Info kult/ Driant Zeneli mahnit në Milano

0
210

Artisti shqiptar kthehet në Milano me një performancë konsideruar të mahnitshme frymëzuar nga një prototip i një stacioni hapësinor NASA.

 

driant zeneliArtisti Driant Zeneli kthehet në Milano me një performancë e njoftuar se do të shkaktojë befasi. Për ata që nuk e njohin, Driant Zeneli, lindur në Shkodër, ka jetuar e punuar në Torino dhe Romë, në vitin 2011 ka përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 54 të Bienales së Venecias. Vetëm së fundi në një seri hapash të suksesit (puna e tij ka qenë ekspozuar në Torino, Shtëpinë e Bardhë në Bienalen e Athinës, dhe akoma qëndron në muze dhe bienalet, nga Bejruti në Pragë nga Glasgou në Tiranë) Në rastin e MiART artisti kthehet në Milano me një performancë të madhe, projekt i lindur nga një botim i NASA, që daton në vitin 1959, në të cilën shfaqet një seksion kryqi të brendshëm të një eksperimenti të stacionit hapësinor, një prototip futurist, i aftë për të akomoduar 50 antarë të ekuipazhit, i projektuar si një laborator nomad për studimin e efekteve të udhëtimeve të gjata të astronautëve në hapësirë.

“Unlikely collisions”, Zeneli materializon kërkimet e tij mbi prodhimin e energjisë, bazuar në teorinë e ndikimeve kimike, duke krijuar një performancë dyorëshe në inaugurimin e ekspozitës. Në pak fjalë Drianti krijon me punën e tij një laborator të ngjashëm me ato për hapësirat e projektuar nga NASA. Performanca pritet të hapet nesër, 15 mars, për të qëndruar e hapur deri në fund të muajit, 29 mars.

 

 

Mamaqi, e para në memorien e Shqipërisë socialiste

Operatorja e parë e filmit shqiptar, Sonja Mamaqi, është nderuar një ditë më parë nga Arkivi Qendror i Filmit në rastin e 66 vjetorit të lindjes. Një fotomontazh nga disa xhirime ndër vite, si dhe fjalë kolegësh e trokitje e gotave të verës ishin për punën e Mamaqit. Në vitin 1967, ajo filloi punë në Kinostudion “Shqipëria e re” si ndihmës operatore nën patronazhin e operatorit të mirënjohur Hamdi Ferhati. Pas mbarimit të një kursi 2-vjeçar në periudhën 1967-1969, merr titullin “Asistente Operatore” dhe punoi me filmin “Përse bie kjo daulle”, Piro Milkani, 1969, operator Petraq Lubonja. Me më vonë, Sonja merr titullin “Operatore”. Në vitet ’70 punoi në mënyrë të pa varur në filmat kronikale dhe ato dokumentarë. Gjatë periudhës 1970-1974 xhiroi rreth 126 kronika dhe dokumentarë shqiptarë prodhime të Kinostudios. Në Dhjetor të vitit 1974 i ndërpritet veprimtaria artistike dhe largohet në Tepelenë për motive politike. Pas 16 vjetësh, në Mars të vitit 1991, rikthehet në Kinostudio, tashmë “Albafilm Studio” dhe fillon të punonjësi përgjegjëse në repartin e fotografi së deri në vitin 1993. Më pas, kalon operatore në filmin e animuar ku punoi me 18 filma vizatimorë shqiptarë, dy nga të cilët, të regjisorit Stefan Taçi, janë nderuar edhe me çmime në festivale ndërkombëtare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency