete Renis Gjoka në rrjetet sociale ka shpalosur talentin që ka ndaj xhirove me biçikleta, e ndërsa ky hob është kthyer në një qëllim më vete. Këngëtari ka marrë përsipër të udhëtojë me biçikletën e tij për orë me radhë, duke treguar një trup të palestruar. “Tiranë-Durrës me biçikleta”, – ka shkruar ai, bashkangjitur një fotoje.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency