Kujdesi që duhet treguar gjatë intervistës së punës

0
154

interviste-puneTë gjesh një punë në ditët e sotme nuk është e lehtë. Konkurrenca, kualifikimi, mungesa e vendeve të lira, janë disa nga arsyet që e bëjnë të vështirë gjetjen e punës. Gjithsesi, në disa sektorë të industrisë, tregu i punës vazhdon të ecë dhe në shumë fusha gjenden plot vende pune të lira. Duke lënë mënjanë tregun e punës, nëse jeni në situatën kur ju kanë ofruar një vend pune, është tepër e rëndësishme të jeni plotësisht i përgatitur për çdo element të intervistës së punës, për të arritur kështu të realizoni një intervistë të suksesshme dhe duke e përmbyllur me ofrimin e vendit të punës.

 

Përgatitja përpara intervistës

Njohja e Kompanisë dhe profilit të saj. Përpara intervistës duhet të kërkoni për kompaninë dhe fushën e saj të veprimit. Sigurohuni që të kuptoni gjithçka që ka të bëjë me kompaninë duke përfshirë profilin e përgjithshëm, historinë e saj dhe datat e rëndësishme. Në plotësim të kësaj, duhet të keni një njohje gjithëpërfshirëse të fushës në të cilën biznesi operon, për të treguar kështu informacionet dhe profesionalizmin tuaj gjatë intervistës. Kjo do bëjë të mundur të jeni më të sigurtë në përgjigjet gjatë intervistës së punës për pyetjet në lidhje me sektorin ku vepron kompania.

 

Vlerësoni synimet e karrierës suaj

Duhet të keni një panoramë të qartë të profilit tuaj, eksperiencave dhe aspiratave që doni të arrini. Përgatituni për ti diskutuar të gjithë këto elementë,gjithashtu dhe përgjigjet e plota lidhur me pyetjet se përse ju jeni i duhuri për ta fituar atë vend pune.

 

Për t’u pasur parasysh

Sigurohuni që të përgatiteni për intervistën duke bërë disa kopje të CV-së suaj, si edhe kopje të çdo dokumenti tjetër i cili ju vjen në ndihmë gjatë intervistës. Duhet kështu t’i bëni përshtypje intervistuesit duke treguar që jeni plotësisht i përgatitur dhe keni menduar për çdo aspekt të intervistës. Gjithashtu me shumë rëndësi është të mendoni se çfarë do vishni dhe ta bëni gati veshjen tuaj një natë më parë. Veshja duhet të jetë e pastër, e sistemuar dhe e hekurosur për të qenë e përshtatshme për intervistën. Thonjtë duhet të jenë të pastër dhe të rregullt, ndërsa sa u takon meshkujve ata duhet të kujdesen për pastrimin e mjekrës. Pra, është tepër e rëndësishme të jeni i veshur mirë për intervistën tuaj dhë të paraqiteni sa më mirë. Një këshillë e fundit kur përgatiteni për intervistën tuaj ështe të arrini në kohë. Sigurohuni që keni dijeni për vendin se ku do zhvillohet intervista dhe, nëse është e nevojshme, bëni një udhëtim paraprak për të mësuar vendndodhjen për atë ditë. Është mirë që të jeni ulur dhe gati 10 minuta përpara kohës së caktuar.

 

 Të komunikosh me email

Të kryesh një komunikim të qartë pune nëpërmjet email-it me punonjësit është një detyrë e vlefshme për ju. Ju duhet të merrni në konsideratë kohën dhe interesat e personave të cilët po i përfshini dhe po i dërgoni email-in. Nëse vendosni t’i drejtoheni një grupi të caktuar duhet të qartësoni se kujt i drejtoheni dhe si duhet ta hartoni hyrjen e email-it. Nëse dëshironi që komunikimi të jetë sa më i vlefshëm për të gjithë, ndiqni rregullat e mëposhtme:

1. Tregohuni të qartë me qëllimin tuaj. Shpjegoni menjëherë pse po bëni një hyrje të email-it. Cilat janë dobitë për cilindo pjesëtar të cilit po i dërgohet email-in.
2. Tregohuni të qartë me personat të cilët do t’i vendosni në “Cc”. Nëse nuk jeni 100% të sigurt se email-i i dërguar ka të njëjtën rëndësi për të gjithë atëherë vendosni prioritetet.
3. Mospërfshirja. Jo çdo njeri dëshiron të ndjehet i sforcuar për tu përfshirë në një komunikim të përgjithshëm me email. Ndoshta në të tilla raste dërgimet e email-eve do duhen të bëhen individuale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency