Intervista/ Rama zbardh skemën e legalizimeve dhe vendimin për kazinotë: Ja çfarë bisedova me kreun e SHISH

0
126

Intervistoi: Sokol Balla

 

Rama: Qeveria do ta çojë deri në fund mandatin e saj, s’ka ndryshime. Jo shkarkimit të Nishanit

 Reforma territoriale, Rama: Po konsensusit me votë në Kuvend, vetëm nëse ka konsensus në Komision

 

 

 

rama-top-storyZoti Rama, ish-kryeministri Berisha ju akuzoi për një marrëveshje të fshehtë me FMN-në sot. Cila është e vërteta?

E vërteta është që ajo ishte një shpifje publike me deklaratat e pushtetit të deridjeshëm, që propagandohet me sulme ndaj qeverisë. FMN nuk bën asnjë marrëveshje të fshehtë me askënd dhe as qeveria nuk ka bërë një të tillë. Nuk do të ketë taksa të reja. Marrëveshja ka filluar të zbatohet me paketën e re fiskale dhe shqiptarët duhet ta dinë se aprovimi i saj nga FMN është lajmi më i mirë që mund të merrnin për të rilindur besimin e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe bankave tek Shqipëria, qeveria shqiptare dhe sistemi ynë financiar. Nga ana tjetër, marrëveshja na jep mundësinë që ne t’i japim fund një periudhe krize dhe anarkie financiare dhe të hyjmë në ritmet e një rritjeje që do sjellë më shumë të ardhura.

Ju njiheni si njeri i penës e i batutës dhe batutat tuaja në Parlament janë interesante, por gjithsesi ta quash ish-kryetaren e Kuvendit viagrën e ish-kryeministrit… Pse reflektoni një lloj dëshirë për t’u përballur?

Besoj që më në fund ka ardhur edhe dita të them edhe unë çfarë mendoj në atë sallë që për vite me radhë çfarë nuk është thënë për mua, për të vdekurit dhe të gjallët e shpisë sime. Pa lidhje fare janë përgojuar për shkakun tim. Çdo ditë duhet bërë qartë dallimi mes atyre që mbollën pasiguri kudo duke e rrënuar Shqipërinë dhe nesh që punojmë çdo ditë me mish e me shpirt për më shumë siguri. Në fund të fundit bëhet dallimi mes atyre që ua kujtojmë vazhdimisht që janë shkaktarët e atyre problemeve dhe pasojave që ka vendi dhe nesh që pavarësisht se trashëguam një situatë dramatike me vendin në buzë të humnerës, nuk jemi tërhequr nga zotimet tona dhe vullneti ynë për të ecur çdo ditë e më shpejt. Askush nuk duhet të çuditet se unë jam tërësisht i përfshirë dhe i apasionuar për të mbrojtur bindjet.

Ju keni një çështje delikate për të diskutuar me opozitën siç është reforma territoriale…

Jemi këtu të vendosur për reforma, të hapur për konsensus, por do të vendosim dhe do të udhëheqim, se për këtë jemi votuar. Unë kam vendosur t’i drejtohem edhe një herë me një letër kryetarit të PD që të na bashkohet në këtë proces të reformës territoriale. Është ngritur Komisioni, i kemi njohur të drejtën e vetos dhe kemi kaq kohë që presim. Por ne nuk mund të presim pafund dhe qëndrimi i opozitës s’mund të jetë pengesë për këtë reformë, e domosdoshme për t’i dhënë fund një historie korrupsioni, abuzimesh e shpërdorimesh që Shqipëria s’mund ta mbajë në kurriz, për t’i kthyer popullit 80 milionë dollarë në vit në formë investimesh dhe nuk është një reformë elektorale, sepse po të ishte ne nuk do ta bënim në mënyrë të njëanshme.

Ju i keni ofruar barazi në Komision, bashkëkryetar, i keni ofruar të drejtën e vetos, ama në momentin që themi Komisioni bie dakord në Parlament duhet të ketë konsensus. Një gjë e tillë nuk është thënë në publik. Në rast se opozita e pranon Komisionin, pse nuk i ofroni opozitës votim konsensual?

Nëse produkti është konsensual që të mos përmbyset nga Kuvendi, them absolutisht po. Nëse Komisioni nuk ka votim konsensual, atëherë nuk ka kuptim që të kalojë në Parlament.

A ka një premtim konkret?

Ulja e taksave për 97% të shqiptarëve që ka rritur fuqinë blerëse. Sot kemi një rritje të konsumit me 14% dhe arsyeja e kësaj shifre është ulja e taksave. Rritja e rrogave për Policinë e Shtetit, nga ana tjetër lufta ndaj korrupsionit në tatime e dogana që ka sjellë shumë të ardhura. Mbajtja e premtimit se do të rritet taksa për ata që fitojnë më shumë nga 10 në 15, por ama do të jetë kaq dhe nuk do të ketë shumë më tepër kur 10 i shkon shtetit dhe 10, 20 deri në 300% i shkonin pushtetit dhe po ashtu përgjysmimi i tatimfitimit mbi biznesin e vogël. Shumë shpejt do fillojë veprimi shumë energjik për legalizimet falas…

Procesi apo gjithçka falas?

