Kryeministri që ka pasion krimin…

0
117

Nga Bardh Spahia 

“…apo i ka frikë shqiptarët Covid-i, se ta japin në lule të ballit po u dole përpara” Kështu shprehet kryeministri i shkrram si zhabulan në zyrën e shtetit, të zhgarravitur prej tij. Mendoni me cfarë kemi të bëjmë, e kush drejton e merr vendime për ne sot! Mendoni kujt ia kemi lënë liritë e të drejtat tona, sot e 7 vjet! Një individi, që trimëri konsideron dhënien në lule të ballit!!!

Ky individ që në moshën 19 vjecare, uronte përmes një kartoline, një anëtar të byrosë komuniste me shprehjen: “të rrojë partia dhe xhaxhi Enver”. 19 vjec!!!! As 4, as 7 e as 10 por plot 19 vjec! Ky individ i rritur me shembuj trimërie të varjes në litar të poetëve, intelektualëve e liridashësve, është pikërisht demagogu që vetëlavdërohet se nuk ia merr njeri për stilin e të folurit! Vërtetë, nuk ka shokë në mënyrën se si gënjen, pa asnjë lloj caku llogjik e pa asnjë lloj mase.

Nëse do gënjesh, bëje sa më të madhe gënjeshtrën! Këtë bën prej ditës së parë që ka shkelur në politikë! Dhe për shkak se jeton në realitetin e vet të gënjeshtërt, e gënjen mendja se është gjitholog, dhe e di veten edhe doktor kur flet për virusin, edhe inxhinier kur gjoja dëgjon se si i shpjegohen projektet, që as sytë nuk ua hedh, por për inskenimin e vet, bën ndonjë pyetje për kameran që ka përpara, e që paguhet sa dy “paga lufte”, të tipit: a do ndahet kjo rruga në mes? Një teatër për të dhënë idenë se ky vetë a të emëruarit e vet, prerja e tij e preferuar, kuptojnë nga projektet inxhinierike.

Është ky individ, që trimëri quan “plumbin në lule të ballit” dhe jo të jetuarit e punuarit ndershmërisht, me djersë dhe me sakrificë. Eshtë ky individ, që trim, quan deputetin dhe kryebashkiakun vrasës, trafikant, tutor e hajn dhe jo intelektualin apo familjarin cfarëdo, të ndershëm, që përballet dita-ditës me poshtërsinë, babëzinë dhe dhunën e këtij individi dhe të sojit e shpurës së tij. A thua di soji i tij, cfarë është trimëria dhe karakteri i vërtetë? A thua e ka provuar ky individi trimërinë e vërtetë, e të kthyerit në shtëpi, pas një dite rraskapitëse dhe të qeshësh me fëmijët e tu, edhe duke e ditur se ndoshta nesër, s’do kesh me çfarë t’i ushqesh! A thua ka qenë ky individ, ndonjëherë në ekzistencën e tij në anën e duhur, në anën e të drejtës, në anën e integritetit moral, në anën e trimërisë së vërtetë në jetë: të sjelljes së kafshatës së gojës ndershmërisht në shtëpi!

Si mund të dish cfarë është trimëria, liria apo dija, kur 19 vjec ke menduar e shkruar “të rrojë partia dhe xhaxhi Enver”!!!! Si mund të dish trimërinë, kur je rritur e edukuar me stil xhelatësh, duke vrarë sistematikisht dijen e kulturen! Megjithë fasadën luksoze që ka ndërtuar prej 22 vitesh në politikë, një individ i tillë, s’mund të jetë kurrë në anën e dijes, lirisë, integritetit apo të të mirës. Ka dhënë prova për këtë! Një individ i tillë është në anën e të keqes, sepse është formuar mbrapsht! Eshtë brumosur, që trim të konsiderojë atë që të fut plumbin ballit, e jo atë që jeton ndershmërisht, e me djersë, në respekt të gjithkujt tjetër.

Në mendjen e tij të vogël, mendon se trim është Toto Riina, e jo Giovanni Falcone apo Paolo Borsellino, prandaj të zgjedhurit prej tij i afrohen aq shumë modelit të parë e aspak të dytëve! Por harron, sepse nuk ka si ta kuptojë, se shumica e njerëzve në këtë vend, nuk janë si ai! Shumica e njerëzve duan të jetojnë ndershmërisht, me kurajon e përditshme të përballimit të jetës me dinjitet, mund e djersë, dukë dhënë shembullin për fëmijet e tyre, edhe pse jeta u vështirësohet nga politikat e mbrapshta të këtij individi që i thotë vetës kryeministër. Shembullin tënd të forcës kryeministër, i trajtimit të shtetit, që nga vjelja e mjelja me sa të mundesh, sepse ashtu je brumosur, nuk ta ka zili pjesa më e madhe e bashkëkombasve, përvec asaj pakice, që jeton po aq e deformuar, edhe në shpirt, si ty!

Ti luan teatrin e atij që di; hiqesh sikur kupton shumë, e sikur po jep maksimumin tënd. Në fakt kaq është vërtetë maksimumi yt: të vjedhësh edhe në raste fatkeqësish kombëtare e botërore, të shtypësh, të gënjesh e të shtiresh se beson edhe gënjeshtrat që vetë thur gjithë ditën e ditës! Po tek e fundit ku mësove ndryshe? S’ke faj! “Trimëritë” e komunizmit kanë qenë dija jote, e prandaj edhe “puna” në Europë ishte shitja e ikonave të vjedhura, se emër nuk bëre kurrë as në zanatin tënd. Kaq ka qenë “trimëria” jote! Me atë model, “trimat” i fute në parlament e në cdo qelizë të shtetit! Vrasës, trafikantë, hajna e tutorë!

Se nga i gërmove aq të shumtë në numër, ti e di! I mjeri ti, sa ke humbur nga jeta, e sa pak të kanë mësuar!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here