Bilanci i 6-mujorit të parë/ Basha: Dështim historik Rama-Meta

0
110

Florenc Drizari

 

Kreu i PD-së: Qeveria në 6 muaj, për të bërë e fundit, për të zhbërë e para

 

Mbledhje_Grupi_PD_18_nentor_2018Gjashtë muajt e parë të qeverisjes Rama-Meta quhen një model i dështuar sipas opozitës shqiptare. Fakti që ende një ka një bilanc në muajt e parë nga krerët e mazhorancës, sipas Partisë Demokratike tregon se kjo qeveri nuk ka ç’të tregojë lidhur me punën e saj. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentare, theksoi se në gjashtëmujorin e parë, qeveria e re nuk solli asnjë reformë. Basha tha se opozita është dhe do të vazhdojë të jetë përballë qeverisë për mbrojtjen e demokracisë, ligjit dhe Kushtetutës, duke iu referuar përplasjeve të vazhdueshme me mazhorancën për krerët e disa prej institucioneve të pavarura në vend.

 

Lulzim Basha

“Kjo është qeveria “zero” në fushën e investimeve. Kjo është qeveria “nën zero” në fushën e punësimit dhe mirëqenies në përgjithësi. Kjo është qeveria e rrezikut sa i takon demokracisë dhe integrimit evropian të vendit. Në këtë rast përsëris thirrjen tonë ndaj qeverise te ndryshoje menjëherë kurs, të heqë dore nga ofensiva kundër Kushtetutës, kundër institucioneve, nga dhunimi i te drejtave te qytetareve e sipërmarrjes”, – deklaroi Basha përballë parlamentarëve të djathtë. Duke u ndalur në bilancin gjashtë mujor të qeverisë, Basha foli për fushat kryesorë që përballin sot mazhorancën dhe opozitës si siguria publike, shkarkimet në administratë, çështjet e integrimi, situata ekonomike dhe raporti i qeverisë me institucionet e pavarura. Punën aktuale të qeverisjes, Basha e cilësoi si një dështim i pa ndodhur më parë në këto 23 vite demokratike dhe për këtë etiketoi dy krerët e mazhorancës, Kryeministrin Rama dhe Kryeparlamentarin Meta, si përgjegjësit kryesorë të kësaj performance.

 

Rendi dhe siguria publike

Duke u ndalur tek situata e sigurisë publike, Basha tha se vetëm ne dy javët e para te marsit 2014, numri i vrasjeve dhe i të vrarëve është me i lartë se i gjithë shkurti i po këtij viti dhe po ashtu krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

“Numri i vjedhjeve dhe grabitjeve të pronës ka njohur rritje te pandërprerë nga muaji ne muaj te kësaj qeverie – nga diçka më shumë se 500 raste në muaj në tetor e nëntor, ne mbi 700 në muaj në dhjetor, janar e shkurt. Vjedhjet janë më të larta edhe ne raport me një vit më parë, dhe këtu nuk llogaritet ajo pjesë e vjedhjeve që nuk raportohen sepse nuk pranohet raportimi i tyre, ndërsa shkalla e zbulueshmërisë ka ardhur në rënie”, – theksoi kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend, Lulzim Basha.

 

Ekonomia

Një pikë tjetër e diskursit të tij gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrati, ishin edhe çështjet si ekonomia, punësimi dhe mirëqenia. “Pas gjashte muaj të kësaj qeverie, papunësia dhe shpunësimi janë në lulëzim të plotë. Mbi 97% e tyre paguajnë më shumë taksa e jo më pak… Si pasoje e akteve dhe sjelljeve te kësaj qeverie, tashmë të perceptuara e te kuptuara mirë, edhe nga faktorët politike evropiane, përparimi i vendit dhe rruga në integrimin evropian është vënë më ne pikëpyetje se kurrë më parë”, – tha ai. Sipas Bashës, opozita ka ofruar bashkëpunimin pa kushte për integrimin dhe qeveria jo vetëm nuk krijon mjedis bashkëpunues por ndërmerr nisma antikushtetuese kundra modeleve evropiane në lidhje me çdo prioritet për anëtarësim të vendit në BE.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency