Vizita dyditore në Berlin/ Basha lobon për statusin në Gjermani: Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë statusin

0
151

Florenc Drizari

lulzim basha cdu gjermaniZyrtarët gjermanë: Me shqetësim po ndjekim edhe situatën, në raport me shkarkimet masive në administratën publike të nëpunësve të trajnuar

Paralelisht me rekomandimin e statusit nga Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një vizitë zyrtare në Gjermani, duke lobuar për çështjen e statusit të vendit kandidat ndaj Shqipërisë. Një ditë më parë kryetari i PD-së u prit në një mëngjes pune nga Andreas Schockenhoff, nënkryetar i grupit parlamentar për politikën e jashtme i CDU-CSU, në Bundestag, i shoqëruar nga Roderich Kieseëetter, raportues për Shqipërinë i grupit parlamentar CDU – CSU. Gjatë vizitës së tij në Gjermani, vend i cili ka një peshë të rëndësishme në ndikimin e Këshillit të Evopës për çështjen e statusit më 23 qershor, Basha pati takime intensive pikërisht për këtë çështje me zyrtarë të lartë.

Po dje kryetari i Partisë Demokratike u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryetari i Komisionit për çështjet e BE, në parlamentin gjerman, Gunther Kirchbaum. Gjatë bisedës, kryetari i opozitës falënderoi përfaqësuesit e shumicës parlamentare të CDU – CSU në Bundestag, për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në rrugën e integrimit europian të saj.

Z. Basha theksoi se PD është e vendosur të mbështesë pa asnjë rezervë dhe pa kushtëzim integrimin europian të Shqipërisë, gjë që e ka dëshmuar gjatë gjithë këtyre muajve. Z. Basha kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për një vendim pozitiv në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian për marrjen e statusit.

Perpjekjet shumëvjeçare dhe reformat e ndërmarra bënë të mundur rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian, për tre vite me radhe. Ndonëse bllokimi absurd i miratimit të tre ligjeve nga ish – opozitës socialiste, e drejtuar nga z. Rama, u kthye në një pengesë dhe vonesë për çështjen e statusit. “Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë statusin”- theksoi z. Basha.

“Bashkëbiseduesit vlerësuan qëndrimin e kryetarit Basha dhe PD, për mbështetje të pakushtëzuar për integrimin europian të Shqipërisë si dhe punën e bërë nga PD, gjatë qeverisjes së vendit, për realizimin e reformave të rëndësishme që bënë të mundur rekomandimet pozitive për marrjen e statusit.

Duke iu referuar situatës aktuale, zyrtarët e lartë gjermanë theksuan se respektimi i shtetit ligjor dhe zbatimi i vendimeve të gjykatave, respektimi i institucioneve të pavarura dhe garantimi i hapësirës institucionale për opozitën si dhe lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit janë standarde europiane të panegociueshme”,-thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD-së.

“Me shqetësim po ndjekim edhe situatën, në raport me shkarkimet masive në administratën publike të nëpunësve të trajnuar, edhe me kontributin e taksapaguesve gjermanë dhe të BE” – theksuan bashkëbiseduesit gjermanë. Në takime u diskutua për forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy partive simotra CDU dhe PD.

 

Ish-kryeministri/ Berisha: Rikonfirmim për të tretën herë i statusit të bllokuar nga Rama

Dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, ish-Kryeministri Berisha e ka konsideruar  si një rikonfirmim për të tretën herë nga Komisioni Europian. Duke argumentuar faktin se Shqipërisë, mundësia është dhënë tri herë mundësia për të marrë statusin, Berisha theksoi se vendi  është penguar nga Kryeministri i tanishëm, atëhërë në krye të opozitës, Edi Rama. “Në raportin e tetorit të vitit 2012 Komisioni Europian rekomandoi Shqiperine per statusin e vendit kandidat mbasi ajo kishte permbushur 12 prioritetet e KE por la nje afat 40 ditor qe te votoheshin tre ligjet ne Parlament, per te cilat ishte rene dakord qe ne fillim te vitit 2012.Edvin Kristaq Rama u terhoq nga konsensusi dhe refuzoi votimin e tre ligjeve. Keshtu statusi u bllokua nga PS dhe Edi Rama. Ne dhjetor te vitit 2012, Keshilli i Ministrave te BE la te hapur mundesine e shqyrtimit te rekomandimit te Komisionit per statusin e Shqiperise ne rast se do votoheshin tre ligjet ne Parlament. Por Rama pranoi t’i votoje ato vetem me 30 maj 2013. Në tetor te vitit 2013, Komisioni perseri rekomandoi pa asnje kusht statusin e vendit kandidat per Shqiperine. Kete rekomandim disa vende te BE e refuzuan ndonese Shqiperia e meritonte plotesisht statusin. Refuzimi lidhej me qendrimet e meparshme te Rames ndaj integrimit”,-theksoi Berisha.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency