Llojet e depozitave në banka, interesi që përfitohet

0
735

sportel-banke-46343Depozita elastike është e vlefshme për të gjithë ata që kanë dëshirë të investojnë kursimet e tyre për të përfituar një interes, në përputhje me kohëzgjatjen e tyre

 Depozitë është një shumë e caktuar parash, e cila mund të mbahet në një institucion financiar si një shërbim i ofruar për klientët, prej të cilës mund të përfitoni interesa. Mbajtja e një depozite është një mënyrë e sigurtë e investimit të parave. Dy janë llojet më të zakonshme të depozitave: Depozita pa afat. Kjo është një lloj depozite ku ju mund të mbani paratë tuaja dhe të keni mundësi për t`i tërhequr ato në çdo kohë. Kështu, sa më gjatë t`i mbani paratë aq më shumë interesa fitoni.

 

Depozita me afat

Kjo është një lloj depozite ku ju mund të depozitoni paratë tuaja me afate të caktuara maturimi (1, 3, 6, 12 muaj si dhe 2 deri në 5 vjet). Interesi i ofruar varet nga shuma dhe periudha. Kjo depozitë të ofron një interes më të lartë për paratë që nuk ju nevojiten për një periudhë kohe të caktuar. Banka të ndryshme ofrojnë edhe lloje të ndryshme depozitash si: depozita elastike, depozita rekord, depozita “Monthly Special” (speciale mujore), depozita fleksi etj.

 

Depozita elastike

Depozita elastike është e vlefshme për të gjithë ata që kanë dëshirë të investojnë kursimet e tyre për të përfituar një interes, në përputhje me kohëzgjatjen e tyre. Kështu, ju nuk kushtëzoheni vetëm me depozitat me afate standarde 1,3,6 dhe 12 – mujore por mund të zgjidhni afatin e depozitës tuaj nga 1 muaj deri në 1 vit.

 

Depozita rekord

Depozita rekord është depozita në monedhë të huaj me afate më të gjata maturimi se ato standarde, e cila varion nga 2,3,4 dhe maksimalisht deri në 5 vjet, duke qenë dhe depozita me afat më të gjatë në vendin tonë. Depozita “Monthly special” (speciale mujore). Depozita “Monthly Special” (speciale mujore) është një depozitë që ju krijon mundësinë të tërhiqni interesat çdo muaj, duke mos qenë e nevojshme të prisni fundin e periudhës për të përfituar ato.

 

Depozita fleksi

Depozita fleksi është një mënyrë fitimprurëse dhe fleksible për administrimin efektiv të parave tuaja. Depozita fleksi ju mundëson përdorimin në çdo moment të një pjese të depozitës tuaj dhe përfitimin e interesit për pjesën e mbetur në depozitë. Gjithashtu, ofron mundësi të pakufizuara tërheqjeje për sasinë që ju keni në dispozicion.

 

çfarë informacioni duhet të dini para se të aplikoni

Sa është minimumi i parave që mundëson hapjen e një depozite. Çfarë dokumentesh duhet të paraqitni për të hapur një depozitë. Sa janë normat e interesit për të gjitha afatet e maturimit Llojet e depozitave që disponon banka (banka të ndryshme kanë lloje depozitash të ndryshme). Për të gjithë klientët është e rëndësishme të zgjedhin llojin e depozitës që i përgjigjet më mirë nevojave të tyre, depozita me afat apo depozita pa afat. Gjithçka varet nga ju, për sa kohë do të doni t`i mbani paratë të mbyllura dhe sa interesa fitoni nga lloji i depozitës që do të zgjidhni.

 

Përfitimet dhe avantazhet

Është një investim i sigurt, fitimprurës dhe me interesa më të lartë krahasuar me llogarinë e kursimeve. Nuk ka komisione për hapje, për mbyllje apo për mirëmbajtje të saj.

 

Tri pyetjet për të zbuluar punën që doni
Ekspertët paraqesin tri pyetje të fuqishme që do t’ju ndihmonin të kuptoni se çfarë pune jeni “të prerë” ta kryeni me sukses. Kush janë fuqitë tuaja ‘mbi-njerëzore’? Sipas një studimi nga “Fortune Magazine”, njerëzit që përdorin pikat e forta të tyre dhe e pëlqejnë atë që bëjnë janë 127% më produktiv se mesatarja e punonjësve! Kjo bën logjikë. Ndërsa ju bëni diçka për të cilën jeni të prirë nga natyra ta bëni mirë, ju ka më shumë të ngjarë të jeni në rrjedhë… gjendja magjike kur ju ndieni se mund të arrini gjithçka. Cilat janë vlerat tuaja bazë? A e vlerësoni lirinë, aventurën, dhe ndërmarrjen e rrezikut? Ju ka gjasa të mos dëshironi të fitoni një punë zyre. Ose çfarë ndodh në rast se vlerësoni familjen, marrëdhëniet, dhe sigurinë? Ndoshta ju do e gjeni të arsyeshme se është më mirë të punoni nga shtëpia, ose në një zyrë aty pranë me orar fleksibël të punës. Duke parafytyruar se çfarë është më e rëndësishme për ju ndihmon të kufizoni fushën e zgjedhjeve të mundshme të karrierës – Jo vetëm në aspektin e jetesës, por edhe në drejtim se me çfarë lloj kompanie apo njerëzish dëshironi të punoni. Çfarë ju inspiron si asgjë tjetër? Të bërit e diçkaje që ju frymëzon është thelbi i arritjes së gjendjes më të lartë të lumturisë, dhe gjëja më frymëzuese që ju mund të bëni është të kontribuoni në diçka që ju mendoni që ka një qëllim më të lartë… diçka më të madhe se vetja juaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency