Mashtrimi/ U mashtruan nga pronari i ndërtimit, kërcënuan me hedhje nga pallati

0
137

banoret-kercenojne-se-do-hidhenProbleme me ndërtuesin dhe pronësinë e apartamenteve, 20 banorë kërcënojnë të hidhen nga tarraca e pallatit. Prej disa vitesh nuk kanë marrë çelësat e apartamenteve

Rreth tre muaj më parë u grumbulluan të gjithë së bashku dhe kërcënuan se do të hidheshin nga pallati, nëse pronari që u mori paratë nuk mbante premtimin. U mashtruan nga ndërtuesi për pronësinë e apartamenteve, banorët gjejnë si mënyrë zgjidhjeje hedhjen nga tarraca e pallatit 9-katësh. Rreth 20 banorë të një pallati 9-katësh në zonën e “Misto Mames” kërcënojnë të hidhen nga tarraca e pallatit, pasi kanë probleme me ndërtuesin e pallatit dhe me pronësinë e apartamenteve që këta banorë kanë blerë. Sipas tyre, ndërtuesi nuk i është përmbajtur kontratës së lidhur me ta, e cila ka përfunduar që në korrik të 2012-ës. Sipas kësaj kontrate, mësohet se banorët në fjalë në këmbim të tokës së dhënë do të merrnin apartamente apo dhe dyqane, si dhe do t’u paguhej qiraja e shtëpisë për aq kohë sa ata do të qëndronin. Banorët u shprehën se tashmë ndodhen në mes të katër rrugëve, pasi ndërtuesi nuk u paguan qiranë e premtuar. Ndërkohë, menjëherë në vendin e ngjarjes pasi banorët kanë hipur të gjithë në tarracën e pallatit nën kërcënimin se do të hidheshin, kanë shkuar forcat e shumta të policisë për të bindur banorët që të zbrisnin prej aty ku kishin hipur.

 

Banorët

Të mbledhur të gjithë së bashku banorët e mashtruar nga ana e ndërtuesit, shprehen se ndërtuesi i pallatit nuk i është përmbajtur marrëveshjes së bërë më herë për t’u dhënë apartamente në pallat, në këmbim të tokës. Gjithashtu ata janë shprehur se do të nisin një grevë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. “Në grevë nëse nuk plotësohen kërkesat tona. Na i kanë shitur shtëpitë dy herë, na thonë shkoni në gjykatë për këtë çështje. Po kërkojnë me forcë të zbresim nga pallati”, – tha një nga banorët. Po ashtu ata thonë se kanë 10 vjet që paguajnë qiranë dhe kërkojnë t’u njihet nga pronari. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe tentoi të negociojë me banorët për bërë të mundur zbritjen e tyre nga tarraca e pallatit. Kjo nuk është hera e parë që këta banorë tërheqin vëmendjen lidhur me këtë çështje. “Ky ndërtues na ka mashtruar, kemi gjashtë vite që na premton dhe nuk na jep ato që ka nënshkruar në kontratë. Jemi pronarët e kësaj toke. Kemi rënë dakord që të marrin hyrje. Kemi kontrata, na ka mbaruar në korrik të 2012. E ka me kontratë të përcaktuar se do të na paguante qiranë. Ky veprim është i përsëritur. Bëmë marrëveshje edhe vitin e kaluar, por ai prapë na mashtroi. Kemi shkuar në poli, ndërsa nuk kemi mundësi që të shkojmë në gjykatë. Në duan lekët, do të bëjmë grevë urie. Jemi mbi 27 familje, jemi edhe ne që kemi blerë. Na kanë nxjerrë qiraxhinjtë nga shtëpia në rrugë. Ndërtuesi i ka shitur hyrjet nga 2-3 herë. Ose të sjellë lekët këtu ose ne nuk lëvizim”, – deklaruan banorët të cilët kërcënojnë se do të hidhen nga pallati nëse ndërtuesi i pallatit nuk i kthen lekët. Ndërkohë, administratori i firmës është shprehur se banorëve i është bërë një grafik, të paktën rastin e fundit. Por ky pretendim i tij është refuzuar nga banorët, të cilët pretendojnë se ai gënjen se dhe do ta hedhin nga tarraca. “E hëngërt kanceri brez pas brezi dhe mos bëftë prokopi kurrë. Po vritemi. Po ndahemi nga burrat se u kemi dhënë lekët Bert Kushes”, – vazhdojnë të shprehen banorët për ndërtuesin e pallatit. Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që këta banorë protestojnë për të njëjtën arsye. Edhe më parë ata kanë kërcënuar të hidhen nga tarraca e pallatit, por me pas edhe me ndërmjetësimin e policisë kanë arritur në një marrëveshje.