Ç’domethënë procesi… Legalizimi është procedurë, ndërkohë kur vjen puna ke trualli i zaptuar, aty nuk mund të flasim për dhënien e truallit falas, sepse na duhet nga ana tjetër të ecim me kompensimin e pronarëve, por edhe tek trualli do të ketë gjëra të reja dhe brenda 4 viteve këta njerëz do dalin nga tuneli i errët i shumë e shumë viteve. Këtu nuk bëhet thjesht për t’i dhënë tapinë dikujt, por edhe për të futur në ekonomi kapitale që deri tani janë të vdekura. Edhe në vendet e reja të punës ne do të bëjmë një transformim historik.

-(video ku Basha vlerëson aksionin kundër lojërave të fatit por thekson: “Edhe ai u la në mes”)

Sot ka vetëm kazino apo pika lojërash fati të licencuara më parë dhe shumë shpejt brenda 300-ditëshit do të paraqesim projektin e ri ligjor për rregullimin përfundimtar të këtij problemi dhe do t’u japim një afat kohor deri më 1 janar 2016 të gjithë atyre që kanë investuar në këto lojëra dhe pastaj nuk do të ketë më kumar në zonat urbane të Shqipërisë. Do të adoptojmë praktikat e mira të të gjitha vendeve që kanë prioritet turizmin.

Nisur nga vlerësimet që keni për punën e kryer nuk po ju pyes nëse do të bëni ndryshime në kabinetin qeverisës?

Kultura që nuk ka lidhje me kulturën politike dhe të vendeve ku funksion sistemi bipolar nuk funksionon me heqjen nga pozicioni. Ne kemi një skuadër që do ta çojë punë e vet deri në fund. Do të ketë vetëm arsye që do bëhen lëvizje me shkeljen e atij kodi që lidhet me shërbimin me dinjitet ndaj shqiptarëve. Çdo përzierje me korrupsionin dhe çdo rrëshqitje nga ky kod nuk tolerohet. Ndërsa performanca është e skuadrës dhe është skuadra do të japë në fund rezultatin.

Ju a keni bashkëpunim me Visho Ajazi Likën?

Kam një komunikim fare të thjeshtë prej të cilit mundohem të gjej arsye për të thënë se jam i kënaqur, por nuk mund të shprehem i kënaqur, jo për komunikimin por për faktin se në fund të fundit ajo që ka rëndësi se kush është ai. Nga vjen por sa produkt marrim dhe në këtë rast për sigurinë. Jemi përballur me një proces shumë të vështirë të luftës me krimin që lidhej me shpërthimet e tritolit dhe policia nuk ka pasur thuajse asnjë informacion dhe ky është problemi. Nuk ka lidhje fare për sa më takon me personin apo aq sa spekulohet. Këto gjëra jam kam thënë drejtpërdrejt, dhe reagimi i tij ka qenë korrekt në bisedë ndërkohë që reagimi i strukturës lë shumë për të dëshiruar në funksion të sigurisë.

Keni diskutuar me Presidentin Nishani?

Sigurisht që po, po nuk dëshiroj të komentoj atë që kam diskutuar.

Keni përplasur grushte në tavolinën e Presidentit, është e vërtetë kjo?

E kundërta është e vërtetë, rrjedha e komunikimit mes meje dhe Presidentit Nishani është një model për komunikimin mes institucioneve dhe do ishte shumë mirë nëse kjo do ishte edhe për përmbajtjen.

Nishani ka thënë se nuk ka ndërmend të vendosë shkarkimin nëse i kërkohet. Ju si do veproni në këtë rast. A keni një plan për shkarkimin e tij?

S’kam asnjë plan për ndryshimin e kreut të SHISH, konsideroj që duhet të ketë reflektim në këtë aspekt. Kjo është një histori që lidhet me integritetin e shtetit shqiptar dhe lidhet me domosdoshmërinë e qenies në lartësinë e duhur në sfidat e mëdha. E shoh si shumë të rëndësishëm komisionin e sigurisë dhe pres të shohë rezultatet e këtij komisioni.

Thoni se deri më sot Presidenti ka qëndruar mbi palët?

Do doja shumë ta thosha këtë. Kam bërë dhe kam bërë gjithçka. Jam i bindur se po japim një kontribut të rëndësishëm të këtij vendi të historisë demokratike duke vendosur një standard të ri të marrëdhënies së qeverisë me institucionet.

Çfarë këshille do t’i jepnit Presidentit?

Unë uroj që të mos vijë dita që t’i jap këshillë Presidentit në publik.

A është një opsion ndërprerja e mandatit të Presidentit një opsion në tavolinën e mazhorancës?

Jo.

Dukeni se nuk jeni i kënaqur nga puna e kreut të SHISH, a e mirëkuptoni Berishën i cili hoqi Bahri Shaqirin me arsyen se nuk po kryente detyrën?

Jo. Unë s’po them asgjë nga ato që janë thënë. Unë po shpreh vetëm shqetësimin që ka qeveria të bazuar mbi fakte dhe jo mbi opinione.

A është Saimir Tahiri në ballë të kandidaturës për Bashkinë e Tiranës?

Jo, nuk është.

A keni ndonjë emër?

Jo, nuk kemi asnjë.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency