Hetimi/ Akuzat e Doshit për vrasje, nisin hetimet kryesisht, ftohet deputeti të japë prova

0
126

prokuroria e pergjithshmePas akuzave publike të Tom Doshit, prokurori i Përgjithshëm urdhëron nisjen e hetimeve.

Prokurori i Përgjithshëm urdhëron nisjen e hetimit kryesisht për deklarimet e deputetit Tom Doshi të thëna publikisht dy ditë më parë. Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme kanë bërë me dije se prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka urdhëruar Prokurorinë për Krime të Rënda të nisë hetimin kryesisht mbi deklarimet e z. Tom Doshi, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili është shprehur publikisht ditën e hënë, se ka pasur një tentativë për vrasje ndaj tij dhe një tjetër deputeti, disa muaj më parë. Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria krahas veprimeve të tjera procedurale fton deputetin Tom Doshi që të paraqesë shpjegimet e tij, si edhe provat që ai disponon në lidhje me këtë rast. Gjithashtu, të njëjtat burime kanë bërë me dije se Prokuroria Shqiptare vlerëson mbështetjen dhe inkurajimin e partnerëve ndërkombëtarë në përmbushje të misionit të saj për evidentimin, hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të personave që kryejnë vepra penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe zyrtarët publikë të çdo niveli.

 

Nisja e hetimeve

Tashmë, duke filluar nga dita e djeshme Prokuroria e Krimeve të Rënda ka filluar hetimet mbi akuzat e Tom Doshit ndaj Ilir Metës. “Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka urdhëruar Prokurorinë për Krime të Rënda të nisë hetimin kryesisht mbi deklarimet e z. Tom Doshi, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili është shprehur publikisht ditën e Hënë (dt. 2.3.2015), se ka pasur një tentativë për vrasje ndaj tij dhe një tjetër deputeti, disa muaj më parë. Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria, krahas veprimeve të tjera procedurale, fton deputetin Tom Doshi që të paraqesë shpjegimet e tij, si edhe provat që ai disponon në lidhje me këtë rast. Gjithashtu, Prokuroria Shqiptare vlerëson mbështetjen dhe inkurajimin e partnerëve ndërkombëtarë në përmbushje të misionit të saj për evidentimin, hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të personave që kryejnë vepra penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe zyrtarët publikë të çdo niveli”, – thuhet në deklaratën për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme.

 

Prokuroria nuk jep leje për deklaratë zyrtare

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk i a dhënë leje Policisë së Shtetit për të lëshuar deklaratë zyrtare lidhur me arrestimin dhe marrjen në pyetje të Durim Bamit, personi i vetëm i dyshuar si marrë si porosisë për të ekzekutuar përmes shpërthimeve me tritol dy deputetet Tom Doshi dhe Mhill Fushi. Përveç faktit se personi në fjalë tashmë ka pranuar se është ai për të cilin ka dhënë deklaratën e tij Tom Doshi, nuk ka të dhëna të tjera. Nga ana e saj Prokuroria e Krimeve të Rënda shprehet se hetimet sapo kanë filluar nuk mund te jepen detaje lidhur me to, për aq kohë sa kjo është një çështje me ndjeshmëri në publik. Pas marrjes së dëshmisë nga i arrestuari Durim Bami, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e krimeve të Rënda, pritet të thellojnë më tej hetimet. Por teksa ka pranuar autorësinë, personi i arrestuar nuk dihet ende se kë ka bërë përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency