Noizy publikon trajlerin “Gunz Up” duke pasuar më pas me Zanfinën

0
183

 

noizyReperi nga Shqipëria, Noizy, ka paralajmëruar videoklipin e këngës së tij të re, të titulluar “Gunz Up”. Bëhet fjalë për një këngë dinamike, reflektuar edhe nga videoklipi, i cili ka skena të rrezikshme të realizuar me efekte të shumta speciale. Videoklipi është xhiruar në disa lokacione, duke përfshirë edhe Prishtinën. Ky videoklip është duke u punuar nga produksioni FrameIn nga Kumanova. Noizy nuk kënaqet me kaq pasi një nga duetet më interesante të kësaj vere, pritet të jetë dhe bashkëpunimi i tij me Zanfina Ismailin. Dyshja tashmë ka filluar xhirimet e videoklipit, i cili pritet të publikohet së shpejti. Bëhet fjalë për këngën e titulluar “Po sikur”, që është duke u punuar nga Durim Kiddo dhe Dj Aboom, ndërsa teksti është shkruar nga vetë Noizzy.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency