Në gjendje kritike për jetën është transportuar me helikopter drejt Tiranës një fëmijë 10 vjeç.
Fëmija me inicialet K. L., 10 vjeç, banor nga Maqedonia, ka shkuar në spitalin e Sarandës në gjendje kritike për jetën.
Sipas bluzave të bardha të Sarandës ishte me epilepsi në gjendje fibrile.
Kjo situatë e fëmijës ka ndodhur në një hotel në Ksamil ku 10-vjeçari me familjen e vet kanë ardhur me pushime.
Gjendja e tij kritike i bëri bluzat e bardha të Sarandës ta transportojnë atë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.