 

Elbasan, arrestohen 2 gra për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy gra nën akuzën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit. Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit kanë bërë me dije se arrestimi i tyre u bë i mundur nga ana e sektorit të Narkotikëve dhe Trafiqeve, ku u bë i mundur edhe finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Shtegtimi”, ku nga ky operacion u arrestuan në flagrancë dy gra për akuzën e ushtrimit të prostitucionit, ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një tjetër grua, po për të njëjtën akuzë. Në prangat e policisë së Elbasanit mësohet se kanë rënë Engjëllushe Emini, 51 vjeçe, banuese në lagjen numër 1, në Cërrik, Luljeta Dervishi, 42 vjeçe, banuese në Poliçan të Skraparit, si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetases me iniciale V. M., 33 vjeçe, banuese në Elbasan. Sipas Policisë së Elbasanit mësohet se 51-vjeçarja Emini akuzohet për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për ushtrim prostitucioni dhe shfrytëzim prostitucioni”, pasi në lokalin e marrë me qira në Elbasan nga ana e saj, mësohet se ajo kryente rolin e organizatores ku rekrutonte femra të cilat ishin në nevojë dhe i shfrytëzonte në lokalin e saj, për të ushtruar prostitucion me qëllim përfitimi. Ndërkohë, të njëjtat burime kanë bërë me dije se arrestimi i 42-vjeçares Dervishi si dhe procedimi penal në gjendje të lirë për 33-vjeçaren me iniciale V. M., është bërë pasi ata akuzohen për veprën penale të “Prostitucionit”. Uniformat blu të Elbasanit kanë pohuar se këto dy gra u kapën në flagrancë nga policia në lokalin e Engjëllushe Eminit, ku ushtronin prostitucion. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 15.000 lekë dhe 5 aparate telefona celularë. Materialet në ngarkim të të arrestuarve i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prostitucioni, shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtja e lokaleve për ushtrim prostitucioni”.

 

Tentoi të korruptonte policin me 2000 lekë, pranga 31-vjeçarit

Policia e Lezhës ka vënë në pranga ditën e djeshme një 31-vjeçar, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë. Burime zyrtare nga policia e Lezhës kanë bërë me dije se në pranga ka përfunduar 31-vjeçari Tonin Pjetri, banues në fshatin Kallmet i Vogël, i cili u arrestua dje rreth orës 12:30 të drekës, nga Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Lezhë. Sipas policisë mësohet se në superstradën Lezhë-Shkodër, në fshatin Gocaj, i arrestuari Tonin Pjetri kishte shkelur Kodin Rrugor, çka ka detyruar Punonjësit e Policisë Rrugore që të ushtronin një kontroll fizik ndaj tij dhe automjetit me të cilin 31-vjeçari po udhëtonte. Në mënyrë që t’i shpëtonte masës administrative, të bërë nga ana e tij gjatë drejtimit te automjetit me targë AA262FM, i ka ofruar efektivit të policisë 2 mijë lekë të reja. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ”Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, neni 244 i Kodit Penal.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency