Juventus zyrtarisht kampion i italisë me 102 pikë

0
159

Ekipi torinez nuk fali as ndeshjen e fundit duke arritur kështu një rekord të ri personal duke e mbyllur kampionatin në kuotën e 102 pikëve.

juve 2Një Juventus që ka bërë gjithçka mirë në Seria A duke u shpallur kampion i padiskutueshëm i Seria A. Ekipi këtë vit ka treguar që nuk ka rival dhe se do të duhet shumë punë për të dalë mbi ekipin bardhezi. Fitorja 3-0 me Kaliarin i vuri vulën e rekordit titullit bardhezi, me torinezët që festuan trofeun e 30-të në Serie A me një rekord absolut dhe për Europën. Kjo pasi e mbylli kampionatin me 102 pikë, askush më mirë se ajo në kontinentin e vjetër duke thyer dhe rekordin që mbahej nga portugezët e Benfikës. Juventusi ka arritur të kapi rekordin një javë para kur arriti në kuotën e 99 pikë një javë pa përfunduar kampionati dhe në këtë mënyrë theu rekordin e Interit prej 97 pikësh nga sezoni 2006/2007. Këtë sezon, Juventusi ka vënë një tjetër rekord për numrin e fitoreve duke arritur vetëm këtë sezon 33 fitore. Ndërkohë që Rekordi i mëparshëm mbahej nga Interi me 30 fitore, në sezonin 2006/2007. Një rezultat i arritur në fushën e lojës me 33 fitore në total, e fundit ndaj Caliarit, që më shumë ishte një stërvitore për bardhezinjtë. Shënuan në fakt disa prej lojtarëve kyç të këtij edicioni, si Andrea Pirlo që ishte ekzekutuesi i një goditje dënimi perfekte, apo Lorente që u gjend gati kur ju dha mundësia dhe Markizio, që ishte qershia mbi tortë e këtij takimi me veprimin e tij teknik. Ndërsa tifozët nuk nguruan të shpalosnin dhe dashurinë e tyre për trajnerin Antonio Konte, duke valëvitur të gjithë banderola me mbishkrimin Con…te, që në italisht ka kuptimin me ty. Pjesa e dytë ndërkohë ishte më shumë një menaxhim i lojës nga bardhezinjtë që thjesht prisnin vërshëllimën përfundimtare për të nisur festën, një festë me tifozët, drejtuesit dhe familjet, ashtu siç i ka hije në fakt një familje të madhe fituese. Ndërkohë që futbollistët parakaluan më pas të gjithë nga e nga një në terrenin e stadiumit “Olimpik”, përkrah fëmijëve me fanellat e 19 skuadrave të tjera pjesmarrëse në kampionat, që simbolizonin dhe respektin ndaj kampiones. Gjithçka kulmoi me ngritjen lart të trofeut nga duart e kapitenit Gianluigu Buffon, që konfirmoi dhe në fushë yllin e tretë të qepur mbi fanellë. Andrea Pirlo u shpreh pas ndeshjes duke thënë se meritat për sezonin rekordthyes të Juventusit i takojnë trajnerit Antonio Konte. “Kemi thyer secilin rekord, 102 pikët janë mahnitëse dhe do të jetë thuajse e pamundur që dikush ta përsërisë. ishte një sezon i jashtëzakonshëm dhe u kurorëzua me fitore 3-0 ndaj Kaliarit”. “Ishte një shfaqje e bukur e dashurisë së tifozëve ndaj Kontes dhe shpresojmë që e ardhmja e tij të zgjidhet në ditët në vijim. Shumica e meritave për këto trofe i shkojnë Contes”, ka deklaruar Pirlo. Rekordi prej 102 pikësh është edhe një rekord i ri evropian në top-pesë kampionatet, pasi rekordin e deritanishëm e kanë mbajtur Barcelona dhe Real Madridi me nga 100 pikë. Ndërsa duket se tashmë rekordi do të mbahet nga Juventus.

 

Besnik Hasi shpall Anderleht kampion te Belgjikës

Trajneri shqiptar Besnik Hasi arriti të çojë Anderlehtin drejt titullit të 33-të kampion në Belgjikë. Edhe pse e mori drejtimin e skuadrës nga Brukseli vetëm në javën e fundit të sezonit të rregullt pas largimit të trajnerit Van Den Broom, Hasi bëri një punë të shkëlqyer në krye të klubit gjatë fazës play-off. Skuadra arriti të përmbyste një disavantazh 5 pikësh ndaj Standartit të Liezhit për tu shpallur në fund kampion i vendit. Me këtë sukses 42-vjeçari shndërrohet në trajnerin e parë shqiptar që arrin të fitojë një kampionat të rëndësishëm në Europë. Për t’i vënë vulën titullit Anderlehti mposhti me rezultatin 3-1 Lokerenin në sfidën e fundit të fazës play-off duke e mbyllur sezonin në kuotën e 51 pikëve dy më shumë se Standarti i Liezhit që edhe pse kishte dominuar në gjithë sezonin e rregullt u dorëzua përballë rekordmenëve të Belgjikës. Sfida e luajtur në stadiumin “Constant Vanden Stock” të Brukselit nisi në mënyrë fantastike për Anderlechtin që zhbllokoi rezultatin falë golit të shënuar nga Mitrovic në minutën e 19-të. Megjithatë me startin e pjesës së dytë gjithçka u ndërlikua për ekipin e Besnik Hasit pasi në minutën 54 mbrojtësi Van Den Borre shkaktoi një penallti që futbollisti i miqëve Harabaoui e ktheu në gol duke barazuar rezultatin. Megjithatë Anderleht nuk u demoralizua aspak dhe vetëm tre minuta më pas kaloi sërish përpara me qëndërmbrojtësin Mbemba. Golin që i vuri kapak takimit por edhe titullit të 33-të për skuadrën belge e shënoi Praet në të 67-tën. Deri në fund nuk ndryshoi më asgjë në rezultat dhe vërshëllima e arbitrit kryesor bëri që të shpërthente në festë një stadium i tërë. Besnik Hasit në 11 ndeshje në krye të klubit arriti të merrte 8 fitore 1 barazim dhe 2 humbje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency