“79 milion lekë të tjera për inceneratorin e Elbasanit”, Teliti: Për Edi Ramën shqiptarët janë në “listë pritje”, prioritet i tij i vetëm janë oligarkët

0
105

Nga: Dorian Teliti

Për ER shqiptarët janë në “listë pritje ⛔️“, prioritet i tij i vetëm janë oligarkët ?.

Vetëm dy ditë më parë ER ka lëvruar nga buxheti i shtetit 79 milionë lekë (të reja) për inceneratorin e Elbasanit, plot 647 mijë euro.

Shqiptarët sot janë në betejë të egër me mbijetesën dhe me Covid-19.
ER ka braktisur shëndetësinë, ambulancat po shndërrohen në “salla reanimacioni” ku pacientët rrinë me orë të tëra e presin në rradhë për tu shtruar, e tamponët që kryhen janë minimaliste ? (rreth 4 herë më pak testime se rajoni), ku familjet me ndihmë ekonomike & pensionistët i kanë tryezat bosh ? dhe qindra biznese po falimentojnë dita ditës e të shumtë janë ata që kanë humbur vendin e punës ?.

Me aq para të dhëna brenda një dite për një nga oligarkët (647mijë euro), plagët e shoqërisë nuk do shëroheshin, por ndihmë gjithësesi do ishin nëse ER do të mendonte për njerëzit dhe ekonominë e jo për miqtë e oborrit qeveritar, pasi me aq para:
? mund te kryheshin te paktën 16.100 teste, ose;
? 647 biznese të vogla mund të merrnin cekun prej 1000 euro për të mbajtur frymën gjallë, ose;
? 6583 pensionistë mund të merrnin bonusin mujor prej 2 mijë lekësh të reja, për 6 muaj për të blerë maska dhe alkol, ose;
? 823 kryefamiljarë që kanë humbur vendin e punës mund të merrnin bonusin prej 16mijë lekë në muaj për 6 muaj për të ushqyer fëmijët e tyre.

Paratë janë në arkën e shtetit, pasi cdo ditë qytetarëve dhe sipërmarrësve u merren para nga xhepi me taksat e rritura ? të ER si askund vend tjetër të rajonit, por kur vjen puna që qeveria tjua kthejë mbrapsht për tu ardhur në ndihmë në këto muaj krize, ata e gjejnë veten në “listë pritjeje”…prioritet kanë kontratat PPP dhe klientela qeveritare, askush tjetër ?.

Është koha të ikë ER & miqtë e tij që zhvatën bashkë cdo qindarkë dhe e rrënuan Shqipërinë.

Është koha tu kthejmë paratë e tyre shqiptarëve, është koha për politika ekonomike që hapin vende pune dhe mbështetje për të pamundurit e shoqërisë.

25 prilli po afron ? dhe #ditëmëtëmira do të vijnë ✌️✌️

Fotografia e Dorjan Teliti
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here